Connect with Us

Sjellja arrogante e sekretares së shkollës/ Gris dëftesën para gazetares së “Stop”

Denoncim

Sjellja arrogante e sekretares së shkollës/ Gris dëftesën para gazetares së “Stop”

Publikuar

-

Sorollatja për një diplomë dhe arroganca e sekretares së institucionit arsimor, për pak i kushtoi shkollën një të riu në Tiranë. Kjo është problematika që ka trajtuar sonte emisioni “Stop” në Tv Klan. Bëhet fjalë për shkollën jopublike “Ekonomisti”. Nxënësi i kësaj shkolle, Richard Zvonicek ka përfunduar vitin e parë dhe dëshiron të largohet nga kjo shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike, dhe të vazhdojë arsimimin në një shkollë shtetërore.

Mamaja e tij, znj.Aida Lubonja tregon peripecitë për të marrë një diplomë nga kjo shkollë jopublike, në mënyrë që djalin ta regjistrojë në një shkollë tjetër. Pas shumë sorollatjeve, i japin një diplomë me disa mangësi, që nga mbiemri i djalit dhe pa firmën e drejtoreshës. Në shkollën pritëse i thanë të merrte një diplomë të dytë, por edhe e dyta pa datë dhe pa atësi. E njëjta gjë edhe herën e tretë. Shkelja më e madhe ishte një vërtetim fals nga Shtatori deri më 13 Nëntor, sikur djali ishte paraqitur në shkollë. Vetë 19-vjeçari Richard Zvonicek kërkon të shkojë në shkollë e të arsimohet si bashkëmoshatarët.

Aida Lubonja: Jam mamaja e djalit Richard. Fëmija është autik. Ka ndjekur vitin e parë shkollor, pra klasën e 10 të shkolla jopublike Ekonomisti dhe ka mbaruar me rezultate mesatarisht të mira. Kemi paguar gjithë vitin shkollor 1.8 milionë Lekë të vjetra. Duam të zhvendosemi për një shkollë tjetër 3-vjeçare të përgjithshme shtetërore sepse nuk kemi mundësi të përballjmë financiarisht shkollën private. Për këtë i jam lutur shkollës që të më japin dëftesën në mënyrë që të regjistrohesha tek shkolla tjetër. Më thonë nuk është drejtoresha, është jashtë shtetit, hajde më vonë. Pastaj më thonë do flasim dhe njëherë. Pas një jave i them aman dëftesën sepse është afati i fundit. Më japin dëftesën, kur shikoj dëftesa është me korrigjime, me gabime, pa firmën e drejtoreshës. Menjëherë shokohem. Shkoj sërish të më japin një dëftesë tjetër. Dhe kjo prapë është pa atësi. Prapë dhe kjo jo korrekte, dëftesë e pavlefshme që nuk mund të regjistrohem në asnjë shkollë. Shkoj sërish. Prapë më japin një document tjetër, edhe ky është pa firmën e drejtorit. Një marrje peng administrative nga shkolla jopublike Ekonomisti. Shkelja më e rëndë është që pas 1 muaj e gjysmë sorollatje, më japin një dokument në të cilin tregohet sikur djali im paska ndjekur dy muaj shkollë dhe më thonë s’të duhet dëftesa, ke këtë komentin këtu. Unë kam 1 muaj e gjysmë më ngeli djali pa arsim.

Richard Zvonicek: Unë kërkoj një dëftesë të saktë që i plotëson të gjitha kushtet dhe normat sipas rregullave për pranimin, sepse dëshira ime është të arsimohem si gjithë të tjerët pa asnjë pengesë.

Për të vërtetuar me prova sorollatjet në shkollën jopublike “Ekonomisti”, znj.Aida Lubonja shkoi sërish dhe u përball me sekretaren e shkollës. Kjo e fundit nuk pranonte të lëshonte asnjë diplomë tjetër dhe i kërkoi Aida Lubonjës të dilte jashtë.

Biseda e qytetares me Sekretaren:

Qytetarja:Të lutem! Aman të keqen, atë dëftesën moj! Është e pavlefshme.

Sekretarja: Kush është me korrigjime moj?

Qytetarja: Njëra është me 10 gabime e korrigjime.

Sekretarja: Nxirri ku i ke? Nxirri ku i ke?

Qytetarja: T’i kam treguar 100 herë.Pse mos marr dot dëftesën, të iki në një shkollë tjetër?

Sekretarja: Po ik, moj goce…

Sekretarja: Futu në zyrë! Dëftesën e more nga e para. Të firmosur, të vulosur, vërtetim notash nga shtatori edhe deri në nëntor…

Qytetarja: Vërtetimi është fallco, sepse ne s’kemi qenë në shkollë! Është budallallëk tani.Tjetër gjë se…

LEXO EDHE:  Saimir Kodra: Kemi një video ku kryetari i gjykatës kërkon seks për një vendim

Sekretarja: Mirë.Ka mundësi të dalësh? Ka mundësi të dalësh? Ka mundësi?

Qytetarja: Po pse? Për një firmë?

Sekretarja: Ka mundësi? Dil përjashta! Ka mundësi të dalësh përjashta?

Qytetarja: Pse nuk ishte dëftesa gati, më 10 tetor? Pse më 30 tetor, më jep dëftesë me korrigjime?

Sekretarja: Sepse nuk ka vetëm një Richard kjo Republikë. Ka shumë të tjerë, dhe unë merrem me shumë të tjerë. Ka mundësi të largohesh?

Qytetarja: Më 10 tetor, duhen të jenë dëftesat gati.

Sekretarja: Ka mundësi të dalësh?

Qytetarja: Ku të shkoj unë?

Sekretarja: Ku të duash, ku të duash, ku të duash, ku të duash shko! Ku të duash!

Qytetarja: Pse më mbani “peng”, ju lutem! Pse më mbani “peng”, fëmijën?

Sekretarja:Shiko! Unë dëftesën tjetër nuk ta bëj dot më, se e kam lëshuar një dëftesë me firmë dhe me vulë. Nuk ta bëj dot më, hidhu përpjetë! Nuk të bëj dot më! Nuk të jap më shpjegime! Nuk të jap më shpjegime! Fol me veten!

Qytetarja: Pse më jep dëftesë me 10 korrigjime? Pse më jep dëftesë tjetër prapë, me gabime dhe pa atësi? Pse nuk më jep dëftesën e plotë?

Sekretarja: Vazhdo!

Qytetarja: Të vitit, që mbaron?

Richardi: Na shkatërruat! Ngela pa arsimuar!

Qytetarja: Të lutem moj Entela, po është fëmijë me autizëm moj! Nuk të vjen keq? Nuk të vjen keq, që po vuan?

Sekretarja: Ka mundësi, dil përjashta!

Richardi: Çfarë kemi shkaktuar?

Qytetarja: Të lutemi përditë e përditë, por është gjynah moj! Po pse më jep 3 dëftesa mua javë për javë?

Sekretarja: Një, një, njëzet dëftesa do të jap!

Më pas, shkoi në takim me sekretaren vetë gazetarja e emisionit “Stop”. Aty hasi në arrogancën e Sekretares së shkollës jopublike “Ekonomisti”. Sekretarja i rrëmbeu nga dora dëftesën gazetares dhe e grisi.

Biseda e gazetares me sekretaren:

Sekretarja: Po!

Sekretarja: Ka mundësi të…?

Sekretarja: Urdhëro brenda!

Sekretarja: Më fal, më fal!

Gazetarja: Sergei(operatori), më prit aty! Kjo dëftesa është me korrigjime këtu,tek mbiemri dhe nuk pranohet nga Ministria.

Sekretarja: Kjo, kjo nuk është dëftesë e kësaj shkolle!

Gazetarja: Si nuk është dëftesë e kësaj shkolle?

SekretarjaKjo është fotokopje.

Gazetarja: Të lutem mos e prek! Po për cfarë po e gris? Uaaa, Sergei, Sergei….

Pas incidentit me sekretaren, gazetarja e “Stop” bisedoi në telefon me drejtoreshën e shkollës jopublike, znj.Ilirjana Sykja. Kjo e fundit kërkoi të pinte një kafe me gazetaren pa praninë e kamerave, kërkesë që u refuzua.

Drejtoresha Ilirjana Sykja: Unë jam këtu tek Qendra “Turdiu’, këtu tek kati i II-të është një kafeteri. Po të pres këtu…Unë do ballafaqohem me ty, që të të sqaroj ty! Po jo të lutem me kamera!

Për këtë problematikë, emisioni “Stop” vuri në dijeni Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë dhe specialistja e këtij institcioni i kërkoi zyrtarisht shkollës jopublike “Ekonomisti” që t’i dorëzojë zonjës diplomën e saktë.

Specialistja e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë: Është dërguar urgjent shkresa dhe i kemi bërë të qartë që ka një detyrim të japë dokumentacion të rregullt. Çdo institucion që bën një veprim të tillë, mban përgjegjësi vetë.

Pas këtij momenti, për shkollën jopublike “Ekonomisti” u ngrit një grup inspektimi, që po verifikon situatën për shkeljet e raportuara.

Me ndërhyrjen e emisionit “Stop” u bë e mundur edhe zgjidhja e këtij rasti. Edhe pse kaluan disa muaj nga afati për regjistrimin në shkollë, nxënësit Richard Zvonicek iu mundësua regjistrimi në një shkollë tjetër ekuivalte profesionale shtetërore. /tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se sot ka patur kontroll në një fasoneri në Bilisht nga inspektorët e Shëndetësisë.

Sipas denoncuesit, vetë inspektorët nuk kanë patur maskë dhe uniformë dhe në fund kanë kërkuar dhe rryshfet nga pronari i fasonerisë.

“Akuzon inspektoret se shkojne per kontroll dhe blihen me ryshfet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor.Uroj te jesh mire ti dhe familjaret tend.Nepremjet teje dua te bej nje denoncim.Sot ne nje fasoneri ne qytetin e Bilishtit kishte kontroll nga Ministria e Shendetesise ne lidhje me respektimin e masave.Vetem inspektoret nuk kishin asnje mase mbrojtese dhe uniforme.Thjesht kishin kontrolluar ambientin dhe ne fund kishin kerkuar rryshfet materiali nga pronari i fasonerise.Shpresoj ta publikoni kete rast. (anonim ju lutem).”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Publikuar

-

Nga

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Gazetari dhe eksperti i Ekonomisë Klodian Tomorri, zbulon një skandal brenda zyrave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me rrugën Milot-Balldren. Sipas tij, për koncesionin e kësaj rruge, janë miratuar dy kontrata.

“Skandalet me kontratat koncesionare në Shqipëri nuk kanë të sosur. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur një precedent botëror, teksa ka miratuar të njëjtën kontratë me dy versione të ndryshme nga njëri-tjetri. Bëhet fjalë për koncesionin e rrugës Milot-Balldren.

Në 7 maj të vitit 2019, Ministria e Infrastrukturës i ka përcjellë për miratim Ministrisë së Financave draftkontratën e koncesionit për ndërtimin e rrugës Milot Balldrenë. Pjesë e draftkontratës ishte dhe modeli financiar, ku përshkruhej se si do të finacohej projekti. Sipas modelit financiar, përveç kredive kompania koncesionare do të financonte 19.5 milionë euro përmes furnitorëve të cilat do të përdoreshin përkatësisht 9.5 milionë euro në vitin e dytë të projektit dhe 10 milionë euro në vitin e tretë.

Pas marrjes së miratimit nga Ministria e Financave, pak ditë më vonë Ministria e infrastrukturës e depoziton draftkontratën e koncesionit për miratim në Kuvend, por me shifra të ndryshme. Në draftkontratën e dërguar në Kuvend financimi nga furnitorët është ndryshurat përkatësisht në 2.5 milionë euro vitin e parë, 3 milionë euro vitin e dytë, 7 milionë euro në vitin e tretë dhe po kaq në vitin e katërt. E njëjta draftkontratë, me të njëjtin numër noterial, e firmosur nga i njëjti njeri, zëvendësministri Artan Shkreli, por me shifra të ndryshme.

LEXO EDHE:  Oligarkët, klientë në kompanitë e kunatit të Lulit/ “Stop” reagim pas CNA.al

LEXO EDHE:  “Stop”/ Jo vetëm seks, korrupsion, Gjyqtari kërcënon me jetë qytetaren

Diferencat në financimin nga furnitorët ndryshojnë të gjithë fluksin e parasë në ciklin e projektit. Kur tabelat e cash floët nuk përputhen atëhere ka dy opsione. Ose shifrat e kostos së koncesionit janë të rreme ose projekti nuk është financiarisht i qëndrueshëm. Rrjedhimisht lind pyetja cili është propozimi i përzgjedhur si fitues nga Ministria e Infrastrukturës, ai i dërguar në Ministrinë e Financave apo ai që i është përcjellë Kuvendit?

Skandali i dy kontratave të ndryshme të Milot Balldren u pikas për herë të parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të drejtorisë së Koncesioneve në Ministrinë e Financave. Kur audituesit e KLSH kërkuan shpjegim zyrtarisht, Ministria e Financave u përgjigj se sqarimi i mospërputhjeve financiare mes dy draftkontratave nuk është kompetencë e saj.

Në fakt Ministria e FInancave ka miratuar vetëm variantin që i është dërguar asaj. Rrugës Ministria e Infrastrukturës miratoi edhe një tjetër variant të ndryshëm, që ja dërgoi Kuvendit. Në këtë pikë lind natyrshëm pyetja; A e dinë tabelën e shumëzimit në Ministrinë e Infrastrukturës apo ndryshimi i modelit financiar të koncesionit Milot-Balldrenë u diktua nga shkaqe më okulte? Për ta thënë më shkurt, pse u miratua një kontratë me dy variante të ndryshme; Paaftësi apo Korrupsion? Megjithatë kjo pak rëndësi ka,. Në të dy skenarët, miratimi i një kontrate më dy versione të ndryshme financiare përbën shkelje të rëndë ligjore”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se Hekuran Brahimaj, kryetar në detyrë i Bashkisë Vorë, është marrë peng mbrëmë nga një person i përfshirë në botën e krimit, i njohur me emrin Alfons Gjoka.

Personi që ka bërë këtë denoncim thotë së është punonjës i policisë bashkiake Vorë, por ngjarja po mbahet e fshehur.

‘Policia fsheh ngjarjen.

Lexoni denoncimin e policit digjital. sb

LEXO EDHE:  STOP – Video/ Dhunoi seksualisht kushërirën e mitur, vjen në jetë foshnja e incestit

LEXO EDHE:  Skandali i STOP/ Mësuesja e fizikës dhe drejtoresha bëjnë kurse private në shtëpi

Pershendetie Z berisha mbrem meret Peng per disa ore kryetari ne detyr bashkis vore Z Hekuran Brahimai personi qe e ka Mare Peng quhet Alfonc Gjoka nje person I njohur I botes Krimit Arsya qe esht mar Peng e prones qe preket nga Projekti mafjoz I narkobanditeve. Policia hesht per kete ngjarje. Te lutem anonim Se Jam polic I bashkis vore. Respekte’./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE