Connect with Us

Shitblerja e votave/ Revoltohet Gjiknuri: “Nuk kam as akuzë penale, s’jam as nën hetim”

Politikë

Shitblerja e votave/ Revoltohet Gjiknuri: “Nuk kam as akuzë penale, s’jam as nën hetim”

Publikuar

-

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri është revoltuar mbrëmjen e sotme, lidhur me akzuat se është i përfshirë në shitblerje votash, teksa po diskutonte me ish-deputetin demokrat Oerd Bylykbashi.

Gjiknuri tha me tone të ashpra se nuk e kompleksojnë këto akuza, pasi theksoi se ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë penale apo hetim nga institucionet e drejtësisë.

“Nëse i referohesh akuzave, ndaj të gjithë aktorëve ka akuza të çdo lloj karakteri, mos merremi me pjesën se kush është i akuzuar se nuk kam asnjë kompleks, as akuzë penale nuk kam, as jam nën hetim. Megjithatë unë e kam thënë përfaqësoj partinë time dhe zotëria (Oerd Bylykbashi) nuk mund të vërë kushte kush do të jetë në tavolinë se nuk më pëlqen ky debat”, theksoi socialisti në emisonin “Opinion”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Politikë

“U preket në plagë”/ Hajdari bën për “ujë të ftohtë” Bashën

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, e ftuar në emisionin “Opinion”, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha i cili shkeli sot premtin e tij, duke u ulur në tryezë me mazhorancën për Reformën Zgjedhore.

Hajdari theksoi se opozita ka një vit që i zvarrit rrugëve shqiptarët dhe sot ulet në tryezë që mund ta kishte bërë një vit më parë.

“Ju keni një vit të tërë që i humbni kohë shqiptarëve dhe demokratëve, i keni lënë në rrugë, i zvarritët në sheshe, i dhatë molotov, i hoqët nga puna nëpër bashki, i keni lënë në rrugë sot sot që flasim dhe sot ju u ulët në tryezë për të bërë një Reformë Zgjedhore që mund ta kishit bërë një vit më parë.

Pse nuk me bëtë  një vit më parë! Nuk ihte nevoja të bëhej e gjithë kjo, të bëhej bojkot. Ju u preket në plagë sepse thatë ne humbëm kohë gati një vit dhe patëm kosto, shqiptarët patën kosto.

Por sot opozita nuk ka një propozim konkret si e do e zgjidhim këtë problem.

LEXO EDHE:  Pas takimit me Rudina Hajdarin/ Johnathan Moore vizitë në zyrën e Berishës

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari anëtare e partisë Bindja Demokratike?/ Reagon Astrit Patozi

Edhe pse jemi ulur në tryezë nuk kemi një fjalë nga opozita, si do ta zgjidhim, ku janë pikat. Kemi një vit që flasim. Opozita thotë, krimi dorga, droga.

Sot po i japim mundësinë Gjiknurit dhe kryeministrit Rama apo kujdo tjetër në mazhorancë të luaj rolin se këto janë padronët e Shqipërisë dhe u japim të drejtën për të mbajtur shpinën drejtë dhe për të thenë ju kemi thënë dhe ja ku janë sot opozitarët”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nuk pranoi të firmosë marëveshjen në tryezë/ Hajdari tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Bashkëkryetarja e Komisonit të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari, njëkohësisht përfaqësuesja e opozitës parlamentare, tha se nuk do ta firmosë marëveshjen e propozuar sot në tavolinë me përfaqësuesit e opozitës joparlamentare pa diskutuar me kolegët në Parlament.

“E para nuk e di si janë mësuar këta por unë jam mësuar t’i lexoj njëherë dokumentet, si do aplikohet pastaj nëse do firmoset apo jo. Në parim kam qenë dakord me tryezën për të bërë bashkëpunim me palët por nga ana tjetër është për tu parë pasi ka mangësi të vogla dhe duhet ta diskutoj me kolegët e mi”, u shpreh ajo në emisonin “Opinion”.

Deputetja theksoi se ajo dhe deputetët e opozitës parlamentare kanë prioritare ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe jo rregullimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri nuk përjashton zgjedhjet e parakohshme

Publikuar

-

Nga

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri la të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme mbrëmjen e sotme, teksa po diskutonte për tryezën e sotme me opozitën.

Gjiknuri tha se zgjedhjet e parakohshme nuk janë pjesë e dokumentit, por theksoi se nëse mazhoranca e shikon të arsyeshme këtë, do ta diskutojnë.

“Nëse në një situatë të caktuar kjo mazhorancë mendon se duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, atë do ta vendosim kur të vijë momenti i duhur, megjithëse mos të hedhim re të errëta mbi atë që është arritur”, deklaroi socialisti në emisionin “Opinion”, i cili tha se të gjitha palët kanë reflektuar, pasi para zgjedhjeve partitë duhet të bien në kompromis./ CNA.al

LEXO TE PLOTE