Connect with Us

Ndarja nga jeta e konservatorit britanik/ Berisha shpreh ngushëllimet

Politikë

Ndarja nga jeta e konservatorit britanik/ Berisha shpreh ngushëllimet

Publikuar

-

Dy ditë më parë, humbi jetën në moshën 75-vjeçare filozofi dhe ideologu konservator britanik Roger Scruton, pas një sëmundje të rëndë.

Për humbjen e tij ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e quan Scruton si gjeniun e të bukurës dhe konservatorizmit.

Berisha thekson se 75-vjeçari ishte autor i dhjetëra veprave të pavdekshme në fushën e filozofisë, mendimit konservator, të lirisë, estetikës, të bukurës dhe letrave.

“Kam lexuar me shumë interes studime dhe vepra të këtij anglezi kollos, kam patur fatin që ta pres dhe bisedoj me të në një takim që do ruhet gjithmonë në memorien time. Duke shprehur pikëllimin tim të thellë dhe ngushëllimet më të ndjera familjes për këtë humbje të madhe, lutem për të! RIP Roger Scruton!”, shkruan Berisha ndër të tjera në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fuga dhe Veliaj kërkojnë kontrollin e AMA-s/ “Banda” e këshilltarëve vërsulet në garë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja e kryetarit të ri të Autoritet të Mediave Audiovizive ka nisur dhe po vazhdon me shkeljen e ligjit nga ana e mazhorancës socialiste.

Sot në Komisionin e Medias në Kuvend kanë mbërritur 4 emra të propozuar nga Partia Socialiste.

Maklen Misha, Denis Dedej, Edvin Kukunja dhe Fatjon Hoxhalli janë kandidatët të cilët janë propozuar nga PS-ja, shkruan Syri dhe thekson se të gjithë kandidatet janë në shkelje te ligjit.

Të gjithë emrat e propozuar njihen për afërsinë me Erion Veliaj dhe Endri Fugën, pasi janë të gjithë njerëz që kanë punuar dhe janë promovuar politikisht nga të dy.

Por me ligjin për AMA-n të gjithë kandidatët e propozuar janë në shkelje të plotë të ligjit.

Sipas ligjit thuhet se kandidati për kryetar i AMA duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

10 vite eksperiencë pune

Nuk duhet të jetë anëtar partie/shoqate politike

Dhe të mos jetë kandidat për deputet në 2 zgjedhjet e fundit, kryetar Bashkie, anëtar i Kryeministrisë apo prefekt në 3 vitet e fundit.

Por të 4 kandidatët e PS-së i shkelin këto kushte.

1. Maklen Misha, këshilltar i Erion Veliaj, këshilltar politik i Olta Xhaçkës, djali i Pirro Mishës. Ky i fundit 5 vitet e shkuara anëtar i bordit të AMA-s.

2. Denis Dedej, drejtori i komunikimit në Bashkinë e Tiranës, nipi i Alfred Pezës.

LEXO EDHE:  Skandal te Mali i Robit/Shikoni çfarë ndodhi në 05:30 të mëngjesit (Video)

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Bandat e PS po grabisin ndihmat për të përmbyturit

3. Edvin Kukunja, këshilltar politik i Etilda Gjonajt në Ministrinë e Drejtësisë.

4. Fatjon Hoxhalli, këshilltar politik i Niko Peleshit në Kryeministri dhe Ministri të Bujqësisë.

Ky është rasti kur Rilindja tregon se kërkon të kapë me çdo kusht edhe institucionet e balancuara politikisht. Qëllimi janë gjobat, presioni dhe shantazhi ndaj medias.

Kandidimi i katër kamikazëve politikë me urdhër, tregon se Rama dhe Veliaj duan të kenë nën thundër median, e cila nuk po i nënshtrohet, kryesisht ato online.

Me ndryshimet e fundit ligjore dhe kapjen e AMA-s, Edi Rama kthehet në kryetar të komisionit të gjobave ndaj medias, detyrë me deligim që ja ka kaluar Fugës. Ky i fundit ka përgatitur listën e bandës së këshilltarëve politikë, të gjithë aktivistë dhe mbështetës të hapur të Partisë Socialiste.

Kapja e AMA- s dhe kandidimi i këshilltarëve të ministrave është tashmë fakt dhe vërteton edhe njëherë se kryeministri kërkon të kontrrollojë mediat kritike, duke i monitoruar dhe gjobitur ato me këshilltarët e kabinetit të tij.

Shumë shpejt mund të kemi Maklen Mishën kryetar te AMA-s, por defakto do jetë çifti Fuga-Veliaj si të deleguar të Ramës për të copëtuar dhe gjymtuar mediat kritike në vend./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi i Metës me kongresmenin amerikan/ Reagon Eliot Engel

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komisionit për Politikën me Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, ka mbajtur një takim me presidentin Ilir Meta.

Për këtë ka reaguar vetë Engel, i cili deklaron se së bashku diskutuan për situatën politike në Shqipëri dhe kontributin e vendit tonë në NATO.

Një tjetër temë diskutimi, mësohet se ka qenë edhe integrimi i Shqipërisë në BE dhe marëveshja e Mini-Shengenit Balllkanik.

LEXO EDHE:  Berisha mesazh të fortë socialistëve/Pse po e braktisin Ramën aleatët, kuptoni se …!

LEXO EDHE:  Foto-Mesazhi/Zbulohet skandali me ujin e pijshëm në Tiranë, Bovilla plot

“Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin Ilir Meta. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kontributin e saj në NATO, përpjekjet e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe për çështjet e ngritura rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan”, shkruan kongresmeni amerikan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çupi kritika Albin Kurtit/ “Është akoma në provë për Kryeministër”

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka komentuar vizitën e parë të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës në Shqipëri.

Çupi deklaroi se në takim vuri re ftohtësi mes Kurtit dhe kryeministrit Edi Rama, për të cilën pretendon se vjen si shkak të inateve që këta dy krerë qeverish kanë me njëri-tjetrin.

Sipas tij, Rama është një kryeministër racional, ndërsa Albin Kurti është akoma në provë për t’u bërë ose për të mos u bërë Kryeministër.

Analisti nuk i kurseu aspak kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, të cilit i kujtoi deklaratat e mëparshme dhe premtimet që nuk i ka mbajtur.

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Sali Berisha tregon se përse revolta do të vijojë

LEXO EDHE:  Shpërthen Sali Berisha ndaj Sokol Ballës: Mori 200 mijë euro nga një ish-ministër i Ramës

“Mendoj se nuk është Albin Kurti kryeministri i Kosovës. Ai ishte njeriu i Vetëvendosjes që gjithçka do ta vendosë vetë. Albin Kurti ishte njeriu që tha se kurrë nuk do ta njoh flamurin e Kosovës, që tha se nuk do ta pranojë Shengenin Ballkanik, ndërsa sot kemi një kryeministër që ka pranuar heqjen e taksës dhe që ka pranuar Shengenin Ballkanik”, theksoi ai në emisionin “Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE