Connect with Us

Arrestimet masive pas dëmeve nga tërmeti/ Klodiana Lala ‘zbërthen’ dosjen

Kronika

Arrestimet masive pas dëmeve nga tërmeti/ Klodiana Lala ‘zbërthen’ dosjen

Publikuar

-

Një ditë pasi prokuroria e Tiranës lëshoi 40 urdhër-arreste, nga të cilat janë arrestuar 31 zyrtarë dhe ish-zyrtarë në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, gazetarja Klodiana Lala tregon të tjera detaje nga megaoperacioni i djeshëm. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lala tha se gjatë hetimit të saj prokuroria ka konstatuar një sërë problematikash. Në foks të hetimit sipas saj kanë qenë jo vetëm godinat e reja, por dhe ato të ndërtuara para viteve 90 si dhe godinat shtetërore. Mes të tjerash gazetarja Lala tha se pjesë e hetimit në fjalë do të bëhen edhe ekspertë të huaj, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Mbetet për t’u parë sa larg do shkojë prokuroria në grumbullimin e provave për t’i mbajtur ata pas hekurave. Pritet të vijnë ekspertë të huaj, mendohet nga Italia, për të asistuar në këtë hetim, pasi asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur një lloj të tillë hetimi.”, tha Lala.

Ç’mund të na thoni në lidhje me aksionin e policisë së Tiranës për arrestimet masive?

Janë dërguar pas hekurave zyrtarë e ish-zyrtarë, por edhe arkitektë e ndërtues. Ky hetim pritej të kishte rezultate, për sa kohë kishte dëmtime nga tërmeti. Ky hetim që është finalizuar me këto arrestime ka të bëjë me ato objekte që janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe janë konsideruar të pabanueshme. Duhet të theksojmë se Prokuroria e Tiranës nisi një hetim, i kërkoi informacion bashkisë për të gjitha lejet e ndërtimit. Konstatoi se problematikat janë të shumta. Ish-kryetari i Komunës së Farkës, akuzohen për shpërdorim detyre. Lejet e dhëna prej tyre nuk janë zbatuar si duhet, cilësia e ndërtimeve ka qenë shumë e dobët. Ka pasur ndërhyrje në strukturë. Objekt hetimi nuk kanë qenë vetëm objektet e ndërtuara së fundi, por edhe të para viteve 90’, siç ishin ato të Kombinatit, ku humbi jetën e reja që i ra një tullë në kokë. Në këtë objekt kishte ndërhyrje në strukturë, i ishin hequr të gjitha kolonat dhe ishte bërë biznes. Kjo ka ndodhur edhe në godina të tjera, që janë objekt hetimi. Në fokusin e grupit hetimor kanë qenë edhe godinat shtetërore, si shkolla e godina të tjera, ku janë gjetur përgjegjësi direkte të personave të arrestuar. Edhe ndërtuesit nuk kanë zbatuar kriteret e lejes së ndërtimit. Është një punë voluminoze, që kërkon hetim.

Hetimi është shtrirë edhe në Fresk, Selitë, ku ka dëmtime, dhe është duke u parë për përgjegjësit e zyrtarëve, por edhe qytetarëve.

LEXO EDHE:  Klodiana Lala: Ka klane shumë të forta brenda Krimeve të Rënda

Si është zhvilluar ky operacion?

Ishte i pritshëm arrestimi i personave, nuk diheshin emrat, por dihej që do përfundonin në pranga zyrtarë e ish-zyrtarë. Mbetet për t’u parë sa larg do shkojë prokuroria në grumbullimin e provave për t’i mbajtur ata pas hekurave. Pritet të vijnë ekspertë të huaj, mendohet nga Italia, për të asistuar në këtë hetim, pasi asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur një lloj të tillë hetimi. Ishte një operacion që nisi në orët e para të ditës së djeshme dhe përfundoi vonë mbrëmë. Policia ka qenë e angazhuar t’i dërgonte pas hekurave menjëherë. Mbrëmë kishte mjaft familjarë e avokatë pas hekurave. Është hetim i një natyre të veçantë, do dojë shumë kohë. Numri i ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti është shumë i madh, ka një shtrirje të madhe hetimi, që po zhvillohet njëherazi nga disa prokurori.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Operacioni i OFL-së/ SPAK i vendos sekuestro pasurisë së “bosit” të drogës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuari i ka vendosur sekuestro pasurisë së Bledar Seferit (Hakorjes) i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Nga operacioni i OFL-së, Bledar Seferit i janë sekuestruar katër makina, një shoqëri që vepronte në fushën e plastikës dhe disa llogari bankare raporton Panorama.

Bledar Hakorja është arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, në vitin 2010 sëbashku me shtetasin Arbri Goga, të dy rezident në Firence, ndërkohë që lëviznin në Perugia dhe Romë.

Droga vinte nga Brazili dhe në aksionin e finalizuar nga policia Italiane janë konfiskuar 26 kilogram kokainë dhe për këtë janë vendosur në pranga 26 persona, mes të cilëve dhe Bledar Seferi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bënin kërdinë me vjedhje në Itali/ Pranga tre grabitësve shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane si autorë të dyshuar të një sërë vjedhjes në zonën e Malcantone.

Sipas mediave italiane, tre shqiptarët e moshës 29, 31 dhe 38-vjeç, janë të gjithë me precedentë të mëparshëm penalë.

Operacioni për arrestimin e bandës së shqiptarëve nisi në fundin e vitit 2019, në Itali dhe Hungari.

Të tre ndërkohë janë ekstraduar dhe tani janë në paraburgim në Ticino.

LEXO EDHE:  Klodiana Lala tregon pikën e errët të dosjes së ish-prokurorit Llalla

LEXO EDHE:  “Audiopërgjimi ishte montazh”/ Klodiana Lala “akuza” Ramës

Akuzat që rëndojnë mbi shqiptarët janë për kryerjen e veprës penale “vjedhje të rënda kryer në bashkëpunim dhe tregtia e sendeve të vjedhura”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Skandali me lirimin e Vladimir Gjutës/ Përplasjet mes gjykatës së Fierit dhe Tiranës

Publikuar

-

Nga

Lirimi i Vladimir Gjutës nga burgu përplas gjykatën e Fierit me atë të Tiranës.

Në të njëjtën ditë, më 5 shkurt, Gjykata e Fierit dhe Gjykata e Tiranës, kanë dhënë dy vendime në kundërshtim me njëri-tjetrin, ndaj Vladimir Gjutës.

Sipas Report Tv, Gjykata e Fierit ka kërkuar që Gjuta t’i nënshtrohet regjimit 41 bis në burg, ndërsa e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Vendimi që është ekzekutuar është ai i Gjykatës së Tiranës, që i dha liri Gjutës.

LEXO EDHE:  Vrasja e Arielës/ Gazetarja Lala: Mjafton të bësh një fërshëllimë dhe…

LEXO EDHE:  Gazetarja Lala tregon “sekretet” e hetimit për zyrtarët e lartë të policisë në kërkim

Kujtojmë se paraditen e djeshme, Gjuta u arrestua sërish nga policia në Tiranë pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë pa leje me vete. Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe një hetim pasuror të Gjutës.

LEXO TE PLOTE