LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të gjithë kundër Lulzim Bashës

14 Janar 2020, 15:47, Politikë CNA
Të gjithë kundër Lulzim Bashës

Sot të gjithë janë kundër Lulzim Bashës. Të gjithë shkruajnë kundër tij, duke e akuzuar se i ka tradhëtuar.

Me uljen e vartëseve të tij në Komisionin e Reformës zgjedhore, sipas tyre, Basha ka shitur demokratët, për të shpëtuar veten.

Reagimet kanë qenë të shumta dhe kanë ardhur njëri pas tjetrit.

Ashpër ka reaguar ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar pas firmosjes së marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës.

?Ja kështuuu? pasi pushoi ?çështjen gjykata?.. rikthehen përsëri në krahët e njeri tjetrit?, shkruan Topalli.

Ndërsa, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ironizuar deklaratat e Bashës, i cili tallej me demokratët, duke thënë e rrëzoi Ramën.

?Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës. Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur??, ka shkruar Patozi.

Ndërsa zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, ka thënë se nuk zhgënjen kurrë, duke iu referuar kreut të PD-së Lulzim Bashës. ?KÇK, t?kap, ça të kap?, shkruan Mëhilli në rrjetet sociale.

Reagim ka pasur edhe nga deputeti i ?Bindjes Demokratike?, Andi Përmeti ka shenjëstruar Bashën.

Më anë të një fotoje, ku të pranishëm janë kreu i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damina Gjiknuri, Oerd Bylykbshi nga PD, Petrit Vasili nga LSI dhe Rudina Hajdari nga opozita parlamentare, Përmeti ka  akuzuar Ramën për kapjen e sistemit të drejtësisë.

Edhe këshilltari mizerabël, siç e ka quajtur ish kryeministri Sali Berisha, Neritan Sejamini ka sulmuar Bashën.

?Është e qartë se marrëveshja që u bë publike, sot është arritur më parë, në negociata jopublike dhe jo në takimin e shkurtër sot. Takimi në Pallatin e Kongreseve duket se patur vetëm një qëllim: të rehabilitonte Gjiknurin dhe të përdhoste imazhin e opozitës?, është shprehur ai.

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka ironizuar keq, kryedemokratin Lulzim Basha, pasi  opozita joparlamentare u bë pjesë e Tryezës së Reformës Zgjedhore në krye të së cilës qëndron Damian Gjiknuri.

Kulluri, me ironi shkruan se Basha nuk zhgënjeu edhe këtë herë, duke mos dalë nga fjala.

?E mer Lul! Ti nuk te zhgenjen kurre! Po si nuk dole fjale as kete here? Bej nje perjashtim nje here te vetme! Se mos pret shiritin e Unazes se Re me Ramen pasi te dalesh ?i pafajshem? ne apel?! Atehere do jem me ty ?deri ne vdekje?!!!?, shkruan ai në reagimin e plotë.

Edhe Ish kreu i PD-së, në Gjirokastër Roland Bejko, ka shenjëstruar kreun e PD-së Lulzim Basha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka ironizuar, pjesëmarrësit në foton  nga takimi për reformën zgjedhore.

?Foto e bukur, me pak ngjyra, por me simetri. Ngjyra dominuese e mjedisit është përtej tryezës?, ka shkruar Bejko.

Ky i fundit e ka vijuar më tej ironinë, duke thënë se ky takim ka për të qenë historik se pas kësaj do ti jepet fund tranzicionit të jashtëzakonshëm 30 vjeçar dhe e mira me të keqen nuk do bashkëjetojnë më në Shqipëri !

?Shqiptarët do ta mbledhin mendien përfundimisht ! Suksese! Suksese?, përfundon reagimin e tij Bejko.

Reagimet kundër Bashës nuk kanë munguar edhe gazetarët.

Gjithashtu ka reaguar edhe ish anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edith Harxhi, e cila është një prej zërave kritik të kryetarit Lulzim Basha, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, lidhur me takimin e sotëm për reformën zgjedhore.

“Urime gjithë demokratëve dhe qytetarëve ne Shqipëri.Sot fitoi përfundimisht Kryetarokracia dhe Establishmenti.Marrëveshja e sotshme e arritur në fakt që në 2017 e ka numrin Dosja 184.Reforma në drejtësi nisi dje dhe reforma zgjedhore u mbyll sot.Rroftë ?demokracia? Rama-Basha?, shkruan Harxhi në reagimin e plotë.

Harxhi shkruan se sot fitoi kreyetarokracia, dhe se marrëveshja e sotshme e arritur në fakt që në 2017 e ka numrin Dosja 184.

Sipas, gazetarit Erl Murati, ulja në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin pas 1 viti revolucion, është poshtërim për opozitën.

?Këtë faturë Bashës nuk ja ka dhënë as Damiani, as Rudina madje as Edi Rama. Ata që e kanë prerë faturën janë mësuar gjithnjë ta arkëtojnë. Për fatin e keq të opozitës, këtë rradhë edhe me kamatë?, shkruan Murati në një postim në rrjetet sociale.

Edhe deputeti Ralf Gjoni nuk është kursyer ndaj Bashës dhe aletaëve që e quajtën tradhatar kur dogji mandatet, teksa i uron mirëseardhjen në institucione me tone ironie.

?Turp që mungesa e vizionit të ca burracakëve i ka kushtuar kaq shumë muaj humbje kohe vendit. MJAFT! me tribalizma!?, shkruan deputeti ndër të tjera.

Nga ana tjetër Valbona Mezini e Bindjes Demokratike, ka nxjerrë të palarat e pazareve Rama-Basha, vetëm një ditë pasi Gjykata pushoi hetimet ndaj kreut të opozitës për çështjen e lobimit rus.

?Luli mbajti gjatë në kohë ngërçin politik pikërisht për këtë moment , për një Pazar të mundshëm në këmbim të akuzave amerikane.Fati i Shqipëri në pazare personale !?, thekson Mezini. /CNA.al

?Më në fund një lajm i shumëpritur”/ Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

Mbyllja e hetimeve dhe reforma zgjedhore/ Godet Jozefina Topalli: Përsëri në krahët e njëri tjetrit

?Më pis edhe se 17 Maji?/ Jozefina Topalli ashpërson tonet ndaj Bashës: Pa hequr Lulzimin nuk ik Rama

Pazari Rama – Basha/ Reagimi i fortë i Erla Mëhillit

?Rama ka kapur sistemin e drejtësisë?/ Andi Përmeti publikon provën

Këshilltari mizerabël sulmon Bashën

?Ti nuk zhgënjen kurrë!?/ Kulluri tallet keq me Bashën

?Takim historik?/ Ish kreu i PD ironizon Bashën

?Reforma në Drejtësi nisi dje dhe u mbyll sot?/ Edith Harxhi flet me fakte

Gjiknuri dhe Hajdari në tryezë/ Shpërthen gazetari: Poshtërim për opozitën! Basha duhet të paguajë

Ralf Gjoni nuk ia përton Bashës dhe aleatëve/ Vizioni i ca burracakëve i ka kushtuar humbje vendit

Valbona Mezini nxjerr në shesh “të palarat”/ Pazaret Rama-Basha

Lajmet e fundit nga