Connect with Us

Video-Lulzim Basha shënon “autogol”/ Deklarata që e vë me shpatulla pas muri

Politikë

Video-Lulzim Basha shënon “autogol”/ Deklarata që e vë me shpatulla pas muri

Publikuar

-

Dje Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për hetimet e lobimeve në SHBA, duke hedhur poshtë Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FBI-në, dokumentat zyrtarë të SHBA-së për këtë çështje, duke mos e hetuar.

Tani një gjyqtar mjaft i dyshimtë, për të cilin CNA.al do të sjellë të gjitha materialet e hetimit, kush është dhe çfarë përfaqëson, një grup avoketërish që bënë mbrojtjen, por dhe një prokurori e dyzuar, ku vetë prokurorët përplaseshin për çështjen megjithëse kishin pasur gjithë kohën për ta hetuar, kishin dy fakte në duar.

Dokumentat e publikuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku thuheshin se ishin paguar para për lobim në SHBA nga një kompani off shore ruse. Këtë nuk ka nevojë ta provojnë mbështetësit e Lulit dhe as Luli vetë, se ky është një fakt, janë dokumente të shkruara e zeza mbi të bardhë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Dhe ata që mohojnë se nuk ka pagesa ruse për lobime, na nxjerrin falsifikatorë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe kompaninë e lobimit dhe FBI-në.

Por, shqiptarët, demokratët, socialistët dhe kushdo tjetër nuk kanë arsye të besojnë Ivi Kason, Arben Ristanin, dhe ata që i vijnë vërdallë oborrit të Lulit. Mjafton të shikojnë dokumentet e DASH, të cilat thonë se Luli ka paguar gati 1 milion dollarë për lobim në SHBA.

Kjo nuk ka diskutim. Këtë e thonë dokumentat e Departamentit Amerikan të Shtetit. Bashkë me to është edhe një shumë tjetër e paguar zyrtarisht nga PD-ja, e deklaruar në KQZ, për të cilën ka qënë në dijeni edhe Arben Ristani edhe Ilir Dervishi. Kjo është një shumë e deklaruar zyrtarisht në KQZ.

Por, për këtë çështje nuk është aspak në dijeni, asnjëri nga këta të dy, sepse këtë çështje dhe pagesat i ka bërë personalisht Lulzim Basha në SHBA. Tani na dalin e na thonë se Luli nuk ka paguar para për lobime, s’ka pagesa nga off-shore ruse.

Në fakt firma off-shore është ruse, kjo nuk ka asnjë diskutim. Këtë e kemi thënë dhe është e vërtetuar nga dokumentet e publikuara nga DASH, por një pjesë e njërëzve nuk e pranojnë dhe e mohojnë. Disa thonë se nuk është bërë pagesa. Por, janë edhe deklarimet e Bashës në emisionin “Opinion”, ku thoshte se “Kjo kompani ka marrë dhe kontribute të tjera. Ka marrë një kontribut me një shumë prej 500 mijë dollarësh, përmes një skeme plotësisht në përputhje me ligjin amerikan, nga shqiptaro-amerikanët që kanë bërë grumbullim fondesh. Ky është një transaksion i drejtpërdrejtë, mes këtij fondi dhe kompanisë së lobimit. Këto para as nuk kanë ardhur në PD dhe as nuk janë paguar nga PD”.

LEXO EDHE:  Shqipëri që flet me vete apo Shqipëri që flet për vete!

Dhe në dijeninë e tij janë mbi 100 shqiptarë që i kanë dhënë këto para. Këtë e ka pranuar Lulzim Basha me gojën e tij publikisht dhe më pas e mohoi.

Pasi publikuan dokumentet amerikanët, u mohua dhe u tha se nuk ka 500 mijë dollarë të paguar.

Në fakt janë më shumë se aq dhe dokumentet janë ende në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ndërsa Gjykata nuk ka bërë asgjë. Thjeshtë dhe vetëm nuk ka lejuar të hetohet.

Pra, ashtu si herën e parë me Rrugën e Kombit, çështja është mbyllur me proçedurë. Hetimi është tejzgjatur, dhe më pas është çuar në mbylljen e çështjes.

Por, që paratë janë paguar dhe që hetimi është kryer, kjo vërtetohet nga dokumentet në DASH, këtë fakt e pranon dhe vetë Lulzim Basha.

Kemi edhe foton me presidentin e SHBA, Donald Trump, kemi edhe kompanitë guackë off-shore, të cilat kanë mbledhur paratë për Lulzim Bashën, me firmën e këtij të fundit. Në kontratat e kompanisë së Nick Muzin, është firma e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili publikisht e ka pranuar se janë paguar 500 mijë dollarë, ndërkohë gjykata e pushoi cështjen./ CNA.al

Skandali i lobimeve në SHBA/ Publikohen dokumentet që “fundosin” Bashën

Basha mbylli protestat për lobimin rus në SHBA

Gjykata e Ramës hedh poshtë departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe deklarimet e lobistit amerikan

Edi Rama mbyll dosjen e Lulzim Bashës në gjykatë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    14 Janar, 2020 at 6:04 pm

    Mos u merrni me qenin qe i hedh njr kocke padroni por merruni me padronin rsma qe po e shkreton shqiperine

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fabjan Topollaj zë ngushtë Bashën/ Pse nuk i dëgjove më parë ndërkombëtarët

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj  ka reaguar pas rikthimit të opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe zhgënjeu

Topollaj thotë se marrëveshja e sotme Rama-Basha nuk ka ardhur si rezultat i presionit ndërkombëtar, ndërsa thekson se kjo arsye është një justifikim.

Anëtari i BD kërkon të dijë se përse opozita nuk i dëgjoi ndërkombëtarët, kur këta të fundit i kërkonin të mos bojkotonin zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

LEXO EDHE:  Shqipëri që flet me vete apo Shqipëri që flet për vete!

LEXO EDHE:  "Edhe unë nuk votoj"/ Mustafaj: Shqipëria ka elita që nuk i tremben Ramës

“Për të gjithë ata që presionin ndërkombëtar e kanë justifikim për marrëveshjen e sotme Basha-Rama, kam vetëm një pyetje. Pse nuk i dëgjuat ndërkombëtarët për të mos bojkotuar 30 Qershorin?”, shtron pyetjen Topollaj. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi pas marrëveshjes/ “Të miratohet pa humbur kohë Reforma Zgjedhore”

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas marrëveshjes së opozitës jashtëparlamentare me maxhorancën për Reformën Zgjedhore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkuan se opozita mori sot përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman.

Po ashtu Kryemadhi tha se pas dakordësisë së opozitës në unison, tashmë i takon maxhorancës që të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Integrimi Evropian i Shqipërisë nuk mund të sakrifikohet për asnjë arsye.

Gjithëpërfshirja dhe dialogu politik janë të vetmet rrugë me të cilat mund të realizojmë reformat e nevojshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj pa humbur kohë të miratojmë një reformë zgjedhore që u mundëson qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur të lirë, pa presionin e bandave, intimidimin me vendin e punës dhe nën kërcënimin e levave të pushtetit.

Opozita sot mori përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për të bërë të mundur hapjen e negociatave në Samitin e Zagrebit. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet e saja në integrimin evropian të vendit.
Nga sot, pas dakordësisë së opozitës në unison, për të përmbyllur me konsesus dhe nën prezencën e faktorit ndërkombëtar Reformën Zgjedhore, i duhet Qeverisë dhe maxhorancës të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman.
Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës pa keqpërdorur mekanizmat e saja qorre në KED apo në Parlament.
Nga sot është përgjigjësia e kësaj maxhorance të bëhet gati për implementimin e Reformës zgjedhore që do të miratohet me konsesus.
Nga sot është përgjegjësia e kësaj maxhorance që të plotësojë kushtin e vënies para drejtësisë së vjedhësëve të votave, dosja 184 dhe 339.
Nga sot është përgjegjësi e maxhorancës të japë shembuj për luftën ndaj korrupsionit të saj. Dhjetra dosje të korrupsionit qeveritar janë në sirtaret e Prokurorisë.
Sot opozita, me marrjen e përgjegjësisë për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Kush do ta shoqërojë Bashën në takimin me zyrtarin e DASH?

LEXO EDHE:  Basha: Pse i trembet Edi Rama hetimit nderkombetar per aferen 600 milion euro?

Shqipëria është e para!
E ardhmja evropiane e saj është e para!:

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si i përdori dhe tradhëtoi Basha PD-në dhe demokratët për interesat e tij

Publikuar

-

Nga

Në dhjetor të vitit 2018, Lulzim Basha do të deklaronte se opozita do të kthehej në Parlament dhe se nuk do t’i digjte mandatet dhe nuk do të shkonte para Kryeministrisë, pasi mund të kishte telefonata nga Merkel dhe Trump, nga kancelarja gjermane dhe presidenti i SHBA-ve, të cilët do ta ndalnin në këtë rrugëtim të çmendur.

Por çfarë ndodhi? Ai shkoi në Parlament pas një bojkoti 6 mujor dhe nuk i dogji mandatet në mes të muajit dhjetor. Në janar të 2019-ës erdhën një pjesë e dokumentave nga SHBA dhe filluan të thelloheshin hetimet mbi skandalin e financimet për gati 1 milion dollarë të paguara ndaj lobistit Nik Muzin, nëpërmjet kompanive ofshore guacka, të cilat ishin me pronarë rus.

Basha në një emisionin televiziv ka deklaruar në muajin nëntor, te Blendi Fevziu sërisht, se këto para ishin dhënë nga donacionet e shqiptarëve në SHBA.

Një publikim i gazetës amerikane “Mother Jons”, e cila më pas krijoi një skandal të madh në mediat në Shqipëri dhe  prokuroria filloi hetimet.

Gjithçka filloi të thellohet në janar dhe në fillimin e shkurtit 2019, sapo PD ishte rikthyer në Parlament, pas një bojkoti 6 mujor. Dhe çfarë ndodh, Lulzim Basha vendos të djegë mandatet, fiks në kohën kur Prokuroria po thellonte hetimet në lidhje me financimet e bëra në SHBA.

Në një moment kur Lulzim Basha qe në vështirësi, nuk po mundej të kalonte një skandal që bëri jehonë në mediat botërore. Kreu i PD-së dhe Republikës së Re Lulxim Basha ishte kapur në një skandal për lobim.

Mandatet u dogjën dhe filluan protestat, mandatet të cilat Lulzim Basha i ruajti jo më larg se një muaj më para se të ndodhte hapja e hetimeve. Nuk i dogji kur ia kërkoi Rudina Hajdari apo studentët para ministrisë, nuk bëri asnjë hap, por e bëri në momentin kur atij iu filluan hetimet për lobimin në SHBA.

Shkoi më tej me protesta të dhunshme, ndërkohë që hetimet thelloheshin. Shkoi më tej pas protestave, braktisi zgjedhjet lokale, ia fali në tavolinë Edi Ramës. Shumë njerëz deklarojnë se ai i dogji mandatet që t’i jepte një mazhorancë kushtetuese kryeministrit të vendit dhe t’i falte bashkitë në tavolinë, se kjo kishte qenë pjesë e një marëveshje, por sot kemi një detaj të ri.

Sapo Lulzim Basha dëgjoi vendimin e Gjykatës që të pushohej çështja e tij për financimin në SHBA , u kthye në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Luli nuk dëgjoi Departamentin Amerikan të Shtetit të shkonte në tryezë me Ramën, por tha se nuk ulej në tryezë me Ramën kryeministër, tha se nuk do ulej me Damian Gjiknurin në tryezën e Reformës Zgjedhore, kur Bundestagu dhe kancelarja gjermane Merkel i kërkuan të ulej në tryezë dhe të  zgjidhte çështjen e Reformës Zgjedhore, por zgjati të paktën 4 muaj, qoftë ai, qoftë edhe Rama, nuk u ulën dhe tha se nuk kishte tavolinë dhe tryezë që mund ta ulte me Ramën.

LEXO EDHE:  Përjashtimi i Berishës/ Basha: Shenjë e krizës së rendë ku gjendet Edi Rama

LEXO EDHE:  Basha: Pse i trembet Edi Rama hetimit nderkombetar per aferen 600 milion euro?

“Tani që provat janë në sytë e çdokujt, ta dinë mirë se zotimi im i 16 shkurtit qëndron dhe do të qëndrojë në fuqi: Nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike pa çliruar njëherë e mirë votën tuaj, lirinë tuaj, dinjitetin tuaj”, deklaroi Basha në 21 qershor të 2019-ës.

Rama duhej të ikte si kryeministër, si personi kryesor përgjegjës, e kështu me radhë për Gjiknurin e të tjerë, ndërsa sot shkoi u ul menjëherë pasi u dha vendimi i Gjykatës, Luli shkoi dhe u ul ende pa u tharë boja dhe pa u zbardhur i plotë vendimi.  Pra Lulzim Basha mandatet i dogji për të shpëtuar kokën dhe për t’i shpëtuar hetimeve për financime në SHBA nga kompani ofshorë rus.

Lulzim Basha i fali mozhorancën kushtetuese Edi Ramës sapo u hap hetimi, Lulzim Basha i fali kryeministrit 61 bashki në tavolinë, si Pazar që të merrte pushimin e dosjes të lobimeve në SHBA nga kompani ofshorë rus. Basha bëri gjithçka që të mbylleshin hetimet, të cilat dje patën një vendim gjykate dhe sot e rikthyen kryetarin e Republikës së Re në çdo tavolinë dhe brenda sistemit politik, prandaj sot është koha për të lexuar dhe kuptuar më mirë kush është Lulzim Basha i vërtetë, ai që ka një marrëveshje me Edi Ramën, ai që flet ndryshe dhe bën ndryshe, këtë e thonë faktet dhe argumentat.

Lulzim Basha sot është kthyer në tryezë me Edi Ramën, pasi e akuzoi atë se ka kapur sistemin e drejtësisë, pasi akuzoi prokurorin dhe sistemin e drejtësisë se ishin të korruptuar dhe se po zbatonin një urdhër politik të kryeministrit, ndërsa dje gjykata e mbylli çështjen dhe Lulzimin e solli sërish në tryezë.

Prandaj mjaftojnë këto fakte të mësipërme dhe gjithçka tjetër për të kuptuar se kush është kryetari i Republikës së Re, cila është marëveshja e tij me Edi Ramën dhe si e përdor ai Partinë Demokratike dhe demokratët thjeshtë dhe vetëm për interesat e tij, skandalet e tij, zullumet e tij, për miliardat e xhepit të tij dhe familjarëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE