Connect with Us

Valbona Mezini nxjerr në shesh “të palarat”/ Pazaret Rama-Basha

Politikë

Valbona Mezini nxjerr në shesh “të palarat”/ Pazaret Rama-Basha

Publikuar

-

Valbona Mezini e Bindjes Demokratike nuk është kursyer ndaj Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, për të cilët thotë se vunë në plan të parë interesat e tyre dhe në plan të fundit ato të shtetit dhe shqiptarëve.

Mezini kujton se kjo marrëveshje erdhi papritur pikërisht një ditë pasi Gjykata mbylli çështjen e Bashës për akuzat që i bënte Departamenti Amerikan i Shtetit Bashës, për pastrim parash me Rusët dhe lobim me para të pista.

Ajo pretendon se as Rama dhe as Basha nuk e duan ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe sipas saj sot ata dolën hapur me qëndrimin e maxhorancës se sistemi politik nuk ndryshon.

Politikania thotë se Lulzim Basha e mbajti gjatë në kohë ngërçin politik pikërisht për këtë moment, për një pazar të mundshëm në këmbim të akuzave amerikane, ndërsa thekson se fati i Shqipëri është në pazare personale.

Mezini përmend edhe deklaratën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila tha se BE duhet t’i përmbushë të gjitha premtimet e bëra ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë procesin e zgjerimit dhe se muajt e ardhshëm janë vendimtarë sa i përket këtij aspekti.

LEXO EDHE:  Reagimi i gazetares së “Le Iene”/ Berisha thumbon Ramën

Për këtë qëndrim ajo thotë se BE ia njeh këtë marrëveshje si meritë Edi Ramës dhe Lulit i erdhi topi tek këmbët.

“Në këtë fazë të zhvillimeve gjeopolitike rajonale të Ballkanit Perëndimor, ata ndërkombëtarët, pak duan të dinë si quhen kryetarët e partive politike shqiptare, ata duan ligjësitë të përmbushen por në këtë fazë, zgjidhja për Shqipërinë është thjesht të lihen mënjanë ngërçet politike.
Ndërsa një fazë e dytë do të jetë ajo se kush janë Kryetarët e partive dhe çfarë historiku kanë me shtetin dhe institucionet”, shkruan ajo Mezini në rrjetet sociale.

Ajo thekson se: “Sot më shumë se kurrë kur Luli dhe Edi punojnë për veten e tyre dhe jo për institucionet, demokracinë dhe lirinë ekonomike që përbëjnë në kompleks mirëqenien e shqiptarëve, lipset që të krijohet një gravitet i ri politik i së djathtës së vërtetë, me të rinj apo me figura të pa konsumuara në kupolat e mitmarrjes dhe firmosjes së tenderave dhe PPP-ve”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Politikë

“Të gënjesh si derri”/ Berisha demaskon Ramën: Nuk ka asnjë projekt të vetin ndaj lepin ato të miat

Publikuar

-

Nga

“Edvini nuk ka asnjë projekt të vetin ndaj lepin ato të miat”, kështu shkruan ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas ish kryeminsistrit Rama nuk ka asnjë projekt të vetin në 6 vite dhe dje lëshoi gënjeshtrën e radhës teksa inaguroi një ndërtesë të re për kirurgjinë.

“Të gënjesh si derri!
Edvini nuk ka asnjë projekt të vetin ndaj lepin ato të miat!
Miq, duke mos patur absolutisht asnjë projekt të vetin në 6 vite, në marrëzinë e tij dhe serinë e kopro gënjeshtrave të pafundme, dje Edvin Kristaq Mashtrimi lëshoi rrenën e rradhës. Ai tek inaguroi dje një ndërtesë të re për kirurgjinë, 12 milionë euro investim ku dhe deklaroi si halucinant dhe paturpësisht duke gënjyer si derri se ky është investimi më i madh në shëndetësi i 90 viteve të fundit”, shkruan Berisha.

Por cila është e vërteta sipas ish kryeministrit.

LEXO EDHE:  Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi/ Rama tregon si do të hiqet ligji i luftës

LEXO EDHE:  “Edi Rama është kapur duke vjedhur”/ Paloka rendit arsyet se përse duhet protestuar

“Qeveria e mëparshme me një kredi nga Banka e Këshillit të Europës dhe një kontribut buxhetor ndërtoi fazën e parë të:
1-spitalit të urgjencës dhe kirurgjisë me një investim prej 2O milion euro, në të cilin u vendosën Kardiokirugjia, reanimacioni, Imazheria, laboratori, sterilizimi etj. Fazën e parë të këtij projekti e inaguruam me Dr. Halim Kosovën në vitin 2013.
Ndërkohë, përveç tre kateve që inaguruam siç ishte projekti, ndërtuam dhe dy katet e tjera të spitalit të cilat vetëm pas 6 vitesh u arrit të pajiseshin me të gjitha mjetet e nevojshme me një investim po të Bankës se Këshillit të Europës dhe buxhetit të shtetit prej 6 milionë euro, të cilat u inaguruan dje dhe ju paraqiten paftyrësisht shqiptareve duke gënjyer si derri si investimi më i madh i 90 viteve të fundit”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ralf Gjoni nuk ia përton Bashës dhe aleatëve/ Vizioni i ca burracakëve i ka kushtuar humbje vendit

Publikuar

-

Nga

shkarkimi i metes

Deputeti Ralf Gjoni me tone ironie i uron mirëseardhjen në tryezën e Reformës Zgjedhore opozitës joparlamentare

Gjoni deklaron se kur vendosi të marrë mandatin e deputetit, kishte në mendje pikërisht atë që ndodhi sot. Ai pretedon se e dinte se “në vitin 2020, vendi kandidat për BE nuk mund të sillej si një tribu në xhungël, e as si një bajrak i mesjetës, ku bajraktari apo shefi i tribusë është mbi ligjin, kushtetutën e përmbi institucionet”.

Gjoni thotë se koha i jep hakun gjithsecilit dhe qartëson gjithçka, teksa shpreh qëndrimin e tij të mbajtjes në këmbë të institucionit të parlamentit.

LEXO EDHE:  FOTO-Sharësit e Lulit i bllokuan llogarinë/Julian Deda: Morra dhe dështakë të paguar, u ktheva

LEXO EDHE:  “Edi Rama është kapur duke vjedhur”/ Paloka rendit arsyet se përse duhet protestuar

“E pra, koha më dha të drejtë mua dhe kolegëve të mi. Tani le të mos t’a shpërdorojmë më, por të punojmë për të ndryshuar së pari sistemin zgjedhor. Shqiptarët meritojnë Shqipërinë e tyre evropiane dhe detyra jonë është t’ia mundësojmë këtë aspiratë. Turp që mungesa e vizionit të ca burracakëve i ka kushtuar kaq shumë muaj humbje kohe vendit. MJAFT! me tribalizma!”, shkruan deputeti në rrjetet sociale, ndërsa ironizon politikanët “kolegë” që e quajtën tradhtar, duke i uruar edhe njëherë mirëseardhjen në institucione./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gjykimi për 650 mijë dollarët e “ndershëm”/ Artan Hoxha i nxjerr të palarat Ramës dhe Bashës

Publikuar

-

Nga

gazetari inevstigativ, artan hoxha

Gazetari Artan Hoxha, ka ironizuar vendimin e gjykatës për të pushuar çështjen e Lulzim Bashës, lidhur me lobimin rus si dhe marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Hoxha shkruan se gjykimi për 650 mijë dollaret e “ndershëm”, më shumë se sa Bashën, shpëtuan nga sikleti Ramën, ndërsa me tone ironie thekson se sot u realizua takimi i shumë pritur.

“ Ja pra qe krisma nuk ka patur!!!!
Edhe nese keni degjuar te shtena, ato kane qene diku larg😂😂😂😂😂
Si i tha krajli Serbise, Hamza Kastriotit,
“Dhe cakejt nder male do te qeshin me ju”…
Ne fund te fundit kaq ishte.
Dje gjykata pushoi gjykimin per 650 mije dollaret e “ndershem”, qe me shume se sa Bashen, shpetuan nga sikleti Ramen.
Sot u realizua takimi i shume pritur(se kuptoj xhanem pse humben kohe nje vit duke djegur dhe mandatet e shkuara dem, kur kete takimin e kuartetit mund ta benin kur tu donte kokrra e qejfit)…
Jeta vazhdon😜😜😜
Hajde dhe nje duhet se u mbush autobuzi i radhes per Gjermani..

Të miratohet pa humbur kohë Reforma Zgjedhore“./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE