LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri nuk përjashton zgjedhjet e parakohshme

14 Janar 2020, 21:34, Politikë CNA
Pas Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri nuk përjashton zgjedhjet e

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri la të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme mbrëmjen e sotme, teksa po diskutonte për tryezën e sotme me opozitën.

Gjiknuri tha se zgjedhjet e parakohshme nuk janë pjesë e dokumentit, por theksoi se nëse mazhoranca e shikon të arsyeshme këtë, do ta diskutojnë.

?Nëse në një situatë të caktuar kjo mazhorancë mendon se duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, atë do ta vendosim kur të vijë momenti i duhur, megjithëse mos të hedhim re të errëta mbi atë që është arritur?, deklaroi socialisti në emisionin “Opinion”, i cili tha se të gjitha palët kanë reflektuar, pasi para zgjedhjeve partitë duhet të bien në kompromis./ CNA.al

Lajmet e fundit nga