Connect with Us

Rama ik apo mik?

Politikë

Rama ik apo mik?

Publikuar

-

Java e fundit ka qenë me mjaft zhvillime në kampin e opozitës dhe Republikën e Re të Lulzim Bashës që ka vjedhur dhe ka ndryshuar identitetin e Partisë Demokratike.

Sot më shumë se kurrë demokratët janë përballë fakteve, të cilat nuk kanë besuar se do t’i shihnin dhe do t’i dëgjonin apo do t’i provoheshin ndonjëherë.

Ato, gjithmonë i kanë parë si veprime dhe akte apo gënjeshtra dhe shpifje të kritikëve të Lulzim Bashës apo kundërshtarëve politikë. Por, koha tregoi se shumica e atyre që folën kundër Lulit, e atyre që thanë detaje kundër Lulit, që nxorrën prova kundër Lulit, kishin të drejtë dhe do të duhej një vit i tërë si viti 2019 për ta provuar këtë që Rama dhe Basha kanë një marrëveshje dhe që Luli nuk mund të bërtasë “Rama ik” sepse ai e ka Ramën mik pavarësisht se përdori një truk politik me djegie mandatesh me protesta e kështu me radhë.

Dogji mandatet për t’i dhënë një mazhorancë kushtetuese Edi Ramës në momentin që iu hap dosja hetimore për lobimet në SHBA nga kompani offshore me pronarë rusë dhe kjo djegie mandatesh i dha një shumicë absolute kryeministrit Edi Rama.

Më pas nuk hyri në zgjedhjet lokale duke i dhënë 61 bashki në tavolinë dhe bërtiti për tre apo katër muaj “Rama ik, Rama ik”. Në fakt Ramën ai e kishte mik dhe po i bënte nder si një mik i vërtetë dhe i shtrenjtë që ishte për të. E kështu ndodhi derisa do të duhej kjo javë për të kuptuar se Lulzim Basha kishtë një pazar me Edi Ramën, e kishte për Reformën Zgjedhore,, e kishte për sistemin zgjedhor dhe do të braktiste të gjitha për mikun e tij.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka ironizon Ramën/ Je tren rrangallë, fundi yt dihet

Luli doli publikisht dhe pranoi sistemin zgjedhor që është në fuqi që është kundër shqiptarëve dhe jo përfaqësues, e pranoi dhe kërkon ta lerë atje siç ishte, pra një betejë 1 vjeçare protestash pa asnjë vlerë. Pranoi që të ketë zgjedhje me Edi Ramën nga Rama ik, Rama u bë mik pranoi që të bëjë sërish Reforme Zgjedhore me Ramën kryeministër, pranoi të ketë tryezë të Reformës Zgjedhore me Gjiknurit e krimit që vidhte votat në Dibër dhe nga Rama ik, Rama u bë mik.

Dhe kështu do të shkojë edhe në zgjedhje me Ramën kryeministër në datën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm me Reformën Zgjedhore me Damian Gjiknurin, pra nga Rama ik në Rama mik, menjëherë sapo gjykata dha një vendim për të mbyllur hetimet për dosjen e tij të lobimeve me para të paguara nga offshore me pronarë rus në SHBA.

Kaq ishte e gjitha, skenari i filmit “Kishte një fillim dhe një fund”, fundi kuptohej që do të ishte i lumtur, nga Rama ik në Rama mik./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet sërish

Publikuar

-

Nga

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet sërish

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është ndalur gjerësisht tek Reforma zgjedhore, për të cilën u arrit një marrëveshje dakordësie mes palëve, në datën 5 qershor.

Në një intervistë për ‘Real Story’ në ‘News24’ Kim theksoi se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen në fjalë, ndërsa shtoi se aty nuk mund të ndodhin më ndryshime të tjera kur reforma të kalojë për miratim në Kuvend.

“Është e ndërlikuar sepse, mendoj, opozita që është jashtë parlamentit bëri një gabim. Nuk duhet të kishin ikur. Thënë kjo, ata fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit pra qartësisht përfaqësojnë një pjesë domethënëse të popullsisë. Pra duhet të jenë pjesë e diskutimit, ndaj mendoj se ishte diçka shumë e mirë që u kthyen në tryezë për të negociuar çështjen e reformës zgjedhore. Në të njëjtën kohë, opozita që qëndroi në parlament bëri saktësisht gjënë e duhur. Në një kuptim, ata shpëtuan demokracinë shqiptare. Dhe sigurisht, shumica është shumica. Ajo që di është se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme” u shpreh Kim.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ MOS I FYENI STUDENTËT DUKE I KRAHASUAR ME LULIN!

LEXO EDHE:  Spaho “tradhëton” Bashën/ Nxjerr zbuluar punën e PD për zgjedhjet

Sipas saj, 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet përsëri.

“Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton.
Sepse kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme”, tha mes të tjerash Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimi në Shqipëri/ Ambasadorja e SHBA: Asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu

Publikuar

-

Nga

Emërimi në Shqipëri/ Ambasadorja e SHBA: Asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu

Nga Shtëpia e Shpalljes së Pavarësisë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka folur rreth emërimit të saj në Shqipëri.

Kim shprehet se është përpjekur të lexojë sa më shumë para se të vinte por se asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu.

“Është emërimi im i parë si ambasadore. U përpoqa të lexoja sa më shumë që mundja përpara se të vija këtu. Por asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu. Kam disa muaj që jam këtu dhe jam përpjekur të udhëtoj sa më shumë që mundem, edhe në kushtet e kufizimeve të koronavirusit…”, tha Kim në një intervistë për “Real Story”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Viti i fundit na ka rraskapitur”/ Majko: Qytetarët kanë reflektim të qartë të ndajnë…

Publikuar

-

Nga

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko teksa ka folur për zgjdhjet e ardhshme ka theksuar se ky vit ka raskapitur qeverinë.

Majko kujtoi tërmetet që shkundën vendin e më pas pandeminë, të cilat ndikuan në ekonominë shqiptare.

“Viti i fundit na ka rraskapitur. Kur diskutoj me qytetarët ja shpreh hapur atë që mendoj.
Nuk besoj se ka pasur ndonjë qeveri tjetër që të jetë goditur nga tre tërmete dhe pastaj nga një virus. Kjo është një histori që ka goditur rëndë jo vetëm themelin e stabilitetit social por edhe një perceprim të caktuar karshi qeverisë. Qytetarët kanë reflektim të qartë të ndajnë atë që vlerësojnë si efikasitet ose jo të qeverisjes”, tha Majko i ftuar në Repolitix./CNA.al

LEXO TE PLOTE