Connect with Us

U ul në tryezë me Gjinurin dhe Hajdarin/ Pano i përvishet Bylykbashit: Po bëni pazare

Politikë

U ul në tryezë me Gjinurin dhe Hajdarin/ Pano i përvishet Bylykbashit: Po bëni pazare

Publikuar

-

Një debat ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes Sokol Panos të Nismës Thurje dhe ish-deputetit të PD-së Oerd Bylykbashit, i cili u ul sot në tryezë me bashkryetarët e komisionit të Reformës Zgjedhore.

Soko tha se PS dhe PD kanë duke bërë pazare, por kjo gjë nuk u prit mirë nga Bylybashi, i cili pretendon se nuk është Pazar, por opozita po zbaton një nga kushtet e Bundestagut gjerman.

LEXO EDHE:  Bosët e krimit, shokë me politikanët/  PD me plan konkret ligjor kundër këtij rrjeti

Pano Soko: Ky vend ka mbetur peng i këtyre marrëveshjeve. 44 marrëveshje ka bërë Shqipëria,  prandaj jemi në këtë pikë. 44 marrëveshje, PS-PD. Nuk janë marrëveshje, janë pazare, këtë ulen bëjnë pazare.

Oerd Bylykbashi: Është kusht i Bundestagut

Pano Soko: Çdo gjë që keni bërë e keni bërë për pazar. Në 2017 ashtu u bë dhe në fund dolët duke thënë se u garantuan zgjedhjet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çupi kritika Albin Kurtit/ “Është akoma në provë për Kryeministër”

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka komentuar vizitën e parë të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës në Shqipëri.

Çupi deklaroi se në takim vuri re ftohtësi mes Kurtit dhe kryeministrit Edi Rama, për të cilën pretendon se vjen si shkak të inateve që këta dy krerë qeverish kanë me njëri-tjetrin.

Sipas tij, Rama është një kryeministër racional, ndërsa Albin Kurti është akoma në provë për t’u bërë ose për të mos u bërë Kryeministër.

Analisti nuk i kurseu aspak kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, të cilit i kujtoi deklaratat e mëparshme dhe premtimet që nuk i ka mbajtur.

LEXO EDHE:  Nga Oerd BYLYKBASHI/ Rrëmuja e Reformës në Drejtësi, një analogji në 6 hapa

LEXO EDHE:  Gara për kreun e PD në Durrës/ Zbulohen 4 rivalët

“Mendoj se nuk është Albin Kurti kryeministri i Kosovës. Ai ishte njeriu i Vetëvendosjes që gjithçka do ta vendosë vetë. Albin Kurti ishte njeriu që tha se kurrë nuk do ta njoh flamurin e Kosovës, që tha se nuk do ta pranojë Shengenin Ballkanik, ndërsa sot kemi një kryeministër që ka pranuar heqjen e taksës dhe që ka pranuar Shengenin Ballkanik”, theksoi ai në emisionin “Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkesa e çuditshme në KQZ/ Qytetari nga Vlora kërkon mandatin e deputetit

Publikuar

-

Nga

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme nga një qytetar nga Vlora me banim në Tiranë.

Sipas Abc news, me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ, Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!
Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.
Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:
Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.
-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.
-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.
Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin Ballkanik”/ Paloka i kthehet Ramës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se me një deklaratë të vetme, edhe sot kryeministri Rama rikonfirmoi se për interesa të kujt punon.

Paloka ka kujtuar përgjigjen e Ramës gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit tha se ishte i interesuar për “Makroshengenin shqiptar me parë se për minishengenin Ballkanik”.

“Me një deklaratë të vetme edhe sot Rama rikonfirmoi se për interesa të kujt punon.
Deklaratës së kryeministrit të Kosovës se është i interesuar për “Makroshengenin shqiptar më parë se për minishengenin ballkanik” , Rama ju pergjigj:“Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin rajonal…” Më trocc se kaq Esadi nuk mund të fliste”, shkruan Paloka.

LEXO TE PLOTE