LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk pranoi të firmosë marëveshjen në tryezë/ Hajdari tregon arsyen

14 Janar 2020, 21:46, Politikë CNA
Nuk pranoi të firmosë marëveshjen në tryezë/ Hajdari

Bashkëkryetarja e Komisonit të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari, njëkohësisht përfaqësuesja e opozitës parlamentare, tha se nuk do ta firmosë marëveshjen e propozuar sot në tavolinë me përfaqësuesit e opozitës joparlamentare pa diskutuar me kolegët në Parlament.

?E para nuk e di si janë mësuar këta por unë jam mësuar t?i lexoj njëherë dokumentet, si do aplikohet pastaj nëse do firmoset apo jo. Në parim kam qenë dakord me tryezën për të bërë bashkëpunim me palët por nga ana tjetër është për tu parë pasi ka mangësi të vogla dhe duhet ta diskutoj me kolegët e mi?, u shpreh ajo në emisonin ?Opinion?.

Deputetja theksoi se ajo dhe deputetët e opozitës parlamentare kanë prioritare ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe jo rregullimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga