Connect with Us

Reforma zgjedhore/ Zbardhen propozimet e deputetëve të opozitës parlamentare

Politikë

Reforma zgjedhore/ Zbardhen propozimet e deputetëve të opozitës parlamentare

Publikuar

-

Pesë  deputetë të opozitës parlamentare, Arben Elezi, Arlind Çarçani, Korab Lita, Alban Zeneli dhe Halil Jakimi kanë bërë publike propozimet për reformën zgjedhore.

Të njëjtat propozime ata  pritet  t’i dorëzojnë në komisionin e posaçëm parlamentar.

“Ne, deputetë nënshkrues,

Duke vlerësuar se sovraniteti i popullit realizohet vetëm kur demokracia përfaqesuese dhe demokracia e drejteperdrejte janë funksionale.

Duke i konsideruar dhe pranuar proçeset zgjedhore të lira, të barabarta, të përgjithshme dhe periodike si proçese mbi të cilët dhe nëpërmjet të cilëve arrihet të ndërtohet dhe të zhvillohen bazat  e qeverisjes demokratike në shoqërinë tone.

Duke vlerësuar se legjislacioni aktual zgjedhor së bashku me sjelljen dhe vullnetin e pamjaftueshëm, për zbatimin e tij nga institucionet dhe partitë politike kanë patur si pasojë përballjen e shoqërisë tonë me efekte sinergjike negative, që kanë shkaktuar kriza të përsëritura.

Duke vleresuar se kusht i nevojshëm për realizimin e demokracisë funksionale është hartimi dhe zbatimi i një legjislacioni në të cilin të jenë të materializuara parimet dhe standartet e gjithëpranuara që garantojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut

Duke vleresuar se në legjislacionin zgjedhor duhet të pasqyrohen dhe të respektohen;

– kushtet konkrete në të cilat zhvillohet shoqëria e jonë,

– përvojat e krijuara nga ne, në përpjekjet për ndertimin e shtetit të të drejtës dhe shtetin ligjor,

– kultura aktuale  demokratike, traditat dhe sjellja e shoqerisë tone ndaj demokracise perfaqesuese

– niveli i zhvillimit ekonomik e social i vendit dhe trendi i tyre.

Duke vlerësuar se kur qëndrimet, vendimet dhe veprimet e institucioneve dhe partive politike kushtëzohen vetëm nga objektivat politik të lidhura me luften për pushtet, efektet e tyre mbartin me vehte rrezikun për devijimin e shoqerise nga shinat e demokracisë funksionale.

Duke vlerësuar se reforma legjislative zgjedhore për garantimin e demokracisë funksionale, krahas dhe bashkë me reformen në pushtetin gjyqesor, si dhe angazhimi mbarëshoqëror dhe institucional për zbatimin e tyre, janë të domosdoshme për të realizuar objektivën tonë për çeljen e negociatave për antarësim ne BE.

Të bindur se një ndër faktorët kryesor qe gjeneron problematikat me te cilat perballet qeverisja e vendit dhe e shoqerise tone është Sistemi zgjedhor sipas te cilit dhe në zbatim të të cilit zhvillohen zgjedhjet  per Kuvendin e Shqipërisë

Të bindur se koha për të ndryshuar Sistemin zgjedhor. është tani.

Nëpërmjet nënshkrimit të këtij dokumenti

    Propozojmë:

Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të bëhen në përputhje dhe zbatimit të:

Sistemit propocional rajonale, të korrektuar me listë kombëtar dhe lista të hapura

-Kuvendi te perbehet nga 140 deputete.

-Per efekt te zbatimit te ketij sistemi zgjedhjet te zhvillohen, me cikel të mbyllur, ne 12 njesi zgjedhore, koresponduese te 12 qarqeve.

-Në 12 njësitë zgjedhore do te zgjidhen gjithsejt 100 deputete. Numri i mandateve qe pԯr çdo njesi zgjedhore te llogaritet duke perdorur si kriter numrin e shtetsasve te rregjistruar ne listën e zgjedhesve ne njesine zgjedhore perkatese.

-Lista korrektuese kombetare do te kete 40 mandate. Nga lista korrektuese kombetare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, ne rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme.

-40 mandatet e listës korrektuese kombetare ndahen: 10 mandate ndahen midis dy partive te para, qe kane fituar me shume vota ne rang vendi, 30 mandate ndahen midis partive te tjera qe kalojne pragun 2.5%.

Ndarja e mandateve behet ne perputhje me perqindjen e votave te fituara nga subjektet zgjedhore perkatese.  Mbetjet pas presjes dhjetore kalon ne favor te partise me numer me te madh te votave te fituara.

-Votimi do te behet me dy flete  votimi

Fleta e votimit per njesine zgjedhore (qarkun)

Fleta e votimit per listën korrektuese kombetare

-Votimi do behet me lista te hapura.

Çdo zgjedhes do te kete te drejten te shpreh preferencen e tij per jo me shume se 5 kandidate te listës se subjektit zgjedhore per te cilin voton.

-Në listën e votimit per njesine zgjedhore dhe në listën korrektuese kombëtare, subjekti mund të vendos edhe kandidate të njëjtë

Zbatim i propozimit

Për ndryshimin e sistemit aktual per te kaluar në Sistemin propocional rajonal, të korrektuar me listë kombëtare dhe me lista të hapura janë të mundshme dy rrugë:

Pa ndërhyrje në Kushtetutë

Per kete është e nevojshme te pranohet që njesia zgjedhore e trembedhjete, ku do te votohet per listën korrektuese kombetare, është i gjithe territori i vendit, si njesia administrative “Zero”.

Zbatimi i votimit me listë te hapur, qe ka si pasoje rirenditjen e kandidateve ne listën e subjektit, veprim qe mund te konsiderohet se bie ndesh me dispoziten 68 , pika 1.te Kushtetutes, mund te mbështetet ne argumentin e preçedentit te krijuar per rastin e shperndarjes se mandateve prej KQZ-se, kur krijohen vakanca, me objektiv respektimin e balances gjinore.

Me ndërhyrje në Kushtetutë

Neni 64 ndryshon

Kuvendi perbehet nga 140 deputete, te zgjedhur me sistem propocional, me listë korrektuese kombëtare.
100 deputet zgjidhen ne zona zgjedhore shumemërore. Zonat zgjedhore shumemërore perputhen me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial
40 deputetë zgjidhen nga Lista korrektuese kombëtare

Zgjedhesi shpreh preferencën e tij per jo me shume se 5 kandidate te listës shumemerore te subjektit perkates ne njesine zgjedhore dhe në listën korrektuese kombëtare

Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional me listë korrektuese kombetare, përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Neni 68

Pika 1 ndryshon:

Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore dhe në listën korrektuese kombetare nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Listë korrektuese kombetare mun dte paraqesin partite politike ose koalicione zgjedhore qe kane paraqitur listë shumemërore në të 12 njesite zgjedhore.  Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Kandidatë te listave shuemerore mund te jene edhe kandidate ne Listën korrektuese kombetare. Shperndarja e mandateve per kandidatet per deputete behet pas rirenditjes, në përputhje me votat e fituara prej tyre, si pasoje e preferencave të zgjedhesve. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me Reformën Zgjedhore/ Përfundon takimi i Bashës me aleatët

Argumentim

Zgjedhje demokratike dhe zhvillimi i tyre në perputhje me standartet e trashegimise zgjedhore europiane, angazhimet e OSBE-se dhe Kodin e Praktikave te Mira në Çështjet Zgjedhore te Komisionit te Venecies, janë një nga kriteret thelbesor të demokracisë. Per realizimin e tyre është e domosdoshme që sistemi elektoral të sigurojë përfaqësim sa më proporcional e cilësor te vullentit te zgjedhesve, stabilitet qeverisës dhe hapësira më të mëdha dhe efektive për  konkurencen e ideve eprogrameve dhe garen  midis subjekteve dhe kandidateve.  Një sistem zgjedhor që mbeshtet dhe mundeson përfaqësim qytetar dhe stabilitetin e mazhorancave qeverisës eshte pikesynimi dhe objektivi qe duhet te kete shoqeria përherë. Në veçanti perpjekjet per te realizuar te tille objektiva jane te domosdoshme te bëhen nga shoqerite qe nuk kane pervojat, kulturen dhe kapacitete te zhvilluara per organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve qe plotesojne standartet me te larta demokratike. Ky eshte edhe rasti i vendit tone.

Në Shqipëri gjate periudhes se 1991-2017 zgjedhjet per Kuvendin jane zhvilluar duke zbatuar sisteme zgjedhor të ndryshëm:

1991 – sistem mazhoritar me shumicë absolute;

1992 – sistem i përzier, 100 zona njëemrore (mazhoritar) me 2 raunde dhe 40 mandate me listë kombetare propocionale

1996 – sistem i përzier, 115 zona njëemrore (mazhoritar) me 2 raunde dhe 25 mandate listë kombetare (propocional)

1997 – sistem i përzier, 115 zona njëemrore (mazhoritar) me 2 raunde dhe 40 mandate listë kombetare (propocional);

2001 – sistem i përzier, 100 zona në mazhoritar me 2 raunde dhe 40 mandate në proporcional kombëtar;

2005 – sistem i përzier, 100 zona në mazhoritar me 1 raund dhe 40 mandate në proporcional kombëtar;

2009 – 2013-2017 – sistem proporcional rajonal, me 12 zona zgjedhore,  40 mandate.

Ndryshimi i vazhdueshëm i sistemeve zgjedhore nuk ka patur si efekt rritjen e standardeve të përfaqësimit, garantimin e llogaridhënies nga parlamenti dhe as stabilitet qeverisës. Ne te gjithe rastet  ndryshimet e sistemit zgjedhor nuk jane bere duke u mbeshtetur ne analiza te thella dhe shkencore per efektet qe sistemi ka dhene, per problemet qe kane rezultuar nga zbatimi i tij. Ndryshimi i sistemit eshte bere vetem duke synuar qe, nepermjet tij, partite politike, qe e kane patur te mundur ndryshimin, PS e PD, te arrinin te maksimizonin realizimin e objektivave te tyre politik dhe elektoral.

Sistemi zgjedhor aktual, propocional rajonal dhe menyra se si jane pasqyruar ne Kodin zgjedhor, kerkesat dhe veçoritë e tij, jane nder faktoret dhe shkaqet kryesore qe kane sjell si pasoje shmangien e ndjeshme te vendit dhe shoqërise tone nga kerkesat dhe kushtet qe duhet te plotesohen qe demokracia te jete funksionale.

Nder problemet me kryesore qe ka gjeneruar kuadri legjislativ aktual per zgjedhjet, te cilet e bëjnë te domosdoshme ndryshimin e sistemit veçojme dy prej tyre, si nder më të rëndësishmit:

Shmangia nga standarti demokratik sipas te cilit vota e çdo zgjedhesi duhet te jete e barabarte ne fuqinë e saj per t`u konvertuar në mandat deputeti.

Kjo rrjedh prej faktit se, në Kodin zgjedhor jane percaktuar 12 njesi zgjedhore, koresponduese te 12 qarqeve. Sipas Kodit, numri i mandateve per te cilët do te garohet ne cdo njesi zgjedhore percaktohet duke u nisur nga numeri i shtetasve te rregjistruar ne Rregjistrin Kombetar te Shtetasve, ne rajonin perkates.  Pasoje e kesaj eshte fakti se numri i votave qe duhet te fitoje nje subjekt politik per te patur nje mandate ne Kuvend ndryshon ndjeshme nga njeri rajon ne tjetrin. Vota ne rajone te ndryshme ka fuqi te ndryshme ne konvertimin e saj ne mandat deputeti.

Veç kësaj, formulat e fiksuara ne Kodin zgjedhor per ndarjen e mandateve ne njesine zgjedhore midis subjekteve zgjedhore,  bejne qe fuqia e votes, e dhene per nje parti politike, per t`u shnderuar ne mandat deputeti, ndryshon ne vartesi te faktit ne se partia eshte apo jo pjestare e nje koalicioni parazgjedhor.

Ndarja ne 12 njesi zgjedhore ka favorizuar partite kryesore. Votat e partive qe nuk arrijnë te kalojne pragun natyror, qe percaktohet nga numri i mandateve ne njesine zgjedhore perkatese, si rregull shkojne ne favor te partive te medha. Zgjedhesite e ktyre partive poltike nuk arrijne te kene perfaqesues te tyre ne Kuvend.

Zgjedhesit nuk zgjedhin direkt perfaqesuesit e tyre. Ne nje pjese te madhe te rasteve, kandidatet e marrin mandatin e deputetit si rrjedhoje e vendimmarrjes se lidershipit te partise

Kodi zgjedhor i jep mundesi zgjedhesit te votoje vetem per subjektin politik qe desheron.  Perfituesi i mandatit percaktohet nga vendi qe ka kandidati ne listën shumemërore te subjektit, vend i cili percaktohet nga lidershipi i parties.

Sistemi zgjedhor qe ne propozojne vlerësojmë se i ka te gjitha mundesite per te zvogluar ne menyre te ndjeshme efektet negative qe kane sjell per demokracine dhe në zbatimin e parimit themelor kushtetues, sipas te cilit “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit” dhe “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”, legjislacioni aktual zgjedhor.

Ne jemi te vetdijshem se ndryshimi qe mund dhe duhet te behet ne Sistemin zgjedhor nuk arrin t`i zgjidh plotesisht problemet, situatat dhe sfidat me te cilat perballet demokracia ne vendi tone. Bashke me të dhe po kaq e rendesishme eshte ndërhyrja dhe ndryshimet qe duhet te behen në ligjin për partitë politike, per financimin elektoral te tyre, për demokratizimin e brendshem te tyre, shmangien e konfliktit të interesit dhe heqjen e monopolit të partive mbi procesin e administrimit zgjedhor./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet e debateve në mbledhjen e Këshilit Politik/ Çfarë kërkoi përfaqësuesi i Bashës

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me Reformën Zgjedhore/ Përfundon takimi i Bashës me aleatët

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, pretendon se qeveria nuk ka asnjë strategji për normalizimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Shehu deklaroi se vendi sot është më keq në fillimin e mbylljes dhe hapjes.

“Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se në fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët”, u shpreh ai në Rtv Ora.



LEXO EDHE:  Administrimi i zgjedhjeve/ PD i përgjigjet propozimit të PS: Rama nuk ka ndërmend të bëjë Reformë Zgjedhore

Demokrati kërkoi një strategji të re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  Administrimi i zgjedhjeve/ PD i përgjigjet propozimit të PS: Rama nuk ka ndërmend të bëjë Reformë Zgjedhore

“Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike”, theksoi Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, vizitoi sot disa familje të prekura nga tërmeti në Manzë, ndërsa për njërën prej tyre Bashkia e Durrësit i përgënjeshtroi deklaratën se nuk ishte përkrahur nga qeveria.

Pas vizitës së Bashës, Këshilli Bashkiak i Durrësit mbajti një mbledhje për të miratuar grantet për rindërtim.

Këtë e bën me dije kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, i cili thotë se Bashkia e Durrësit u vu në lëvizje nga Basha.



“Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindërtim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama.

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ KQZ apel partive

LEXO EDHE:  Administrimi i zgjedhjeve/ PD i përgjigjet propozimit të PS: Rama nuk ka ndërmend të bëjë Reformë Zgjedhore

Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar”, shkruan Xhaferraj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE