LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e gazetarit Kuciak/ Dorasi pranon fajin

14 Janar 2020, 08:04, Kosova & Bota CNA
Vrasja e gazetarit Kuciak/ Dorasi pranon fajin

Rreth dy vjet pas vrasjes së gazetarit investigativ sllovak Jan Kuciak dhe së fejuarës së tij Martina Kusnirova dorasi i pandehur papritur e ka pranuar akuzën.

Deri tani i akuzuari Miroslav Marcek, një ish-ushtar 37-vjeçar, nuk e pranonte fajin. Ai akuzohet, se ka vrarë duke qëluar me armë dy 27- vjeçarët. Të hënën (13.01) pas leximit të aktakuzës ai dha një dëshmi duke e pranuar fajin.

Ai tha, se atëherë pati trokitur në derën e shtëpisë së Kuciak në një periferi të Bratislavës dhe e pati qëlluar në krahëror gazetarin, kur ai i hapi derën, deklaroi Marcek para ttrupit gjykues në Pezinok. Më pas ai kishte parë që në shtëpi ndodhej një person i dytë. “Ajo vrapoi në kuzhinë dhe unë e qëllova atë atje”, shtoi 37-vjeçari. Ai u kërkoi falje të afërmve të të dy viktimave.

Përveç Marcek të akuzuar si porositës të vrasjes janë Marian Kocner dhe Alena Zsuzsuova. Kjo e fundit duhet të ketë organizuar kontaktin me Marcek. I akuzuari kryesor në proces, 56-vjeçari Kocner deklaroi në të kundërt, se ai nuk e ka porositur vrasjen e Kuciak. Prokuroria e akuzon Kocner, se ka porositur vrasjen e gazetarit investigativ, pasi një përpjekje për t’i bërë presion atij të heqë dorë nga investigimi kishte dështuar.

Lidhje me mafien

Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova më 21 shkurt 2018 u vranë në shtëpinë e tyre në fshatin perëndimor të Sllovakisë Velka Maca. Gazetari më parë kishte hulumtuar për lidhjet e politikës me biznese jo transparente.

Reportazhi i tij i transmetuar pas vdekjes së gazetarit për lidhjet e mundshme të klaneve të mafies italiane me punonjës të qeverisë sllovake shkaktkoi demonstrata masive kundër korrupsionit dhe abuzimit me paratë e fondeve të ndihmës të BE-së. Si rrjedhojë kryeministri prej një kohe të gjatë në post. Robert Fico, shumë ministra si dhe presidenti i policisë dhanë dorëhejen./ DW

Lajmet e fundit nga