Connect with Us

Nga makina dhuratë, djalit, tek patundshmëritë mijëra euro/ Pasuria e gjyqtarit të “lobimit rus”

Vetingu

Nga makina dhuratë, djalit, tek patundshmëritë mijëra euro/ Pasuria e gjyqtarit të “lobimit rus”

Publikuar

-

Lazër  Sallaku, ëhstë gjyqtari i cili një ditë më parë vendosir të pushojë hetimet ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe të tjerëve.

Lulzim Basha u dërgua në Gjykatës, si i pandehur nga Prokuroria, për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Basha dhe tre përfaqësuesit e opozitës u akuzuan për “falsifikim të vulave dhe stampave”, ndërsa për ta u pushuar hetimi për pastrim të produkteve të veprës penale.

Pavarësisht akuzave të prokurorisë, gjyqtari Lazër Sallaku, doli “në krah” të Bashës, duke pushuar çështjen.

Emri i gjyqtarit Lazër Sallaku nuk është i panjohur për publikun pasi e ka pasur në duar edhe çështje të tjera me personazhe  publike.

Për Sallakun duket se ende nuk kanë përfunduar hetimet e Vettingut, pasi ai ende nuk është përzgjedhur për t’u përballur me KPK-në.

Referuar të dhënave pasurore të tij rezulton se Sallaku, burimin e të ardhurave e ka nga paga, ndërkohë që deklaron dhe patundshmëri.

Fillimishtë në vitin 2008 ai deklaron një shtëpi banimi me sipërfaqe 110 m2, me vlerë 60 000 euro, një makinë tip Mitsubishi, me vlerë 700 000 lekë dhe një motoskaf me vlerë 300 000 lekë. Gjithashtu ai deklaron dhe një kredi për shtëpi,me vlerë 60 000 euro dhe hua,me vlerë 216 000 lekë.

Në vitin 2009 makinën dhe motoskafin i ka shitur, ndërsa një vit më vonë apartamentin dhe kredinë ia ka kaluar ish bashkëshortes.

Në vitin 2012 ai deklaron një autoveturë, Ford Fiesta e bashkëshortes, me vlerë 3  000 euro si dhe 40 000 euro dhuruar bashkëshortes nga nëna e saj me rastin e martesës.

Dy vite më vonë ai deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 100.7 m2. Kësti i parë është paguar 10 000 euro, të dytin nuk e deklaron, ndërsa si vlerë shkruan se është 30 727 euro. Më tej gjyqtari deklaron se paguan 2 400 euro, në një banesë në Kodrën e Diellit.

Ndërsa bashkëshortja, deklaron apartament  banimi 57.6 m2, si trashëgimi, të cilin e ka shitur në vlerën 16 000 euro.

Bashkëshortja ka blerë edhe një makinë që ka kushtuar 7 000 euro.

Në vitin 2016, gjyqtari ka paguar 7 547 euro për një garazh me sipërfaqe 22.9 m2, ndërsa i ka dhuruar djalit, autoveturë, Volsvagen Golf.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Lazëe Sallaku.

Viti 2008(Deklarata fillestare)

Shtëpi banimi, sip 110 m2, viti i ndërtimit 2007, me vlerë 60 000 euro.

Makina tip Mitsubishi, me vlerë 700 000 lekë.

Motoskaf me vlerë 300 000 lekë.

Të ardhura si avokat, shuma 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, shuma 636 532.

Kredi për shtëpi, me kontratë huaje, me vlerë 60 000 euro.

Kontratë huaje,me vlerë 216 000 lekë.

Viti 2008 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga paga dhe dieta, shuma 1 261 431 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 764 921 lekë.

Kredi për shtëpi, me kontratë huaje, me vlerë 60 000 euro. Shuma e shlyer 5 040 euro.

Viti 2009

Shitur makina “Mitsubishi” me vlerë 500 000 lekë.

Shitur motoskafi, me vlerë 180 000 lekë.

Blerë automjeti me vlerë 5 800 euro.

Të ardhura nga paga dhe dieta e subjektit deklarues, në shumën 1 378  612 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 718 213 lekë.

Kredi për shtëpi me vlerë 60 000 euro me afat 20 vjet.Shuma e shlyer është  5 040 euro.

Viti 2010

Shtëpi banimi dhe kredia për shtëpinë i ka kaluar ish bashkëshortes, sipas një vendimi gjykate.

Kursime familjare monetare, në shumën 500 000 lekë.

LEXO EDHE:  Një ditë pas Kuvendit, Lulzim Basha ftesë të rinjve: Bëhuni ndryshimi që kërkoni

Të ardhurata nga paga, dietat dhe si inspektor në KLD, më vlerën 434 611 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në vlerën 622 812 lekë.

Paga e ish bashkëshortes, në vlerën 654 600 lekë.

Viti 2011

Kursime familjare, monetare, 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në shumën 910 254 lekë.

Pension ushqimor për fëmijën, në shumën 120 000 lekë.

Viti 2012

Autoveturë, Ford Fiesta e bashkëshortes, me vlerë 3  000 euro.

Dhuruar bashkëshortes nga nëna e saj me rastin e martesës në shumën 40 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në shumën 979 627 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortessi pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 129 258 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga leja e lindjes në shumën 257 367 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në shumën 927 343 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortessi pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 764 120 lekë.

Viti 2014

Ap me sip 100.7 m2. Kësti i parë është paguar 10 000 euro, të dytin nuk e deklaron, ndërsa si vlerë shkruan se është 30 727 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në shumën 1 118 665 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 721 459 lekë.

Kontribut për detyrimin ushqimor të fëmijës në shumën 120 000 lekë.

Pagimi i qirasë në shumën 2 400 euro, (200 euro në muaj).

Bashkëshortja, ap banimi 57.6 m2, si trashëgimi.

Bashkëshortja, shtuar gjendja cash me 16 000 euro, krijuar nga shitja e ap të mësipërm.

Bashkëshortja, shtuar gjendja cash me 10 000 euro, nga shitja e makinës.

Bashkeshortja ka blerë autoveturë me vlerë 7 000 euro.

Viti 2015

Blerë autoveturë Volsvagen me vlerë 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga e  ish bashkëshortes si pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 386 434 lekë.

Kontribut për detyrimin ushqimor të fëmijëve, në shumat 120 000 lekë, 240 000 lekë.

Pagim i qirasë së shtëpisë me vlerë 4 200 euro.

Viti 2016

Pagimi i këstit të tretë për ap me vlerë 15 596 euro.

Garazh me sip 22.9 m2 me vlerë 7 547 euro.

Dhuruar djalit, autoveturë, Volsvagen Golf.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 096 011 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 762 277 lekë.

Kontribut për detyrimin ushqimor të fëmijës së mitur, në shumën 120 000 lekë.

Pagim i qirasë së shtëpisë me vlerë 1 800 euro.

Viti 2017

Marrë hua 11 000 euro me afat 5 vjeçar.

Marrë me marrëveshje financimi shuma 36 000 euro, për blerjen e pjesës takuese të ap të ish bashkëshortes.

Paguar shuma 45 000 euro ish bashkëshortes, pas zgjidhjes së martesës.

Gjendje kesh, 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 156 874 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 277 096 lekë.

Viti 2018

Gjendje kesh në shumën 50 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 242 389 lekë.

Vajza, deklaron të ardhura nga një aktivitet privat, në shumën 1107,5 euro dhe 18 850 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Vettingu si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë/ Fshihen 50 faqe raport, konfirmohet Ardi Veliu

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Kujtojmë se dje Veliu doli “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u paraqit pa praninë e avokatit.

Në media u raportua  se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera e nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu siç u raportua nëpër media, pasi u fshehën 50 faqe raport për Veliun dhe shume probleme që kanë të bëjnë me kryepolicin.

LEXO EDHE:  “Dashuria” prek majat!/Basha i bën “tagg” Ramës, ja mesazhi

LEXO EDHE:  "Shpresa dhe drita mbi të keqen dhe errësirën"/ Basha uron Pashkët

Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë.
Duket qartë se vettingu në polici është thjesht një instrumet politik si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Klodiana Lala lëshon “bombën”/ Sulm i organizuar nga bandat kundër komandantit të Gardës

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për proçesin e Vettingut ndaj Kreut të Gardës Gramoz Sako.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se nuk e ka njohur nga afër Sakon, por shton se shumë e njohin si një profesionist.

Po ashtu gazetarja Lala hedh dyshime të forta për një sulm të “orkestruar” ndaj Sakos, ndërsa shkruan se një dorë me çdo kusht kërkon ta largojë nga drejtimi i Gardës.

Ndër të tjera Lala thekson se kjo të çon në dyshime për përplasje bandash edhe në Gardë, ndërsa shton se Vettingu ka vdekur.

“Nuk e kam njohur Gramoz Sakon nga afer. Shume me kane folur se eshte profesionist. Fakti qe e sulmojne nga cdo ane me ben te dyshoj se ka nje dore qe do me cdo kusht ta largoje nga drejtimi i Gardes.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 qershorit/Basha mbyll listat e PD

LEXO EDHE:  Artan Hoxha në zyrën e Lulzim Bashës: Ja çfarë i kam kërkuar

Perplasje bandash edhe ne Garde????

Do besoja vertete qe ka probleme me pasurine nese do behej nje hetim i pavarur nga i ashtuquajturi komision Vettingu, qe zyrtaret oligarke te policise i nxjerr te varfer e policet me uniforma te dala boje milionere. Vettingu VDIQ, rrofte Vettingu!”-shkruan gazetarja Lala në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ardi Veliu i pastrehë?/ Gazetari zbulon të pathënat e Vettingut

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elkier Bushkolaj ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për procesin e Vettingut ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i cilëson tallje me shqiptarët, raportimet në media, ku thuhej se Ardi Veliu ka dalë sot “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Sipas tij, deklarata e pasurisë së Ardi veliut, rrëzon propagandën Anti-KÇK të Rilindjes.

“Buzëqeshja e Klement Balilit kur mori vesh se Drejtori i Pergjithshëm i Policise Shtetit, Ardi Veliu, nuk ka as shtëpi dhe as makinë është dëshmi e qartë se tallja e këtij shteti me shqiptarët nuk njeh limite.

Deklarata pasurisë e, Ardi Veliut, rrëzon propagandën “Anti-KÇK” pasi as ne vendet e botës tretë një drejtor policie pa shtëpi mbi kokë dhe pa makinë nuk merr përsipër të sekuestrojë pronat e mafiozëve që kanë mundur të “mbretërojnë” në botën e krimit në Evropë dhe Amerikën Latine.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha në zyrën e Lulzim Bashës: Ja çfarë i kam kërkuar

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 qershorit/Basha mbyll listat e PD

Keqardhje për ata policë që kanë dhënë jetën për këtë vend e mbi të gjitha për familjet e tyre dhe neveri për ata që sot tallen me gjakun e tyre”-shkruan gazetari Bushkolaj në postimin e tij./ CNA.al

Ardi Veliu me “xhepa të shpuar” para vettingut/ Fshihen 50 faqe raport për kryepolicin

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: