Connect with Us

Sëmundja e meningjitit/ Manastirliu qetëson qytetarët: Nuk ka nevojë për panik

Sociale

Sëmundja e meningjitit/ Manastirliu qetëson qytetarët: Nuk ka nevojë për panik

Publikuar

-

Ditët e fundit qytetarët janë alarmuar nga frika e prekjes nga sëmundja e meningjitit, pas publikimit në media të lajmeve se disa persona që janë shtruar në spital, mund të jenë prekur nga kjo sëmundje.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila deklaroi se nuk ka vend për panik dhe alarm.

Manastirliu tha se gjatë këtyre ditëve, Ministria ka nxjerrë edhe ekspertët për të dhënë më shumë infomacione rreth kësaj sëmundje, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar.

Ajo theksoi se njëri prej rasteve të mbërritura në spital, mund të jetë i mundshëm, ndërsa për rastet e tjera pritet ekspertiza.

LEXO EDHE:  Manastirliu ngushëllon familjet e Agim Sallakut dhe Arben Runës/ "Mesazhi i fundit që më dërgoi Profesor Sallaku"

Sipas saj, deri më tani janë marë të gjitha masat për vaksinimin dhe po monitorohet situata./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Sociale

Juglindja “pushtohet” nga mjegulla/ Vështirësohet qarkullimi

Publikuar

-

Nga

Juglindja është përfshirë nga mjegull e dendur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Kjo ka sjellë vështirësi për drejtuesit e mjeteve, të cilët duhet të shmangin lëvizjet e tyre, sidomos në akset nacionale pasi fushëpamja është e kufizuar.

Ndërkaq, Policia Rrugore i bërë apel shoferëve që të jenë më të kujdesshëm, të kufizojnë shpejtësinë si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Dy ditë më parë edhe qyteti i Tiranës u “pushtua” nga një mjegull e dendur që zgjati për disa orë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Manastirliu me fëmijët talasemikë/ Apelon për dhurimin e gjakut

LEXO EDHE:  Plas në PS/ Beqaj sulmon Manastirliun nga Top Channel, Blushi pas intrigës

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Gadishulli i Ballkanit është në ndikimin e zonës me presion të lartë atmosferik, e cila po vazhdon të mbajë qëndrueshmëri të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe  vranësira me mjegull në verilindje.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NË) me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

LEXO EDHE:  Manastirliu me fëmijët talasemikë/ Apelon për dhurimin e gjakut

LEXO EDHE:  Financimi për karriget me rrota/ Manastirliu: 900 persona me aftësi të kufizuara do të përfitojnë çdo vit

Në zonat malore  -3/8°C

Në zonat e ulëta  -2/18°C

Në zonat bregdetare 3/16°C/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 14 janar 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite shume pozitive do jete kjo e sotmja fale Venusit. Do jeni shume sensuale dhe do arrini te ruani një atmosfere shume te këndshme me atë qe keni e krah. Beqaret do jene shume te ndjeshëm ndaj çdo ftese qe do iu behet dhe me ne fund do arrijnë te dalin me dike. Ne planin financiar është momenti te rishikoni edhe njëherë mënyrën e te sjellit qe gjendja te filloje te ndryshoje.

DEMI 21. prill – 21. maj

Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume e mire sot dhe nuk do e mbani me kokën nga problemet e se shkuarës. Si ju ashtu edhe partneri do mendoni te bëni surpriza. Beqaret do fillojnë te mendojnë seriozisht për ndryshimin e statusit dhe do bëjnë çdo përpjekje për t’ia dale. Financat nuk do jene te shumta, por goxha me te stabilizuara se disa kohe me pare. Nuk duhet te ankoheni.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Gjate kësaj dite nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni sepse Saturni do mendoje për gjithçka. Çdo moment do jete i veçantë dhe i mbushur me emocione te jashtëzakonshme. Beqaret as qe do mendojnë ta ndryshojnë statusin e tyre edhe sikur te takojnë persona me vlera. Buxheti nuk do jete aq i mire sa duket. Me mire kufizojini shpenzimet ne mënyrë qe te keni para edhe për nesër.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Gjate kësaj dite do jeni shume xheloze për partnerin tuaj dhe do mundoheni ta kontrolloni ne çdo çast. Ne fakt po vazhduat kështu do e mërzitni dhe do e largoni nga vetja. Beqaret duhet te jene mjaft bashkëpunues me personat qe do njohin, por nuk duhet te hidhni menjëherë hapa. Sektori i financave do jete përgjithësisht i kënaqshëm. Vazhdoni kështu dhe do dilni te fituar.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Fale mbështetjes se yjeve, jeta juaj ne çift do marre një kthese shume te favorshme. Do i shprehni me tepër ndjenjat dhe do e forconi bashkëpunimin me partnerin. Beqaret, edhe sikur te mendojnë se kane gjetur personin e duhur, nuk duhet te nxitojnë te hedhin hapa. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri dhe do arrini te kryeni te gjitha investimet e menduara.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Para se te hidhni çdo hap sot duhet te flisni me partnerin tuaj. Ne këtë mënyrë do e vini atë ne dijeni dhe mund te merrni këshilla te vyera. Beqaret nuk do jene shume ne humor për te hedhur hapa dhe do preferojnë qe kohen e lire ta kalojnë me miqtë ose me familjaret. Ne planin financiar do korrni ato qe keni mbjelle. Nëse jeni treguar te kujdesshëm do dilni me te fituar.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Sot do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme ju te dashuruarit ne mënyrë qe marrëdhënia ne çift te jete sa me e begate. Do i sqaroni shpejt edhe disa keqkuptime. Beqaret as nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin e tyre sepse nuk do kenë fare kohe te dalin neper takime. Buxheti ka për te qene katastrofik dhe do gjendeni ne situata vërtet alarmante. Pa ndihmën e te afërmve do rrënoheni.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Sot do keni konflikte shume te forta me partnerin dhe kjo për shkak te mosbindjes dhe mos tolerimit. Duke menduar se jeni te pagabueshëm thjesht sa do e acaroni partnerin dhe do e largoni nga vetja. Beqaret do përjetojnë ndjesi shume te forta fale disa takimeve shume te papritura qe do realizojnë. Buxhetin do dini si ta organizoni sa me mire dhe nuk do keni tronditje.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot do jeni tej mase kërkues ju te dashuruarit dhe nuk do kënaqeni me dashurin dhe me surprizat qe do ju beje partneri. Beqaret do merren me gjera te kota dhe do humbasin shume kohe te çmuar qe mund ta kishin përdorur për te joshur dike. Gjendja e financave nuk do jete aspak e kënaqshme kështu qe nuk do arrini dot as te kryeni investimet me elementare.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Jeta juaj ne çift do ndikohet pozitivisht nga yjet gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh me se miri dhe do i zgjidhni edhe disa telashe te vjetra. Për beqaret do jete një dite premtuese. Duhet ne çdo moment t’i bëjnë sytë katër ne mënyrë qe te kapin mundësitë me te mira. Ne planin financiar ndikimi i yjve do jete kontradiktor dhe mund te lindin probleme te njëpasnjëshme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Sot nuk do bëni asnjë lloj përpjekjeje për te ruajtur një klime sa me te ngrohte ne çift dhe shpesh do keni edhe debate te forta me partnerin. Beqaret nga ana tjetër do jene te me privilegjuar dhe do arrijnë te kenë njohje interesante, për me vone e kane vete ne dore ata se çfarë do bëjnë. Gjendja e financave do filloje te përmirësohet goxha kështu qe shume shpejt do bëni edhe investime.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Marrëdhënia juaj ne çift do thellohet edhe me shume gjate kësaj dite. Do i shprehni edhe me hapur ndjenjat tuaja dhe marrëdhënia mes jush do mbetet e mire. Beqaret do jene me joshës se kurrë dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane pëlqyer prej disa javësh. Financat do mbeten delikate. Mos kryeni asnjë shpenzim te pamenduar sepse gjendja mund t’iu dale jashtë kontrollit.

LEXO TE PLOTE