Connect with Us

Tryeza e Reformës Zgjedhore/ Pozitë-Opozitë firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

Politikë

Tryeza e Reformës Zgjedhore/ Pozitë-Opozitë firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

Publikuar

-

Zbardhen konkluzionet e Tryezës së Reformës Zgjedhore ku pozita dhe opozita kanë firmosur marrëveshjene e bashkëpunimit.

Krijohet Këshilli politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësesve të grupeve parlamentare.

Bëhet me dije së Këshilli do të mblidhet brenda muajit janar 2020 dhe do të autorizojë platformën e punës së procesit zgjedhor.

Gjithashtu mësohet se palët janë angazhuar që reformat ë përfundojë jo më vonë se 15 marsi i 2020./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Politikë

“Më në fund një lajm i shumëpritur”/ Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar hapin e ndërmarrë nga kreu i PD, Lulzim basha i cili pak më herët bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore.

Patozi shkruan se dorëheqja e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë.

“Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës. Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD bën lëvizjen e radhës për Zgjedhoren/ Basha jep dy emra për dakordësimin e reformës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore.

Basha akuzon mazhorancën se ka vonuar për 4 muaj miratimin e Reformës Zgjedhore ndërsa deklaron se opozita është gati për nisjen dhe përfundimin pa vonesë të saj.

“Prej muajit tetor opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore që i paraprin procesit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Prej shtatorit është kusht i patejkalueshëm i Bundestagut. Kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur, në mungesë vullneti nga pala tjetër. Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar plotësisht pikave të parashtruara në tetor.”- tha Basha.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Kryemadhi “kokë më kokë” me Bashën

LEXO EDHE:  Loja me dy porta e LSI/ Ralf Gjoni "nxjerr zbuluar" Kryemadhin

Më tej Basha përsëriti 3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takimin e orës 13.00 për reformën zgjedhore:
1- Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike
2- Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive
3- Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i Ramës i inkriminuar/  Olsian Çela “përvesh” mëngët

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar formularin e vetdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Kërkesa mban firmën e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe tashmë pritet që Ismailajt të përballet me drejtësinë.

Reagimi i Prokurorisë ka ardhur pas denoncimit të PD –së, e cila, së fundmi ka publikuar dokumentin e Prokurorisë së Athinës,sipas të cilët, Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE