Connect with Us

Megaoperacioni me 40 të shoqëruar/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja

Kronika

Megaoperacioni me 40 të shoqëruar/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja nga megaksioni i policisë, që çoi në shoqërimin e 40 personave.

Sipas Lalës, të shoqëruarit, me urdhër të prokurorisë së Tiranës, janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, por dhe ndërtues.

Ata dyshohen të kenë falsifikuar dokumentet duke u akuzuar kështu për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

“ Në mesin e të ndaluarave është Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës. Burime zyrtare nga prokuroria thanë se zyrtarët dhe ish-zyrtarët dyshohen për shpërdorim detyre për ato godina që kanë pësuar dëmtime të rënda. Janë ndaluar dhe disa ndërtues. Emrat nuk janë bërë të ditura publikisht, pasi aksioni po vijon në këto momente. Fillimisht ishte prokuroria e Durrësit që ngriti akuza ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve pas dëmeve nga tërmeti. Ata akuzohen jo vetëm për falsifikimin e dokumenteve, por ka pasur dhe raste të ndërhyrjeve në strukturë në këto godina”, ka theksuar Lala në një lidhje telefonike për Neës 24./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U pezulluan për shpërdorim detyre/ Gjykata rikthen në detyrë dy policët

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Krujës rikthen në detyrë dy punonjësit e policsë të pezulluar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për policët Muharrem Celami dhe Kadri Daci, që u pezulluan nga detyra më 7 shkurt.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kishin kërkuar azil/ Riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika 40 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

40 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika.

Blutë bëjnë me dije se mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille, në Francë, u riatdhesuan 40 shqiptarë, nga të cilët 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

Mësohet se prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

LEXO EDHE:  Klodiana Lala: Kam dokumenta të tjera që kompromentojnë Dakon

LEXO EDHE:  Arrestimi i biznesmenit për skandalin me naftën Virxhin/ Ja çfarë kërkon prokuroria

Policia thekson se Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në Vlorë/ Digjen disa hektarë me shkurre

Publikuar

-

Nga

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, ku si pasojë e flakëve janë djegur disa hektarë me shkurre.

Për shkak të terrenit të vështirë, pasi është një zonë moçalore, zjarrfikësja e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë për të shuar zjarrin.
Mësohet se në vendngjarje është vetëm policia e Orikumit e cila po mbikqyr situatën./CNA.al

LEXO TE PLOTE