LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ralf Gjoni nuk ia përton Bashës dhe aleatëve/ Vizioni i ca burracakëve i ka kushtuar humbje vendit

14 Janar 2020, 17:15, Politikë CNA
Ralf Gjoni nuk ia përton Bashës dhe aleatëve/ Vizioni i ca

Deputeti Ralf Gjoni me tone ironie i uron mirëseardhjen në tryezën e Reformës Zgjedhore opozitës joparlamentare

Gjoni deklaron se kur vendosi të marrë mandatin e deputetit, kishte në mendje pikërisht atë që ndodhi sot. Ai pretedon se e dinte se ?në vitin 2020, vendi kandidat për BE nuk mund të sillej si një tribu në xhungël, e as si një bajrak i mesjetës, ku bajraktari apo shefi i tribusë është mbi ligjin, kushtetutën e përmbi institucionet?.

Gjoni thotë se koha i jep hakun gjithsecilit dhe qartëson gjithçka, teksa shpreh qëndrimin e tij të mbajtjes në këmbë të institucionit të parlamentit.

?E pra, koha më dha të drejtë mua dhe kolegëve të mi. Tani le të mos t?a shpërdorojmë më, por të punojmë për të ndryshuar së pari sistemin zgjedhor. Shqiptarët meritojnë Shqipërinë e tyre evropiane dhe detyra jonë është t?ia mundësojmë këtë aspiratë. Turp që mungesa e vizionit të ca burracakëve i ka kushtuar kaq shumë muaj humbje kohe vendit. MJAFT! me tribalizma!?, shkruan deputeti në rrjetet sociale, ndërsa ironizon politikanët ?kolegë? që e quajtën tradhtar, duke i uruar edhe njëherë mirëseardhjen në institucione./ CNA.al

16:29 Politikë

Rama ik apo mik?

Java e fundit ka qenë me mjaft zhvillime në kampin e opozitë...

Lajmet e fundit nga