LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Abuzime me lejet e ndërtimit dhe objekte pa akt konstatimi/ Prokuroria zbardh dosjen “Tërmeti”

15 Janar 2020, 12:55, Kronika CNA
Abuzime me lejet e ndërtimit dhe objekte pa akt konstatimi/ Prokuroria

Prokurori Erion Ymeraj ka zbuluar detaje nga hetimi i dosjes ?Tërmeti?.

Sipas tij, gjatë hetimeve është konstatuar se funksionarët publikë kanë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Për më tepër, mungojnë studimet sizmiologjike, të cilat për një kategori ndërtesash mbi 7 kate janë akte të domosdoshme.

Gjithashtu nga hetimet ka dalë se mungojnë oponencat teknike në dosjet e objekteve, mungojnë procesverbale të përfundimit të karabinave, të objekteve,  mungojnë aktet e konstatimeve nga zyrat urbanistike, në komunat Farkë dhe Kashar, për të legalizuar si dhe mungojnë aktet e qëndrueshmërisë.

?Për shkeljet e kryera nga funksionarët publikë, kanë miratuar leje ndërtimi në mungesë dokumentacioni dhe në kundërshtim me ligjin. Mungojnë në disa dosje oponenca teknike. Mungojnë procesverbalet të përfundimit të punimeve të objektit. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimeve që janë mbajtur nga zyrat e urbanistikës Kashar dhe Farkë?, ka thënë Ymeraj.

Hetimet janë shtrirë në Farkë, Vorë dhe Kashar, në Dajt apo edhe Kamëz./CNA.al

Lajmet e fundit nga