Connect with Us

PS, PD dhe LSI në një tryezë/ Gazetari tregon kush i bëri bashkë

Politikë

PS, PD dhe LSI në një tryezë/ Gazetari tregon kush i bëri bashkë

Publikuar

-

Ulja e tre partive më të mëdha politike në tryezë trazoi edhe më tepër ujërat në politikën shqiptare, pasi kjo marrëveshje e papritur u lexua si pazar mes liderëve të PS, PD dhe LSI.

Por ai që i uli në  një tavolinë Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin duket se ka qenë ambasadori i  Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Këtë e zbuloi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” gazetari Robert Rakipllari , i cili theksoi se gjithashtu ka pasur një ndërmjetësim të fortë amerikan.

“Bazamenti i gjithë kësaj histoire është rezoluta e Bundestagut gjerman. Është negociuar mes të djathtës e të majtës së Bundestagut gjerman. Unë di që në një tryezë që është bërë për Reformën Zgjedhore në Sheraton me përfaqësuesit e komisionit të reformës ku ka shkuar edhe përfaqësuesi i opozitës së bashkuar z.Ivi Kaso, ka pasur një ndërmjetësim të fortë amerikan. Z.Palmer ka pasur bisedë telefonike me z.Basha që opozita të jetë e përfaqësuar në atë tryezë dhe procesi ka vijuar më tej me ndërmjetësim ndërkombëtar. Së fundmi, negociatori kryesor që ka ulur palët në tryezë është ambasadori britanik në Tiranë”, u shpreh Rakipllari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    15 Janar, 2020 at 11:12 am

    Qe te te quajne gazetar duhet te jesh i tille!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Arben Kraja pjesë e mekanizmit të diktaturës”/ Ish-presidenti akuza kreut të SPAK

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani, në një prononcim për mediat nga Shkodra, hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Arben Kraja të cilin e cilësoi se ka qenë pjesë e mekanizmit të diktaturës si dhe përmendi anëtarë të cilët janë evidentuar në tentativë për të bërë pazare aktorë politik.

“Ajo çfarë është më e keqja, është shkatërruar besimi dhe shpresa për një jetë normale. Ndërtimi i institucioneve të drejtësisë duhet të bazohej te fryma e shpresës dhe besimit. Ne do ta ndihmojmë këtë. Opozita e ka mbështetur SPAK për të krijuar një model besimi tek qytetarët. Por në krye të saj është vendosur një njeri i cili ka qenë pjesë e mekanizmit raprezal dhe dhunues të komunizmit si dhe kur njerëz brenda këtyre instrumentave  evidentohen publikisht në tentativa për pazare politike me aktorë politikë, kjo e ka tronditur besimin se këto instrumenta do e rikthejnë këtë frymë. Mazhoranca nuk ka punuar për këtë gjë dhe kjo e trondit shumë besimin e opinionit publik tek këto instrumenta.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shokoi gjithë botën”/ Meta në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut: Të vihet në vend drejtësia

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ishte në Reçak të Kosovës për të përkujtuar 21- vjetorin e masakrës nga gjenocidi serb ku mbetën të vrarë 45 shqiptarë.

Meta u shpreh se masakra e Reçakut shokoi gjithë botën duke vendosur në lëvizje dhe diplomacinë ndërkombëtare.

“Ishte një përgjegjësi për të qenë sot këtu, së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaci dhe gjithë ju, për t;u përkuluar përpara kujtimit të fëmijëve të moshuarve dhe banorëve të Recakut të masakruar barbarisht 21 vite më parë. Ky akt s’mund të përmbyllej më saktë sesa me tre fjalë nga ambasadori Ëalker 21 vite më parë.

Shokoi mbarë botën dhe vendosi në lëvizje diplomacinë botërore, përmes Konferencës së Rambujës për të ndalur luftën dhe për të gjetur zgjidhjen. Dhe më pas me ndërhyrjen e NATO-s. Këto akte me të gjitha zvhillimet dhe pasojat e saj tregoi se liria dhe dinjiteti njerëzor triumfon ndaj gjenocidit, dhunës dhe barbarizmit. Kjo solli dhe drejtësinë ndërkombëtare përmes lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.”-tha Meta.

LEXO EDHE:  PD zgjedh kryetarin e degës 3 në Tiranë

LEXO EDHE:  U braktis nga demokratët e vërtetë/Ku gjeti ngushëllim Lulzim Basha (Foto)

Më tej, ai apeloi që drejtësia të vihet në vend, ndërsa bëri apel edhe për një bashkim të vlerave europiane, që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Të çohet deri në fund drejtësia për autorët dhe organizatorët e këtij krim kundër njerëzimit. Duhet të qëndrojmë për vlerat europiane për të cilat po përpiqemi. Vetëm një e ardhme e përbashkët europiane mund të ndalojë ripërsëritjen e këtyre ngjarjeve.”-u shpreh Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Faktet që kapin “mat” Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Ka një eufori brenda Republikës së re dhe mbështetësve të Lulzim Bashës se çështja e hetimit për financimet e lobimit në SHBA, nga off-shore ruse është mbyllur dhe tashmë Gjykata e Faktit ka dhënë një vendim për të mbyllur me proçedurë, hetimet për këtë çështje.

Në fakt, skandali fillon që me dërgimin e çështjes në Gjykatë, sepse prokurorët kanë qënë të ndarë dhe në konflikt midis tyre.

Është një çështje që është çuar në gjykatë, pa pyetur dëshmitarin kryesor, Nick Muzin, pra lobisti amerikan i cili ka bërë një deklarim në Departamentin Amerikan të Shtetit, dhe që është hetuar nga FBI-ja.

Pra, është dërguar çështja për tu mbyllur në Gjykatë, pa u pyetur dëshmitari kryesor dhe për më tepër çështja nuk është hetuar deri në fund. Janë tre pika, të cilat opinioni publik i njeh, por drejtësia shqiptare i mbyll.

Së pari, janë dokumentat e DASH, ku janë deklaruar se paratë janë paguar nga një kompani Binniata Trade, off-shore ruse, me pronarë rus. Paratë janë paguar dhe kjo është pranuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, është pranuar nga Nick Muzin, lobisti i cili ka bërë këtë deklarim.

Pra, janë dy faktorë.

Së dyti, është Lulzim Basha, i cili live në “Opinion” ka thënë se “Po, janë mbledhur 500 mijë dollarë, nga mbi 100 donatorë në SHBA”.

Pra, Lulzim Basha e ka pranuar dhurimin. Tek e para kemi faktin që janë kryer pagesat dhe tek e dyta kemi faktin se janë pranuar që këto kërkesa janë bërë, por jo nga off-shore, por nga donatorë. Dhe së treti, në hetim i cili është mbyllur, ka një pikë tjetër të rëndësishme.

Si mund të mbyllet një çështje pa u pyetur dëshmitari kryesor i saj?

Pra, prokuroria dhe Gjykata, megjithëse të parët kanë shkuar të ndarë, e kanë mbyllur hetimin dhe ndërkohë, që dëshmitari kryesor i çështjes, që është Nick Muzin, lobisti amerikan që ka bërë deklarimet nuk është pyetur për çështjen në fjalë.

LEXO EDHE:  Tjetër rrjedhje në LSI/ Braktiset Kryemadhi

LEXO EDHE:  Tjetër rrjedhje në LSI/ Braktiset Kryemadhi

Por, si mund të mbyllet një çështje me proçedurë, kur vetë i akuzuari pranon që ka bërë pagesën, por ndryshon burimin. Pranon që ajo ekziston, pranon dhe që është në Departamentin e Shtetit, njeh edhe lobistin,e pranon, por çështja mbyllet sepse as lobisti nuk mbyllet dhe as dokumentat nga DASh nuk merren siç duhet, por Lulzim Basha del dhe mbyll gjithçka me procedurë.

Në fakt, duket se jo çdo gjë është e mundur, sepse apeli e kthen çështjen për gjykim dhe kërkon më tej të thellohen hetimet. Që në fakt do të ishte gjëja e duhur, jo vetëm për Lulzim Bashën, por edhe për shqiptarët, që të mësonin të vërtetën. Përtej euforisë së militantëve apo mbështësve të Lulzim Bashës, të cilët duhet të mësojnë se ai është një njeri që ka lobuar disa qindra mijëra dollarë në SHBA, të cilat i ka pranuar publikisht, por ka gënjyer kur thotë se janë paguar nga donatorë.

Tani të presim çfarë do të ndodhë në shkallët e tjera të Gjykatës dhe si do të shkojë më tej çështja e Lulzim Bashës dhe e financimeve dhe lobimeve në SHBA, të cilat janë kryer jo nga donatorë dhe dhurues shqiptarë, por nga kompani off-shore me pronarë rus./ CNA.al

Skandali i lobimeve në SHBA/ Publikohen dokumentet që “fundosin” Bashën

Video-Lulzim Basha shënon “autogol”/ Deklarata që e vë me shpatulla pas muri

Gjykata e Ramës hedh poshtë departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe deklarimet e lobistit amerikan

MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

LEXO TE PLOTE