Connect with Us

Një vit që i zvarritët rrugëve shqiptarët / Hajdari bën për “ujë të ftohtë” Bashën

Politikë

Një vit që i zvarritët rrugëve shqiptarët / Hajdari bën për “ujë të ftohtë” Bashën

Publikuar

-

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, e ftuar në emisionin “Opinion”, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha i cili shkeli sot premtin e tij, duke u ulur në tryezë me mazhorancën për Reformën Zgjedhore.

Hajdari theksoi se opozita ka një vit që i zvarrit rrugëve shqiptarët dhe sot ulet në tryezë që mund ta kishte bërë një vit më parë.

“Ju keni një vit të tërë që i humbni kohë shqiptarëve dhe demokratëve, i keni lënë në rrugë, i zvarritët në sheshe, i dhatë molotov, i hoqët nga puna nëpër bashki, i keni lënë në rrugë sot që flasim dhe sot ju u ulët në tryezë për të bërë një Reformë Zgjedhore, gjë që mund ta kishit bërë një vit më parë.

Pse nuk e bëtë  një vit më parë! Nuk ishte nevoja të bëhej e gjithë kjo, të bëhej bojkot. Ju u prekët në plagë sepse thatë ne humbëm kohë gati një vit dhe patëm kosto, shqiptarët patën kosto.

Por sot opozita nuk ka një propozim konkret si e do e zgjidhim këtë problem.

LEXO EDHE:  Nebil Çika letër të hapur Berishës dhe Bashës/ Heshtja ju bën bashkëpunëtorë në krim!

Edhe pse jemi ulur në tryezë nuk kemi një fjalë nga opozita, si do ta zgjidhim, ku janë pikat? Kemi një vit që flasim. Opozita thotë, krimi dorga, droga…

Sot po i japim mundësinë Gjiknurit dhe kryeministrit Rama apo kujdo tjetër në mazhorancë të luaj rolin sikur këto janë padronët e Shqipërisë. U japim të drejtën për të mbajtur shpinën drejtë dhe për të thenë jua kemi thënë dhe ja ku janë sot opozitarët”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    15 Janar, 2020 at 6:55 am

    Opozita keshtu do perfundonte perderisa te futi ty ne listat e saj

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çupi kritika Albin Kurtit/ “Është akoma në provë për Kryeministër”

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka komentuar vizitën e parë të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës në Shqipëri.

Çupi deklaroi se në takim vuri re ftohtësi mes Kurtit dhe kryeministrit Edi Rama, për të cilën pretendon se vjen si shkak të inateve që këta dy krerë qeverish kanë me njëri-tjetrin.

Sipas tij, Rama është një kryeministër racional, ndërsa Albin Kurti është akoma në provë për t’u bërë ose për të mos u bërë kryeministër.

Analisti nuk i kurseu aspak kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, të cilit i kujtoi deklaratat e mëparshme dhe premtimet që nuk i ka mbajtur.

LEXO EDHE:  Nebil Çika letër të hapur Berishës dhe Bashës/ Heshtja ju bën bashkëpunëtorë në krim!

LEXO EDHE:  Akuzat e Bashës/ Rama pastron paratë e drogës

“Mendoj se nuk është Albin Kurti kryeministri i Kosovës. Ai ishte njeriu i Vetëvendosjes që gjithçka do ta vendosë vetë. Albin Kurti ishte njeriu që tha se kurrë nuk do ta njoh flamurin e Kosovës, që tha se nuk do ta pranojë Shengenin Ballkanik, ndërsa sot kemi një kryeministër që ka pranuar heqjen e taksës dhe që ka pranuar Shengenin Ballkanik”, theksoi ai në emisionin “Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkesa e çuditshme në KQZ/ Qytetari nga Vlora kërkon mandatin e deputetit

Publikuar

-

Nga

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme nga një qytetar nga Vlora me banim në Tiranë.

Sipas Abc news, me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ, Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!
Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.
Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:
Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.
-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.
-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.
Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin Ballkanik”/ Paloka i kthehet Ramës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se me një deklaratë të vetme, edhe sot kryeministri Rama rikonfirmoi se për interesa të kujt punon.

Paloka ka kujtuar përgjigjen e Ramës gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit tha se ishte i interesuar për “Makroshengenin shqiptar me parë se për minishengenin Ballkanik”.

“Me një deklaratë të vetme edhe sot Rama rikonfirmoi se për interesa të kujt punon.
Deklaratës së kryeministrit të Kosovës se është i interesuar për “Makroshengenin shqiptar më parë se për minishengenin ballkanik” , Rama ju pergjigj:“Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin rajonal…” Më trocc se kaq Esadi nuk mund të fliste”, shkruan Paloka.

LEXO TE PLOTE