Connect with Us

Përplasen dy trena/ 7 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Kronika

Përplasen dy trena/ 7 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Itali.

Dy trena të metropolitanës së Linjës1 janë përplasur duke lënë pas 7 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjëndje të rëndë.

Sipas mediave fqinje, dyshojnë se një prej trenave nuk ka respektuar semaforin e kuq gjë që ka çuar në përplasjen me trenin tjetër që po vinte në drejtim të kundërt.

Të plagosurit po kurohen në dy spitale të Napolit, mes tyre është dhe një prej  makinistëve të njërit prej trenave i cili ndodhet në gjëndje shoku e ka marrrë plagë në krahun e djathtë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Kronika

Dritan Dajti doli në bllok për vizitë mjekësore/ Ministria e Drejtësisë njofton furtunë shkarkimesh

Publikuar

-

Nga

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë së Burgjeve Bardhyl Kaçorri.

Po ashtu mësohet se është shkarkuar edhe drejtori i IEVP-së Peqin Emin Shpata si dhe shefi i Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ferit Mici.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë shkarkimet kanë ardhur pasi i dënuari për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti doli nga burgu për një vizitë mjekësore në zonën e Bllokut.

“Nga strukturat përkatëse të Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e saj, nuk janë zbatuar parashikimet urdhëruese të po këtij urdhri ku parashikohet se “në rastet e shoqërimit të disa të burgosurve të cilët mund të kenë profil të lartë mediatik apo për grupet e presionit, duhet marrë masa të veçanta. Në raste të tilla mund të jetë e nevojshme të reduktohet ekspozimi i tyre në publik dhe mohimi i aksesit të personelit të paautorizuar”.
Në rastin e planifikimit për vizitë të të dënuarit D.Dajti, nga hetimi rezultoi gjithashtu se në planin e masave nuk janë parashikuar masa lidhur me sigurinë e klinikës private dhe nuk është bërë një vlerësim paraprak i lëvizjeve të trupave shoqëruese.
Lëvizja e të dënuarit të sigurisë së lartë nga burgu i Peqinit në qendër të Tiranës (zonën e ish-bllokut), në shkelje të parashikimeve ligjore dhe të gjitha rregullave të mësipërme, përbën cenim të rendit dhe sigurisë publike.
Pas kryerjes së hetimit dhe analizave të kryera nga grupet e hetimit, evidentimit të përgjegjësive të të gjithë strukturave dhe punonjësve të përfshirë, janë marrë këto masa:
1. Lirimin nga detyra të Drejtorit të IEVP-së Peqin, z. Emin Shpata për shkelje të rëndë.
2. Lirimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.
3. Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.
4. Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici.
5. Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.
6. Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me burgim të përjetshëm/ Lirohet nga burgu ish-kreu i bandës së Durrësit

Publikuar

-

Nga

Lirohet nga burgu ish kreu i bandës së Durrësit, Indrit Dokle.

Dokle kishtë marrë dënim me burgim të përjetshëm pasi akuzohej për disa vrasje.

Endrit Dokle kishte marrë dënim me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera në kuadër të të ashtuquajturës Banda e Durrësit. Dokle ishte i vetmi nga anëtarët e bandës së Durrësit i dënuar përjetësisht.

Mësohet se porkuroria e Krujës do të apelojë vendimin për lirimin e Dolkes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në ish-Bllok/ Makina përmbyset në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Sipas BW, një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit të Drejtësisë, ndërsa mjeti drejtohej nga një femër, identiteti i të cilës ende nuk dihet.

Nga aksidenti ka mbetur e lënduar drejtuesja e mjetit, e cila është nisur menjëherë drejt spitalit.

LEXO TE PLOTE