Connect with Us

Pasojat e tërmetit/ Financimet e ministrive shkurtohen me 23 mln euro, preket arsimi

Ekonomi

Pasojat e tërmetit/ Financimet e ministrive shkurtohen me 23 mln euro, preket arsimi

Publikuar

-

Kuvendi shkurtoi fondet e Ministrive dhe Sistemit të Drejtësisë dhe disa institucioneve të tjera në shumën e 23 milionë eurove, si pasojë e rishikimit të buxhetit 2020, për llogari të mbulimit të pasojave, që shkaktoi tërmeti.

Sipas tabelave të institucioneve, shkurtimi më i madh i fondeve është bërë për ministrinë e Arsimit dhe atë të Mbrojtjes. Fondet për arsimin u shkurtuan nga parashikimi fillestar më 2020 me 555 milionë lekë ose 4.5 milionë euro. Ndërsa për ministrinë e Mbrojtjes shkurtimi i fondeve ishte 790 milionë lekë ose 6.4 milionë euro.

Tek Ministria e Infrastrukturës u shkurtuan 285 milionë leke ose 2.1 milionë euro, tek ministria e Brendshme u shkurtuan gjithashtu 2.1 milionë euro.

Fondi shqiptar i Zhvillimin pas rishikimit të buxhetit 2020 do të ketë rreth 3 milionë uro më pak fonde.

Për Ministrinë e Shëndetësisë janë shkurtuar 0,6 për qind e fondeve ose 2.8 milionë euro.

Në ministrinë e Arsimit  janë shkurtuar fondet për arsimin e 9-vjecar, atë të mesëm dhe programet për shkencën teksa është lënë i paprekur fondi për arsimin e lartë.

Janë shkurtuar mbi 700 mijë euro fonde të prokurorisë dhe gjyqësorit, por janë lënë të paprekur fondet për institucionet e reja të drejtësisë SPAK dhe KLP-së.

LEXO EDHE:  Humbi gruan, vajzën dhe mbesën/ Ajet Meçja rrëfen momentet e tmerrit

Përllogaritjet paraprake tregojnë së dëmet që ka krijuar tërmeti i 26 nëntorit në të gjithë vendin, tashmë i kanë kaluar 700 milionë eurot, teksa shumë banesa në zonat e prekura nuk e kanë kaluar vlerësimin teknik, çka do të thotë se fatura do të rritet frikshëm në ditët në vijim.

Duke ia lënë kohës faturën e saktë, ekspertët dhe institucionet janë duke analizuar se si dhe nga mund të gjenerohen burimet financiare për të përballuar situatën e krijuar, sidomos në drejtim të emergjencës dhe rindërtimit. Ky proces do të shtrihet në disa faza, por në fazën e parë, financimet pritet të arrijnë një shumë prej 200 milionë eurosh, ku shumica pritet të jenë burime të brendshme nga buxheti i shtetit.

Qeveria është vënë në lëvizje në dy drejtime, donacionet që përfshijnë një fushatë me qytetarët dhe bizneset në portalin E-Albania dhe një sensibilizim mes donatorëve publikë dhe privatë në vendet e huaja. Nëpërmjet donatorëve Kryeministri Rama ka njoftuar se pret të grumbullojë në periudhën afatshkurtër 7 miliardë lekë, afërsisht 56 milionë euro, ndërsa 20 miliardë lekë (165 mln euro) janë rialokuar nga buxheti i vitit 2020./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Ekonomi

“Pajisjet fiskale s’kanë patur efektivitet në Buxhetin e Shtetit”/ KLSH “i tërheq veshin” MFE-së

Publikuar

-

Nga

KLSH gjatë auditimit të performancës “Efektiviteti i kasave fiskale në rritjen e të ardhurave tatimore” , doli në përfundimin se sistemi i pajisjeve fiskale përgjatë 10 vjeçarit të zbatimit ka pësuar luhatje të vazhdueshme, si në rrafshin e ndryshimeve organizative tatimore, ashtu edhe në marrëdhëniet me biznesin.

Kontrolli i Lartë i Shtetit përmend raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi ekonomitë informale për periudhën 1991-2015, i cili renditi Shqipërinë në vendin e 54 në botë (nga 91 vende të marra në studim), me 28.5% të të ardhurave ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) gjatë kësaj periudhe.

Nga auditimi i këtij institucioni rezulton se, “instalimi dhe përdorimi i pajisjeve fiskale është interpretuar nga organet shtetërore si “shkopi magjik” për rritjen e të ardhurave tatimore dhe uljen e evazionit fiskal, por megjithë koston e konsiderueshme në implementimin e tyre, pajisjet fiskale nuk kanë patur efektivitet në rritjen e të ardhurave tatimore në Buxhetin e Shtetit”.

Sipas KLSH, shuma prej 46.5 milionë euro të shpenzuara për 27 lloje të kasave fiskale në përdorim, nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në të ardhurat tatimore nga TVSH e brendshme apo nga Tatimi i Fitimit.

LEXO EDHE:  Humbi gruan, vajzën dhe mbesën/ Ajet Meçja rrëfen momentet e tmerrit

LEXO EDHE:  Humbi gruan, vajzën dhe mbesën/ Ajet Meçja rrëfen momentet e tmerrit

Studimi ka rezultuar se në periudhën 2017-2018 është ulur raportimi mesatar për kupon dhe se masat shtrënguese nuk kanë dhënë efektin e pritshëm në uljen e evazionit tatimor nëpërmjet  rritjes së të ardhurave tatimore nga TVSh e brendshme apo tatimi mbi fitimin.

KLSH i “tërheq veshin” Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të cilën thotë se nuk ka përcaktuar detyra konkrete mbi menaxhimin dhe monitorimin e mbarëvajtjes së sistemit të kasave fiskale dhe nuk janë vendosur objektiva të qarta, përfitime dhe nuk janë përcaktuar tregues për performancën e sistemit në vijimësi.

Në raport përmendet se, ndikimi i zgjerimit të përdorimit të kasave fiskale ardhurave tatimore, ka qenë i dobët në rritjen e të ardhurave tatimore.

Mungesa e një modeli të suksesshëm për reduktimin e evazionit fiskal, së bashku me zbatimin efektiv të përdorimit të kasave fiskale që është i përhapur dhe i dukshëm, do të vazhdojë të pengojë përmirësimet e ndjeshme në rritjen e të ardhurave”, deklarohet më tej.

KLSH del në përfundimin se duhet adresuar eliminimi i mangësive dhe përmirësimi në të ardhmen i 3 E-ve (ekonomiciteti, efektiviteti dhe eficienca) në implementimin e paisjeve fiskale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Ekonomia globale 2020/ Një perspektivë pozitive nën hijen e Kinës, borxhit dhe tensioneve tregtare

Publikuar

-

Nga

Pas një 2018-e të fortë dhe një 2019-e aspak të lehtë, veçanërisht sa i takon sektorëve të tillë si prodhimi global dhe bujqësia amerikane, perspektiva e përgjithshme për ekonominë globale të 2020-s është çuditërisht e pozitive, shkruan Keith Johnson për Foreign Policy.

Sipas shumicës së parashikuesve më të rëndësishëm, stuhia më e keqe ka kaluar, dhe ata presin që rritja globale të rimëkëmbet: sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar me 3.4 për qind dhe sipas Bankës Botërore me 2.7 për qind.

Një prej arsyeve kryesore që ka ndikuar në këtë dozë të madhe optimizmi është përqasja përgjithësisht më e lirshme ndaj ofertës së parave të marra nga bankat qendrore në të gjithë botën, e cila ndihmoi në kompensimin e një pjese të dhimbjes së shkaktuar nga luftërat tregtare dhe rënia e investimeve në vitin 2019 dhe që premton një rikthim modest gjatë 2020, por që padyshim mbart rreziqet e veta.

Por këto pritshmëri të rritjes bazohen në të dyja rastet, në disa themele kryesisht të paqëndrueshme: një rimëkëmbje në tregjet në zhvillim, të tilla si Argjentina dhe Turqia, që janë goditur gjatë viteve të fundit, të papriturat e mëtejshme të luftërave tregtare, “bombat me sahat të borxhit”, etj.

Ekonomistët presin që situata më e vështirë e 2020 të drejtohet në një kah të vetëm: rënies.

“Rreziqet anësore duket se mbizotërojnë në këtë perspektivë”, vuri në dukje FMN-ja në raportin e saj më të rëndësishëm të botuar së fundmi, Perspektivat e Ekonomisë Globale.

Pavarësisht tensioneve tregtare, sagës së vazhdueshme të Brexit, transformimit ekonomik të Kinës, shqetësimeve për një korrigjim të mprehtë të tregut, bankat qendrore me shumë pak mundësi për të vepruar, niveleve të larta të borxhit dhe rreziqeve gjeopolitike, më poshtë do të lexoni disa arsye të tjera të cilat mund të ndikojnë ose të prishin ekonominë globale të 2020.

Luftërat tregtare

Pavarësisht marrëveshjes paraprake midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për një marrëveshje tregtare, të njohur si “faza e parë”, që premton të paktën një armëpushim midis dy ekonomive më të mëdha në botë, luftërat tregtare janë shumë larg përfundimit të tyre. Kjo marrëveshje tregtare me Kinën e njohur si “faza e parë” nuk është ende një marrëveshje që mund të konsiderohet e përfunduar, dhe projekte të tilla të ngjashme janë shkatërruar brenda muajve të fundit.

Edhe nëse Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Presidenti kinez, Xi Jinping do të bien më në fund dakord për një lloj armëpushimi midis tyre, situatë kjo që do të shoqërohet me një rivendosje të pjesshme të miqësisë tregtare midis dy shteteve, shumica e tarifave që administrata Trump vendosi ndaj Kinës (dhe atyre që Pekini vendosi ndaj Amerikës si kundërpërgjigje) nuk do të hiqen.

Ajo që Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare i referohet me termin “norma e re e tarifave të larta”, do të thotë se rreth dy të tretat e importeve kineze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më shumë se gjysma e eksporteve të Sh.B.A-së në Kinë do të mbeten të tatueshme në nivele relativisht të larta.

Kjo do të thotë një tërheqje e garantuar dhe e vazhdueshme e prodhuesve të SH.B.A.-së që mbështeten në shumë prej atyre mallrave si input për produktet e tyre të gatshme, duke i shtuar dhimbjen financiare të firmave, konsumatorëve ose të dyja bashkë. Kjo do të thotë që tensionet tregtare midis ekonomive të mëdha, shoqëruar edhe me paaftësinë e Organizatës Botërore të Tregtisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis tyre, do të vazhdojnë.

Dhe tensionet tregtare nuk kufizohen vetëm në luftën midis Uashingtonit dhe Pekinit. Me një NAFTA (marrëveshja e tregtisë së lirë) të re të heshtur dhe një armëpushim të dukshëm të Kinës, negociatorët e tregtisë Trump po e kthejnë shikimin e tyre në luftimet tregtare të vazhdueshme me Europën, të cilat përfshijnë mosmarrëveshje të vazhdueshme të tarifave të SHBA-së mbi çelikun europian, tarifave amerikane mbi mallrat europiane për shkak të mosmarrëveshjes Airbus-Boeing dhe tarifave amerikane mbi mallrat franceze si kundërpërgjigje e një takse të diskutueshme dixhitale franshize, një taksë që po merret në konsideratë shumë seriozisht edhe në disa shtete të tjera, dhe që mund ta përshkallëzojë akoma edhe më shumë luftën tregtare.

Ka më shumë se kaq: Mbretëria e Bashkuar do të dalë zyrtarisht nga Bashkimi Europian në fund të këtij muaji, por ky do të jetë fillimi i një sage tjetër: ai i negociatave për arritjen e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Europës përpara fundit të vitit, një afat që zyrtarët europianë mendojnë se është pothuajse i pamundur të arrihet.

Paaftësia për të zgjidhur disa prej çështjeve kryesore, siç janë normat e tarifave midis Britanisë dhe kontinentit ose standardet rregullatore midis dy palëve, mund të çojnë në një drejtim tjetër Brexit në fund të vitit, duke përfshirë investimet e reja, biznesin, besimin e konsumatorit dhe rritjen.

Për t’i bërë gjërat më interesante, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që të negociojnë marrëveshjen e tyre të tregtisë së lirë me Mbretërinë e Bashkuar. Por një gjë e tillë do të nënkuptonte një afrim më të madh të Britanisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i përket rregullimit ekonomik, duke e bërë shumë më të vështirë për Britaninë që të arrijë të përfundojë ndonjë marrëveshje kuptimplotë me Europën.

Në fund të fundit, tensionet tregtare midis ekonomive të mëdha, shoqëruar edhe me paaftësinë e Organizatës Botërore të Tregtisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis tyre, mund të nënkuptojnë një kthim në tregtinë ku shtetet i vendosin tarifat e importeve sipas dëshirës së tyre. Banka Botërore paralajmëron se një rikthim në tarfia më të larta në të gjithë bordin mund të jetë po aq shkatërrues për tregtinë globale saç ishte edhe kriza e madhe financiare e një dekade më parë.

Kina

Dhe, më pas është pyetja që lidhet me Kinën, ose me saktë pyetjet që lidhen me të, të cilat duke pasur parasysh madhësinë e ekonomisë kineze, në mënyrë të pashmangshme marrin një peshë më të madhe në krahasim me pjesën tjetër të botës.

Së pari, ekonomia kineze është qartazi në ngadalësim, dhe jo vetëm për shkak të tarifave të vendosura nga administrata Trump. Një pyetje e rëndësishme është se si do të duket rritja kineze gjatë këtij viti, tashmë në nivelet më të ulëta prej tre dekadash? FMN-ja parashikon një rritje prej 5.8 për qind të PBB-së, shumë më pak se ajo e viteve të fundit, ndërsa sipas Bankës Botërore PBB-ja e saj do të ketë një rritje më të lartë, prej 6.1 për qind.

Sipas Bankës Botërore, një prej faktorëve më të rëndësishëm që Kina mund të përdorë, stimuli fiskal, rrezikon të përkeqësojë një nga sëmundjet që dëmtojnë ekonominë kineze, borxhet e mëdha. Stimuli fiskal mund të funksionojë në planin afatshkurtër, por do të rrezikojë që ndërmarrjet të jenë më pak produktive dhe mbi të gjitha kjo do të ndikojë edhe në rritjen në të ardhmen.

Nëse Kina do të përballet me një ngadalësim të madh, dhimbja do të ndihet diku tjetër, veçanërisht në mesin e shumë vendeve në zhvillim.

“Nëse Kina do të përballet me një rënie të madhe, pasojat nuk do të jenë aq të rënda sa edhe në pjesën tjetër të botës, ku mund të përmendim rastin e Brexit kaotik, por nëse një situatë e tillë do të ndodhë, atëherë kjo do të shoqërohej me efekte masive në ekonomitë e tjera dhe në rritjen globale, sepse Kina është shumë e lidhur me të gjitha ekonomitë e tjera të mëdha”, tha Julian Gewirtz, ekspert në Qendrën Weatherhead për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit.

Ka një pyetje më të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e ekonomisë kineze: A do të vazhdojë  ajo të jetë po aq e ndërlidhur me ekonomitë e tjera, apo do t’i dyfishojë përpjekjet e saj për të arritur ndërvarësinë e saj ekonomike me pjesën tjetër të botës, diçka që duket e ashpër si për Pekinin ashtu edhe për Uashingtonin.

LEXO EDHE:  Fillon ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

LEXO EDHE:  “Kërriç, derrkuc, hajdut”/ Degradon Parlamenti

“Petrifikimi” [1] i marrëdhënieve SHBA-Kinë, është shndërruar tani në një përbërës shumë të rëndësishëm të politikës amerikane, ku ligjvënës të shumtë shpresojnë dhe pretendojnë që qeveria e vendit të tyre të tregohet me e ashpër ndaj Kinës.

“Një prej gjërave më të rëndësishme që mua më shqetëson është ndarja e përjetshme SHBA-Kinë”, u shpreh Cliff Kupchan, Kryetari i Grupit Euroaziatik, një kompani konsulence.

“Marshimi i pandalshëm nga ana e të dyja shteteve për të ndarë të paktën sektorët e teknologjisë, dhe ndoshta edhe më shumë, mund të çojë në vendosjen e “normave të reja të tarifave të larta” dhe t’i detyrojë vendet e treta që të mbajnë ose anën e njërit vend ose anën e vendit tjetër. Dhe kjo nuk mund të konsiderohet fare si një efekt i administratës Trump.

Ajo që z. Kupchan e quan “petrifikim” të marrëdhënieve SHBA-Kinë, është shndërruar në një kërcënim të vërtetë për ekonominë dhe stabilitetin global.

Rasti i Huawei dhe teknologjisë kineze tashmë i dha një shembull konkret asaj që do të thotë nëse Kina kërkon ta bëjë vetë ekonominë e saj, në vend që të bashkëpunojë me partnerët e saj tregtarë, njëkohësisht edhe furnizuesit e saj kryesor.

“Pyetja e madhe e pasigurt është se çfarë nënkupton ky rivlerësim vërtet epokal i ndërvarësisë nga udhëheqja e lartë për të ardhmen e ekonomisë kineze”, citoi më tej z. Gewirtz.

Sipas tij një veprim i tillë, do të përfshijë kapitalizmin shtetëror në një shkallë masive, me krijimin e furnizuesve kombëtarë për industritë kryesore, çmontimin e zinxhirëve ekzistues të furnizimit, një politikë industriale të re dhe më shumë subvencione industriale.

Dhe kjo do të fuqizojë gjithashtu edhe përpjekjet e vazhdueshme të Kinës për t’u çliruar përfundimisht nga mbizotërimi financiar i SH.B.A.-së duke përshpejtuar lëvizjet kineze për të ndihmuar alternativat artizanale ndaj sistemit të pagesave globale të mbizotëruar nga SHBA dhe rëndësisë që ka dollari, të cilat i japin përparësi Uashingtonit ndaj vendeve të tjera dhe duke bërë që këto të fundit t’i nënshtrohen ofertave të vendosura prej tij.

“Nëse jeni një sistem nga lart-poshtë dhe keni vendosur që në fusha të shumëfishta, nga mallrat deri tek teknologjia, potencialisht edhe financimi, ju keni vendosur që duhet t’i besoni më shumë shtetit tuaj, atëherë kjo do të mjaftonte për t’u konsideruar si një prej ndryshimeve më të rëndësishme të 2020. Gjërat, të cilat kanë kohë që janë parashikuar, do të viheshin më në fund në zbatim”, tha z. Gewirtz.

Bomba e borxhit

Në nivel global, borxhi, qoftë borxhi i korporatave, borxhi i familjes, apo borxhi kombëtar, si në ekonomitë e zhvilluara apo ato në zhvillim, është në nivele rekord të larta, i cili është në vetvete pjesërisht një produkt i politikës së parave të lirshme që shumë banka qendrore e ndjekin për të zbutur tregtinë dhe tronditje të tjera të ekonomisë.

Kjo përbën në vetvete një shkak tjetër për t’u shqetësuar, pasi ato banka qendrore, me kamata tashmë të ulëta, nuk kanë shumë hapësirë ​​për të ulur më tej nivelet e borxhit dhe për të qetësuar çdo tronditje të ekonomisë.

Dhe niveli i borxhit është shumë i lartë. Banka Botërore, në një raport të veçantë, vuri në dukje se nivelet e borxhit global arritën në një nivel të lartë prej 230 për qind të PBB-së në vitin 2018, duke u rritur akoma edhe më tej pas atij viti.

Sipas Bankës Botërore, rritja e borxhit është veçanërisht alarmante në tregjet në zhvillim, të cilat kanë rreth 50 trilionë dollarë borxhe, duke i bërë ato veçanërisht të prekshme ndaj nga çdo tronditjeje të mundshme, qoftë nga një ngadalësim i përgjithshëm i ekonomisë, apo nga më shumë luftëra tregtare, apo nga një korrigjim i tregjeve financiare.

Vendet në zhvillim kanë kaluar tre kriza borxhi, në vitet 1980, 1990 dhe 2000, të shoqëruara këto me pasoja jashtëzakonisht të dhimbshme. Sipas Bankës Botërore, një krizë e katërt mund të ndodhë shumë shpejt dhe pasojat e saj mund të jenë akoma edhe më të mëdha se ato të krizave të mëparshme: “Vala e katërt duket më shqetësuese sesa episodet e mëparshme për sa i përket madhësisë, shpejtësisë dhe shtrirjes së akumulimit të borxhit” në tregjet në zhvillim, zbuloi banka.

Sasia e madhe e borxhit global nënkupton që çdo korrigjim i tregut financiar, qoftë i shkaktuar nga luftërat e vazhdueshme tregtare, nga falimentimet e korporatave ose nga paragjykimet apo diçka tjetër, do të ketë ndikime të menjëhershme, veçanërisht në vendet me pak amortizues të integruar.

“Situatat e shumta të shoqëruara me një nivel stresi të konsiderueshëm të tregut financiar mund të kenë efekte gjithnjë e më të rënda dhe të përhapura, në funksion të rritjes së niveleve të borxhit”, tha Banka Botërore. Edhe ekonomitë e përparuara siç janë Shtetet e Bashkuara janë potencialisht të prekshme, me një sektor korporativ me një nivel të lartë borxhi.

Sipas agjencisë së vlerësimit Fitch, perspektiva e saj për rritjen e SHBA-së në vitin 2020 do të jetë në vetëm 0.8 për qind.

“Metrikat e vlerësimit afatgjatë për kapitalet amerikane janë afër niveleve historike të larta duke rritur mundësinë e një korrigjimi, veçanërisht pasi shkaktarët e rrezikut të mundshëm si lufta tregtare me Kinën ose pasiguritë që lidhen me tregtinë ka të ngjarë të vazhdojnë”, përfundoi Fitch.

Rreziqet gjeopolitike

Dhe pastaj kemi të bëjmë me të gjitha problemet e tjera në botë, duke filluar nga tensionet e vazhdueshme midis Iranit dhe Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara deri në përhapjen e kaosit në të gjithë Afrikën e Veriut, tensionet e larta në Azi, qoftë mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut, apo projektet ambicioze të Kinës ndaj Detit të Kinës së Jugut, Hong Kongut dhe Tajvanit.

Ekzistojnë gjithashtu edhe rreziqe të tjera të vjetra politike, siç është ringjallja globale e populizmit në të gjithë botën, që në shumë raste do të thotë të vendosësh në objektiv ekonominë e tregut, në dëm të asaj që nxiti rritjen për dekada të tëra.

“Udhëheqësit globalë nuk po tregohen aspak të kujdesshëm sa i takon Revolucionit të Katërt Industrial dhe ata do të paguajnë më vonë për një qëndrim të tillë”, shprehet Kupchan.

Ka shumë pak udhëzime se si duhet të trajtohet automatizmi, reagimi kundër globalizimit, dhe faktorët strukturorë kundër asaj që unë e quaj “populizëm nativist”, vazhdoi më tej Kupchan. Nëse këto do të ishin thjesht një problem i lokalizuar, si për shembull vetëm në Amerikë apo në Hungari, apo diku tjetër, kjo do të ishte një gjë. Por trazira të tilla politike kërcënojnë gjithashtu shumë prej sinuseve ekonomike që kanë nxitur prosperitet me bazë të gjerë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Kupchan vazhdoi më tej duke thënë se populizmi nuk u beson tregjeve. Dhe në një periudhë të shkurtër kohore, kjo do të shoqërohet me shumë probleme.

Tensioni më i madh, ose konflikti me Iranin si rezultat i fushatës me presion shumë të lartë të administratës Trump, ka shumë mundësi që të ngrejë çmimet e naftës në nivele akoma edhe më të larta, e cila do të vepronte gjithashtu si frenim ndaj rritjes globale.

Protestat e intensifikuara në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, të shoqëruara me luftimet në Libi dhe një Turqi aventureske, shtrojnë pyetje në lidhje me ringjalljen ekonomike të shumë ekonomive në zhvillim të rajonit, vetvetiu një çelës për rritjen globale të këtij viti.

Dhe në Azi, problemet e brendshme ekonomike të Kinës mund të gjejnë shprehje në politikën e jashtme, qoftë në Detin e Kinës së Jugut, qoftë për shkak të bllokimit në Hong Kong, ose mbi të ardhmen e Tajvanit, e cila mund të tronditë tregjet dhe besimin më të gjerë ekonomik.

“Rënia në Kinë do të ketë efekte të rëndësishme globale nëse ajo do ta nxisë udhëheqjen të miratojë një politikë të jashtme akoma edhe më nacionaliste apo edhe më aventureske”, përfundoi Gewirtz.

Procesi me të cilin materiali organik bëhet një fosil duke zëvendësuar materialin origjinal dhe duke mbushur hapësirat origjinale të poreve me minerale./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Shtresa e mesme paguan më shumë taksa/ Sistemi aktual në Shqipëri dënon punonjësit”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se politikat fiskale fiskale të kësaj qeverie dhe kryeministrit Rama kanë prekur që në vitin 2013 shtresën e mesme dhe grupin që quhet “blue collar”.

Sipas saj, kjo fashë qytetarësh që përbëhet nga specialistë në fushën e programimit, specialistë të rinj në fushën e Taksave, Ligjeve apo konsulencës, të cilët kanë shpenzuar vite dhe orë të tëra për t’u zhvilluar në karrierën e tyre rezultojnë të paguajën 19% të vlerës totale të TAP.

“Raporti i bazuar në të dhënat e Taksave dhe Tatimeve shprehet se nga 12.8 mld lekë të mbledhura nga TAP për vitin 2018 fasha e punonjësve që paguhet nga 40 mijë në 90 mijë lekë ka paguar 7,2 mld apo 56% të totalit.
Sistemi aktual i taksave në Shqipëri dënon punonjësit që kanë përgatitje dhe shpenzojnë para dhe energji për trajnimet e tyre. Fashat më të prekura nga paga progresive janë ato nga 40 mijë lekë pagë deri në 90 mijë lekë, pra dija dhe investimi në dije po taksohet nga qeveria më shumë se sa taksohet një biznes. Kjo pabarazi ka detyruar shumë individë që të gjejnë mekanizma të tjerë apo që të kursejnë më pak”, shkruan Tabaku.

Sipas ish deputetes demorkate, PD kërkon që të mos taksojë as dijen dhe as punonjësit që duan të kualifikohen dhe zhvillojnë talentet dhe aftësitë e tyre.

LEXO EDHE:  Foto-Dy ministre “mësyjnë” Majkon, Rama kruhet, Lleshaj i “përmalluar” me Braçen/ Çfarë nuk u pa sot në Kuvend  

LEXO EDHE:  Humbi gruan, vajzën dhe mbesën/ Ajet Meçja rrëfen momentet e tmerrit

“Ne besojmë se taksa progresive ka shkatërruar prosperitetin dhe mirëqënien e qytetarëve dhe mbi të gjitha shtresës së mesme të vendit. ne besojmë se taksat e ulëta do t’i japin mundësi aftësive dhe talenteve të shqiptarëve të zhvillohen. Ndërsa çmimet rriten për çdo të mirë dhe shërbim, të ardhurat e shqiptarëve bien. Kriza e konsumit është gjithnjë e më e prekshme për çdo shqiptar ndërsa të ardhurat bien përditë e më shumë”, shkruan mes të tjerash Tabaku.

Më tej ajo shprehet se e vetmja shpresë për të rigjallëruar punën, konsumin dhe mundësitë në jetë është rikthimi në taksën e shteshtë 9%, uljen e sigurimeve shoqërore 9% dhe barazi të mundësive për këdo./CNA.al

LEXO TE PLOTE