Connect with Us

Zgjedhorja/ Gjiknuri: Nuk ka asnjë rekomandim ndërkombëtar, s’mund t’i japë kush mend Shqipërisë

Politikë

Zgjedhorja/ Gjiknuri: Nuk ka asnjë rekomandim ndërkombëtar, s’mund t’i japë kush mend Shqipërisë

Publikuar

-

Kryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka folur pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me opozitën.

Gjiknuri u shpreh se tashmë ka një marrëveshje mes palëve politike që opozita jashtëparlamentare të përfshihet në diskutimet me komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Ne do përpiqemi të punojmë me konsensus me ndihmën e ODIHR, është ajo c’ka kemi nisur në komisionin e reformës zgjedhore. Duhet të kuptojmë problemet e sistemit zgjedhor, nuk ka asnjë rekomandim ndrëkombëtar, se nuk mund t’i japë kush mend Shqipërisë cfarë sistemi të ndjekë. Do kërkojmë ekspertizë për administrimin e zgjedhjeve. Komisioni për reformën funksionon pasi aty bëhen të gjitha diskutimet, cdo draft miratohet në komision. Opozita ka një vend në të që nuk e ka shfrytëzuar. Gjetëm një modalitet që të jetë pjesë e punës për reformën zgjedhore. Kemi vullnet të mirë për të gjetur një formë dialogu me opozitën.
Maxhoranca është e gatshme të punojë, të dëgjojë propozimet e opozitës, dhe nëse ato janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, do t’i pranojmë”, u shpreh Gjiknuri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rama ka kapur sistemin e drejtësisë”/ Andi Përmeti publikon provën

Publikuar

-

Nga

Deputeti i “Bindjes Demokratike”, Andi Përmeti ka komentuar takimin e përfaqësuesve të opozitës joparlamentare me atë parlamentare për reformën zgjedhore.

Më anë të një fotoje, ku të pranishëm janë kreu i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damina Gjiknuri, Oerd Bylykbshi nga PD, Petrit Vasili nga LSI dhe Rudina Hajdari nga opozita parlamentare, Përmeti ka  akuzuar Ramën për kapjen e sistemit të drejtësisë.

Duke risjellë tërhorazi në vëmendje pushimin e hetimeve për çështjen e lobimit rus, ku i pandehur ishte Lulzim Basha, Përmeti ka deklaruar se  ky takim është prova që Edi Rama  ka kapur plotësisht sistemin e drejtësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja pozitë-opozitë/ Hajdari: PD dhe LSI e pranuan që nuk ka zgjidhje me molotov

Publikuar

-

Nga

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka folur pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit pozitë-opozitë për të ngritur Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas Hajdarit, Partia Demokratike e ka pranuar që rruga e duhur për të zgjidhur krizën politike është rruga institucionale dhe jo ajo e protestave.

“Ata e kanë pranuar që rruga e duhur për të zgjidhur problemet është rruga instiucionale jo rruga e protestave duke pasur në duart molotov. Mendoj se sot PD dhe LSI kanë pranuar që rruga që do i jepte zgjidhje kësaj krize është duke ardhur me ide dhe plane konkrrete. Diskutuam këto plane, kjo kërkon konsensus nga të gjitha palët por dua të theksoj se vullneti i opozitës do të vazhdojë brenda parlamentit sa i takon ndyshimit të sistemit. Ne besojmë se shqiptarët kanë nevojë që t’i kthehet sovraniteti në parlament”, u shpreh Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tryeza e Reformës Zgjedhore/ Pozitë-Opozitë firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

Publikuar

-

Nga

Zbardhen konkluzionet e Tryezës së Reformës Zgjedhore ku pozita dhe opozita kanë firmosur marrëveshjene e bashkëpunimit.

Krijohet Këshilli politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësesve të grupeve parlamentare.

Bëhet me dije së Këshilli do të mblidhet brenda muajit janar 2020 dhe do të autorizojë platformën e punës së procesit zgjedhor.

LEXO EDHE:  Opozita dhe qeveria duhet të bien dakort/ Berisha thirrje Bashës

LEXO EDHE:  Akuzat për ‘Unazën e Re’/ Gjiknuri sfidon PD-në

Gjithashtu mësohet se palët janë angazhuar që reformat ë përfundojë jo më vonë se 15 marsi i 2020./CNA.al

LEXO TE PLOTE