Connect with Us

Nuk ka dhe nuk bëhen reforma me Damot

Opinione

Nuk ka dhe nuk bëhen reforma me Damot

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja-

Sot një pjesë e mirë e lidershipit opozitar deklaruan pak a shumë se nuk kanë rëndësi personat me të cilët ne u ulëm në tavolinë, por konsensusi për reformën zgjedhore. I pari që e bëri këtë ishte Lulzim Basha, pastaj disa syresh me zëvendësat apo zëdhëneset e tyre. Gjoja konsensusi mbuloi gjithçka apo i vuri kapakun gjithçkaje duke hedhur në kosh një vit të tërë opozitarizmi luajal me shoqërinë civile.

Si nuk paska rëndësi emri? I bie si me thënë, ky është hajduti, ky na vodhi, ky na vrau, ky na i futi para e mbrapa por ne prapë me këtë do i vendosim pikat mbi i. Me këtë do bëjmë marrëveshjet si e kur të vjedhim ne dhe kur këta.

Marrëveshja e sotshme apo takimi i sotshëm, ai që ka pushtuar me foto një tavolinë me katër persona, Damian Gjiknurin e PS, Oerd Bylykbashin e PD, Petrit Vasilin e LSI dhe Rudinën e kurrkujt, nuk dëshmon asgjë tjetër por shitjen totale nga klasa politike të shoqërisë civile.

Për më tepër se cilin parlament përfaqëson Rudina. Për më tepër kur doli si ajo patëllaxhania e vetme mes domateve rifuxho karshi një vendimi kolegjial e publik mbi djegien e mandateve. Një vendimi vërtet radikal por që koha vertetoi se ata që ishin në krye nuk kishin të njëjtat këllqe si shoqëria civile në sheshet publike, po t’i kishin sot do flisnim ndryshe.

Përpara se të shkojmë tek konsensusi kjo tryezë është vula e freskët e deklaratës së presidentit Ilir Meta në lidhje me atë që fatet e vendit i ka marrë në dorë bota. Pavarësisht premisave ana tjetër e medaljes është se shqiptarët kudo e gjithandej janë të aftë veç në vendin e tyre jo. Dhe ata që po përfitojnë në këtë rast është pikërisht kjo klasë politike që nuk ka asnjë lidhje më me shoqërinë civile.

Kur Lulzim Basha thoshte se hiqeni nga mendja të ketë votime me lista të hapura, njerëzit e besuan dhe ia mbushën sheshet. Pasi askush nuk kishte qejf të shikonte iks vemje politike që shkonte deri në mbledhjet e këshillit bashkaiak në qytetin e tij për të vendosur veton a orientimin e qendrës. Shkurt askush nuk e kishte me qejf të shikonte një iks vemje nga skaji i vendit si deputet në qytetin e tij. Kështu edhe kur Lulzim Basha thoshte se nuk ka më zgjedhje të presidentit në tavolina por nga populli, madje sovrani do ketë më shumë të drejta në vendim marrje kjo për të patur një demokraci funksionale etj., njerëzit e besuan dhe ia mbushën sheshet.

Ky besim u kthye në irritim për më tepër kur u publikuan edhe disa video përgjime. Në krye të tyre ishin qeveritar të lartë, ministra që përpose se përdornin një fjalor brutal tregonin sheshit se kishin manipuluar një vend të tërë. Madje përmendnin me qejf deri emrin e kryeministrit. Por nuk ishte vetëm kjo, për vite të me radhë rezultoi se krimi i organizuar ishin bërë pjesë e fortë e qeverisjes, madje mbanin mandate deputeti, dhunonin publikisht zona të tëra. Aq sa siç e kam theksuar edhe më parë vendi u mbush me aeroporte ku uleshin kaçatorrët e drogës.

LEXO EDHE:  Kryemadhi tregon "pengun" e Metës/ “Ka filluar ta vrasë ndërgjegjja”

Nga ana tjetër një goditje tjetër ishin mbajtja e zgjedhjeve votime që sot ka dështuar për faktin e elementit të inkriminuar dhe se në shumë Institucione drejtojnë persona të mbetur aty, apo dyshat, madje edhe ishët pavarësisht largimit. Dhe goditja përmbydhëse ishte edhe mos hapja e negociatave të Shqipërisë për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Madje ishte kriza shqiptare që do merrte më qafë edhe Maqedoninë e Veriut e ndonjë vend tjetër të rajonit. Të paktën kryeministri maqedonas në raport me shoqërinë civile, paktin që kish bërë, e dha dorëheqjen dhe në prill Maqedonia mban zgjedhjet e parakohëshme. Më se normale për demokracinë. Kurse në Shqipëri kryeministri i vendit e vuri një vend të tërë të mallkonte Francën dhe presidentin e saj pa as më të voglin siklet a pa as më të voglën vrarje sedre për më tepër që e kishte premtim elektoral futjen e vendit në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër të gjitha këto ishin më shumë se të bollshme për opozitarizmin, por  pikërisht ai lideri i saj, ai i listave të hapura, i përfshirjes më të madhe të sovranit, shkoi me pushime dhe zgjedhjet e parakohëshme nuk ishin më një opsion. Kur them se ky gjoja konsensusi hodhi në kosh një 2019-të tërë, pra atë mes shoqërisë dhe opozitarizmit, është tradhtia në vazhdë që klasa politike i bën vendit tonë.

Mbani mend që Edi Rama me videon e Ilir Metës vrau 4 vetë, dogji e shkatërroi sa deshi, madje atyre që dogjën e dëmtuan më shumë i bëri ministra e zëdhënës. E njëjta gjë po ndodh edhe më këta të sotshmit, me këta që deklarojnë se nuk kanë rëndësi emrat, me Damon apo jo, rëndësi ka konsensusi etj.

Kësisoj gjithë ato protesta, ai mllef social nuk është asgjë tjetër përballë epshit a oreksit të njëshave. Mllefi social nuk është asgjë tjetër një pordhë në kokë të gjithëve mjafton që karrika e njëshave apo erzi i tyre të mos cënohet. Në një farë mënyre kjo ka kuptimin që gjithçka çfarë thamë për Damian Gjiknurin, i ngjan një zhargoni me të vërtetë politik, rrofshin tradhtarët poshtë tradhtarët. Këtë na e mësuan me radhë këto vite nga Saliu, Edi, Ilir e Luli.

Nëse ky konsensus do ishte arritur me emra të tjerë, pa pjesëmarrjen e të përfolurve qoftë nga e majta qoftë nga e djathta atë here mund të shpresonin se vërtetë Shqipëria po hynte në shinat e demokracisë. Por kjo nuk ndodhi. Dhe siç e kam thënë edhe më përpara, vendi do vuaj akoma stanjacionin, reforma të sforcuara duke pasur të vetmen viktimë, shoqërinë civile pra vet sovranin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. ppa

    31 Janar, 2020 at 4:49 pm

    Futja kot…per gjithe sa ke perrallisur fajine paska Rama.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Garderoba e fitores/ Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?

Publikuar

-

Nga

Garderoba e fitores/ Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?

Nga Bledi Mane

Fizikisht vetëm një herë e kam takuar në ecejaken e mbrëmjes te Pedonalja e Tiranës dhe ia thashë pa teklif e pa turp:

-Burrit ndryshoi berberin dhe garderobën në mënyrë emergjente dhe urgjente!
Për Aurelën po flas, Aurela Bashën, gruan e kryeopozitarit Lulzim i cili po avitet prej 7 vitesh të vijë në pushtet por duket se pushteti po i largohet edhe për arsye estetike.
Nëse e vini re me kujdes si qethet e si vishet Lulzim Basha, nuk ndihet re as një lloj progresi e as një lloj atashimi me tendenca mode e madje nuk ka as më të voglin stil të tij unik. Përballë ka Edi Ramën që ka eksperimentuar pa fund duke rënë jo vetëm në sy, jo vetëm duke larguar vëmendje nga hallet e përditshme por duke u bërë edhe inspirues apo kopjues nga të tretët.

Të dy janë lindur e rritur në kryeqytet, janë të gjatë, të jetuar prej vitesh në Perëndim e të kthyer sërish në Tiranë. Nuk u mungon paraja e as mundësia e blerjes së rrobave të mira, të shtrenjta e të rehatshme por stonojnë nga njëri-tjetri. Edi Rama pa flokë por të paktën kuron mjekrën dhe tullacllëkun e tij, Lulzim Basha me flokë plot por qethet tipikisht si ata nxënësit e dalluar që ulen në bangën e parë dhe riprodhojnë mësimin përmendësh. Edi Rama u rri mbi kokë rrobaqepësve për teshat e tij, Lulit edhe kanatieret dhe benevreket ia blen gruaja. Nuk ka liri në dizajnimin stilor të Lulit por ka një imponim të rrezikshëm bashkëshortor i sforcuar dhe demode. Edi Rama e mbulon bukur defektin në të ecur, Luli e zbulon keq e mos më keq.

LEXO EDHE:  Meta: Kam vënë në diskutim qeveritë, por jo Reformën në Drejtësi!

LEXO EDHE:  Besnik Mustafaj paralajmëron dështimin e Reformës/ Basha dhe Rama kundër ndryshimit të sistemit

Të jemi koshientë, stili dhe sqima e një lideri i shton bonuse kauzës së tij për pushtet dhe madje josh elektorat të dyzuar. Unë nuk e di ku ia blen gruaja rrobat Lul Bashës por thjesht imagjinoj sikur një ditë fushate elektorale Luli të kopjonte Edi Ramën e media ti publikonte foto pa brekë në ndonjë plazh nudistësh, çfarë do bënin militanët demokratë:
Do hidhnin fletët në kutitë e votimit apo me ato fletë do mbulonin nudizmin pa apel seksual të kryetarit të tyre?

Eh mor miq, atëhere do justifikohej opozita si gjithnjë, nuk morrëm pjesë në votime se na vjedhin votat!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Publikuar

-

Nga

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata, të cilët po pranonin një e nga një mandatin në listën vijuese të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Madje edhe i kam paralajmëruar atëherë sharësit me pagesë ose jo, që të mos nxitoheshin duke i fyer dhe degjeneruar deputetët e rinj, se në dorën e tyre do të përfundonin shumë shpejt.

Por nuk e kisha menduar kurrë se “pendesa” do të ishte kaq e thellë dhe kaq qesharake.
Dhe ja ku jemi sot. Ata nuk janë më dallkaukë, sharlatanë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, injorantë, të paqenë, të pabesë, tradhëtarë, gafaxhinj, të shitur, e plot epitete të tjera poshtëruese si këto.

Madje, ata nuk janë as ilegjitimë, siç deklaronte solemnisht, jo vetëm Ilir Meta, që njihte vetëm 82 deputetë të parlamentit shqiptar, sepse të tjerët nuk i quante. Por paskan qenë vërtetë burra dhe gra të nderuara, që nuk i paskemi njohur më parë, se ashtu ishte një punë.

Dhe ja tani ata u shfaqën para nesh madhështorë. Sot kuptuam dashurinë e tyre për Shqipërinë dhe integrimin europian, e cila nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për t’u shprehur, përveçse të jesh dakord dhe të votosh në parlament marrëveshjen e Damianin me Oerdin, për të mos e trazuar fekalen politike, por për ta lënë siç ishte. Dhe ata pikërisht këtë bënë sot, në këtë ditë historike, ndaj edhe e meritojnë respektin dhe admirimin e gjithë popullit.

Por puna është se nuk dimë kë të urojmë më parë; “të sharët me libër shtëpie”, të cilët u kthyen trimfues tek partitë, që i hodhën në rrugë para një viti, apo këto të fundit, që u rikthyen sot në parlament me bisht ndër shalë përmes tradhëtarëve të djeshëm.

LEXO EDHE:  Besnik Mustafaj paralajmëron dështimin e Reformës/ Basha dhe Rama kundër ndryshimit të sistemit

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Kombinati”/ Hetim sekteve okulte, jo diskriminimit të komuniteteve fetare

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Arben Ramkaj

Ngjarja e tmerrshme e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë pak ditë më parë, i tronditi shqiptarët por jo vetëm. Dukuria e vetëvrasjes në vendin tonë është mjerisht shumë e përhapur dhe vjen kryesisht si pasojë e problemeve të rënda socio-ekonomike, apo problemeve mendore të patrajtuara si pasojë e stigmës të fortë që ka shoqëria jonë ndaj personave me shqetësime të tilla.

Dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë që ka pasur vetëvrasje të dyshuara si të nxitura nga sekte apo kulte të caktuara, mbi veprimtarinë e të cilëve shteti shqiptar nuk ka qenë gjithmonë vigjilent. Por ngjarja e 3 korrikut i kalon kufijtë e imagjinatës.
Anisa Josifi, u vetëflijua disa muaj më parë përmes refuzimit disa-javor të ushqimit. E ëma Zhaneta dhe e motra Blerta, nisën të njëjtin ritual makabër, duke besuar dhe shpresuar se sakrifica e tyre do ta ringjallte Anisën e ndjerë.

Në fund, tragjedia e pritshme kurseu vetëm Blertën dhe kjo pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të sinjalizuara nga të afër

Dr. Arben Ramkaj

mit dhe fqinjët. Ngjarja u shoqërua me raportime të sakta por edhe spekulime, me sulme në mediat sociale ndaj besimeve fetare në përgjithësi apo rrymave të caktuara në veçanti.
Menjëherë, drejtues të komuniteteve kryesore fetare në vend, u distancuan nga ky akt, duke u shprehur se në asnjë rresht apo fjalë të librave të shenjtë, Kur’anit dhe Biblës, nuk nxitet vetëvrasja, dhe as premtohet ringjallja fizike e atyre që largohen nga kjo botë.
Hetimet intensive mbi këtë çështje, të bazuara në dëshmi të shumta ende të mjegullta, kanë gjurmuar praninë e ndikimit të një sekti mbi ritualin makabër që ndërmorën anëtarët e familjes Josifi. Dhe fakti që në botë ka sekte apo kulte të errëta, që shtrembërojnë shkrimet e shenjta, apo iu kundërvihen haptazi atyre, predikojnë vetëvrasjen e ndjekësve të tyre, në formën e ritualeve të lashta pagane të flijimit apo vetë-flijimit, nuk duhet të habisë askënd.

Tmerret që kanë prodhuar sekte të tilla janë të panumërta.

Në marsin e vitit 1997, 39 anëtarë të “Portës së Qiellit”, një kult i krijuar në fillim të viteve 1970, të veshur me rroba të errëta, pinë nga një grusht me qetësues dhe vendosën secili në kokë qese plastike. Ishte një nga vetëvrasjet më të mëdha në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Por rekordin më të zi e mban Xhim Xhons me kultin e tij “Tempulli i Popullit”, të krijuar në vitet 1970 në SHBA. Pas problemeve me ligjin në SHBA, ai u tërhoq me ndjekësit e tij në xhunglën e Guajanës në Amerikën e Jugut, ku ndërtoi një mini-qytezë.

Edhe atje nuk gjeti paqe. Pas denoncimeve për dhunë dhe abuzime seksuale, qeveria amerikane vendosi të ndërhyjë. Por Xhons urdhëroi vrasjen e një kongresmeni dhe shoqëruesve të tij që kishin shkuar për një inspektim në kampin e tij, dhe më pas çoi 918 njerëz drejt vetëvrasjes kolektive, përfshirë vetën. Ishte 18 nëntori i vitit 1978.
Fjala ‘kult’ përkufizohet në përgjithësi si një sistem apo një grupim njerëzish që kanë një përkushtim të tepruar ndaj një figure, objekti ose sistemi besimi, zakonisht pas një lideri karizmatik.

Dekadat e fundit, ky term lidhet zakonisht me sektet fetare jo tradicionale që marrin pjesë në praktika dhe akte të këqija, deri në ekstreme. Një nga tiparet kryesore që kanë vënë re studiuesit tek sektet, është se ato kanë prirjen të kenë në krye një udhëheqës të cilin grupi e ndjek me një besim të padiskutueshëm.

shumë kulte fetare, pasuesve u thuhet se udhëheqësi ose themeluesi ka gjithmonë të drejtë. Ata që bëjnë pyetje, nxisin ndonjë kundërshtim të mundshëm, ose sillen në çfarëdolloj mënyre që vë në dyshim besnikërinë e tyre, shpesh ndëshkohen.
Shpesh, edhe për ata që janë jashtë kultit, dhe që shkaktojnë probleme për udhëheqësit, mund të viktimizohen, dhe në disa raste, ndëshkimi është vdekjeprurës. Udhëheqësi i kultit shpesh beson se ai është i veçantë ose madje hyjnor në një farë mënyre.
Kulti dallon edhe nga taktikat mashtruese të rekrutimit. Anëtarëve potencialë u premtohet se do t’u ofrohet diçka që e nuk kanë në jetën e tyre aktuale. Për shkak se liderët përzgjedhin ata që janë karaktere psikologjikisht të brishtë dhe të cënueshëm, nuk është e vështirë bindja e tyre se anëtarësimi në grup do ta bëjë disi më të mirë jetën e tyre.

LEXO EDHE:  Nga Nebil Çika/ Letër e hapur për Calaveran

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Rama: Nuk do ketë amnisti për askënd, uroj që të miratohet

Dhe ky identikit përputhet nga analizat e deritanishme të ekspertëve mbi Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi. Kultet zakonisht i izolojnë anëtarët nga familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre jashtë grupit. Anëtarët mësohen që në fillim që miqtë e tyre të vetëm të vërtetë – dhe familja e tyre e vërtetë – janë ndjekësit e tjerë të kultit.
Kjo i jep mundësinë udhëheqësve të kultit t’i izolojnë pjesëmarrësit nga ata që mund të përpiqen t’i nxjerrin nga tutela ku janë futur. Dhe po sipas dëshmive të familjarëve të afërt, viktimat ishin distancuar radikalisht nga fisi i tyre, duke refuzuar t’i takojnë apo t’u hapin derën. Pas shembjes së diktaturës, Shqipëria ri-lejoi praktikimin e besimit fetar. Dhe që në fillim të viteve 1990 në vend vërshuan shumë organizata e sekte fetare. Shumë prej tyre, pretendonin se e bazonin veprimtarinë e tyre në restaurimin e besimeve fetare tradicionale, por në mënyrën e tyre.

Dhe pikërisht këtu lindën edhe problemet. Shqipëria ka kaluar në këto 3 dekada trauma të rënda, dhe Komiteti Kombëtar i Kulteve, pavarësisht një hovi të madh cilësor në punën e tij mbikëqyrëse vitet e fundit, nuk ka pasur mundësinë të vëzhgojë gjatë gjithë kohës dhe më imtësi strukturën, ideologjinë, veprimtarinë e këtyre organizatave. Si vendi që për 23 vite u shpall me kushtetutë i vetmi shtet ateist në botë, Shqipëria mund të jetë disi e kompleksuar nga fakti se çdo sanksion ndaj një organizate të caktuar fetare, mund të perceptohet si rikthim i represionit anti-fetar. Por nga ana tjetër kjo tolerancë deri në nivele apatie, po shkakton siç po shohim drama të mëdha. Sot nuk ka asnjë studim konkret gjithëpërfshirës se çfarë predikojnë këto organizata, çfarë raporti kanë ato me shtetin shqiptar dhe konkretisht me Komitetin e Kulteve.

Në kontrast të plotë, 5 besimet fetare zyrtare në Shqipëri, myslimane, katolike, ortodokse, bektashiane dhe ungjillorët, kanë një marrëdhënie të hapur dhe shumë bashkëpunuese me organet shtetërore.

Nga ana tjetër unë e ritheksoj këtu qëndrimin e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar, të cilën kam nderin ta drejtoj, se mediat duhet t’i raportojnë ngjarje të tilla me standartet e kodit të etikës, dhe të kenë ndërkohë vetëpërmbajtje për të mos diskriminuar komunitetet fetare, me etiketime që cënojnë dinjitetin e njeriut dhe besimin fetar.

Ngjarje me ndjeshmëri të lartë publike kanë nevojë që të trajtohen nga institucionet shtetërore, njerëzit me profil publik, por edhe nga kompanitë mediatike me seriozitet, dhe në respektimin të lirisë së besimit të çdokujt. Por sigurisht ngjarja e Kombinatit, duhet të jetë një këmbanë alarmi për strukturat shtetërore, por mbi të gjitha për shoqërinë në përgjithësi, që gjithsecili të jetë syçelët dhe të mos bjerë pre e sekteve të tilla, që jo vetëm nuk ofrojnë realisht asgjë, por mund t’ju marrin gjënë më të shtrenjtë, jetën tuaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE