Connect with Us

“S’do kesh vend ku të fshihesh”/ Qytetarët ‘gozhdojnë” Ramën

Politikë

“S’do kesh vend ku të fshihesh”/ Qytetarët ‘gozhdojnë” Ramën

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama është gozhduar nga qytetarët në rrjetin e tij social. Ndërsa ka bërë një postim mbi patriotizmin, qytetarët, kanë shpërthyer duke ia numëruar gënjeshtrat dhe propagandat.

“Patriotizmi është kur dashuria për njerëzit dhe vendin tënd vjen e para”. Është kjo një pjesë e postimit të Ramës në rrjetet sociale, me sloganin “Fjalë të çmuara”.

Por, nga komentet e qytetarëve, të cilat kanë shpëtuar pa u censuruar, vërehet një lloj rebelimi ndaj kryeministrit për atë çfarë thotë dhe për atë çfarë bën.

“Një kokë shteti që do të ketë vendin e vet në këto fjalë, i pret kokat që u shpërthejnë skandalet. dhe vazhdon synimin e tij drejt të bërit shtet si gjithë Europa, me sloganin të gjithë para ligjit,vetëm se ti ke një këndvështrim tjetër i le të gabojnë, vjedhin, shkatërrojnë Shqipërinë.

Pastaj i zbret nga karrigia për ca kohë dhe pastaj i ngre përsëri aty ku është gryka e lumit dhe që thith gjithë ujin për vete.  Sepse ata qurravecat qe i ke zënë diku mat nuk ngrenë dot më krye dhe janë të detyruar të sillen sipas vijës tënde, sepse ndryshe ju pritet koka.

Por, deri sa çdo vend burimi të bëhet me këtë metodë Shqiperia humb dhe 50 vitë të tjera dhe aq shumë do fryhet populli sa s’do kesh vend ku të fshihesh as ti me gjithë Qeverinë tende”, i komenton një qytetar.

LEXO EDHE:  Ngjela kërkon rrëzimin e Edi Ramës

Ndërsa një tjetër komentues, i  kërkon llogari se përse nuk iu përgjigjet votuesve dhe në rastet kur ata janë të prekur nga fatkeqësitë natyrore siç ishte tërmeti.

“Pse si përgjigjesh popullit tënd qe të ka votuar?

Shtëpiat i kemi të demtuara nga tërmeti. Asnjë nga Bashkia dhe Qeveria s’ka ardhur për të verifikuar dëmet. Po flemë nëpër makina të gjithë si familje. Kam shkuar te Bashkia në Durrës, por asnjë përgjigje s’më kanë dhënë. Të kam shkruar edhe ty z. Kryeministër, por edhe ti s’më jep përgjigje ose më mirë s’më ndihmon. Çfarë do bëhet me ne që kemi shtëpitë e dëmtuara?”, ka shkruar qytetari.

Për një tjetër qytetar, Shqipëria nuk ka patriotë dhe këto që ai thotë janë propaganda.

“Shqipëria nuk ka patriotë kot me propaganda as njerëzit nuk janë të lumtur atje as toka s’ka rehat nga vetë veprimtaria juaj. Aty të kujton vetëm ferrin ku njerëzit e mirë vuajnë dhe vdesin urie dhe së ftohti, kurse kriminelët hiqen për patriotë dhe sundojnë mbi skëterën që kanë krijuar”, shprehet qytetari në komentin e tij.

Më poshtë po sjellim reagimin e qytetarëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Politikë

Ky është “rreziku i vërtetë rus”/ Meta jep alarmin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, është shprehur i shqetësuar për shpopullimin e Shqipërisë.

Sipas të njëjtit, ky është rreziku i vërtetë rus që po i kanoset vendit.

“Këmbanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë!
Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!
Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!”, ka shkruar Meta në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Ngjela kërkon rrëzimin e Edi Ramës

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut jep besën/ “Nuk ulemi në tryezë me Edi Ramën”

Sipas të njëjtit, 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!
“Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”, përfundon reagimin e tij Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Krimi mbërthen vendin/ Ish-ministri “shuplakë” Qeverisë

Publikuar

-

Nga

Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 2”, Ylli Manjani, ka dhënë alarmin për krimin që ka pushtuar vendin.

“Vrasja është krimi më dominues sot. Për larje hesapesh apo nga trutë e shpërlarë, ska më rëndësi! Vrasja është krimi dominant me të cilin ka filluar ky vit. Gruaja, nëna, babai, kushëriri, partneri apo rivali vriten si pa gjë të keq. Pushka, thika, sopata e tashmë edhe snaiperi janë mjetet e zakonshme”, ka shkruar Manjani në rrjete sociale.

Sipas të njëjtit, rendi publik i kërcënuar rëndë dhe për pasojë siguria publike tepër e dobët.

“Por çfarë thotë qeveria për këtë gjë?! Kryeministri thotë, se do bëjë një paketë për KÇK dhe për pastrimin e pareve. Punë paresh me një fjalë.  Ministri i Brendshëm do të bëjë një paketë gjobash për drejtuesit e mjeteve!! A thua se këto që janë në fuqi nuk mjaftojnë. Edhe ky punë paresh… E lëmë mënjanë çështjen se si zbatohen këto masa, sepse ajo dihet që gjobën e paguan gjithmonë ai i binduri, se të pa bindurit do vijojnë të ecin shpejt dhe të shkaktojnë kaos e aksidente.Por qartësisht masat e qeverisë për vrasjet propozojnë pagesa ekstra për të gjallët dhe të bindurit”, është shprehur Manjani.

LEXO EDHE:  Ndryshime në Qeveri/ Sekretari i PS-së nxjerr zbuluar Ramën

LEXO EDHE:  PS “ndez” motorët për zgjedhjet vendore/Ja, kujt ia beson Rama, Tiranën

Sipas të njëjtit, kjo quhet devijim nga problemi dhe mos marrje përgjegjësish qeverisëse!

“Njëkohësisht, gjuha shkon gjithnjë aty ku dhemb dhëmbi, të parët. Qeverisë i duhen pare të paguajë rrogat…Ja pra që edhe vrasjet e kanë një çmim…!”, përfundon reagimin e tij Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali i lobimeve në SHBA/ Publikohen dokumentet që “fundosin” Bashën

Publikuar

-

Nga

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës, në lidhje me skandalin e lobimeve në SHBA në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ka ardhur një tjetër reagim nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka publikuar dokuementet e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, që sipas tij vërtetojnë akuzat ndaj Bashës.

“Për ta kuptuar dosjen “Basha”, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).”-shkruan Balla.

Më tej, ai i drejton edhe disa pyetje kreut të opozitës, ndërsa thekson se “A janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763?
dokumenti i parë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

A janë shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë?
-dokumenti i tretë (foto)
https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

LEXO EDHE:  “Unë Edi Rama, i përkëdheluri i perëndisë”

LEXO EDHE:  Panairi “Shqipëria punon Tokën”

A deklarohet në dokumentin e katërt se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike?
-dokumenti i katërt (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?”.

Po ashtu, Balla thekson se këto fakte të reja plotësojnë kushtet për një kallzim të ri ndaj Lulzim Bashës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE