Connect with Us

Media në dorë të satrapëve politik/Zëri Amerikës: Zyrat e shtypit distributor lajmesh të fabrikuara

Denoncim

Media në dorë të satrapëve politik/Zëri Amerikës: Zyrat e shtypit distributor lajmesh të fabrikuara

Publikuar

-

Media në Shqipëri pritet të ndeshet gjatë këtij viti me një terren në vështirë përballë propagandës në rritje të zyrtarëve dhe ngushtimit të hapësirave të lirisë për informim dhe raportim. Konstatimi vjen nga grupimet e gazetarëve dhe të shoqërisë civile, që thonë se media po funksionon përmes një sistemi të deformuar, për shkak të ndërthurjes se interesave financiare të disa pronarëve me pushtetin politik.

Kështu e nis raportimin nga Tirana korespondentja e radios  “Zeri i Amerikës”, që duke ju referuar përfaqësuesve të shoqatave të gazetarëve dhe shoqërisë civile thotë se drafti anti-shpifje i qeverisë, që kritikohet njëzëri nga komuniteti i gazetarëve dhe institucionet ndërkombëtare, me argumentin se ngushton hapësirat e informimit dhe raportimit në mediat on-line, erdhi në një moment kur këto media po sfidonin lajmet që prodhohen dhe shpërndahen nga zyrat e shtypit.

Spektri mediatik shqiptar, vijon VOA, vlerësohet nga analistë, gazetarë dhe pjestarë të shoqërisë civile, i qenë nën trysninë e vazhdueshme të zyrtarëve të veshur me pushtet. Informaliteti në media, propaganda qeveritare dhe ngushtimi i hapësirës së informacionit dhe raportimit janë sot problemet më shqetësuese.

Analisti Fatos Lubonja argumenton se ka një vetëdorëzim të medias, pasi ato nuk janë produkt i tregut të lirë, por i binzeseve të pronarëve.

Vetëdorëzimi është i qartë, ka të bëjë me konfliktin e interesit që kanë pronarët e mediave, të cilët duhet të mbrojnë interesat e bizneseve të tyre. Mirëpo këtu ka një konflikt, sepse nga një anë rritja dhe mbajtja në këmbë e biznesit në Shqipëri është bërë gjithë e më e pamundur pa mbështetjen e qeverisë, pa tenderat që jep qeveria, pa lejet e ndërtimit, lejet e ndryshme, konçensionet. Dhe pa dyshim që qeveria pastaj përmes kësaj kapje, që i ka bërë ekonomisë, ushtron presion mbi produktin tjetër, që duhet të prodhojnë mediat që është informacioni”, argumenton Lubonja.

Gazetari i BIRN Gjergj Erebara thotë se numri i gazetarëve aktivë është në rënie dhe se redaksitë në media të ndryshme janë në tkurrje, për shkak të zvogëlimit të buxhetit të reklamave dhe ndërthurjes se interesave financiare të disa pronarëve të medias me pushtetin politik.

“Tregu shqiptar është i dominuar nga shumë pak reklamues të mëdhenj, përsa i përket televizioneve. Gazetat, që janë kontribut i qytetarit drejtpërdrejt, në financat e një media, është në rënie drastike, drejt asgjë​simit total. Gjatë vitit të kaluar u mbyll dhe gazeta Shekulli print, që ishte një nga gazetat më të vjetra në vend”, – thotë Gjergj Erbara, gazetar i BIRN.

Dhe kjo gjendje ka sjellë përparimin e propagandës së zyrtarëve, thonë gazetarët. Informacioni dhe raportimi është zëvendësuar me prodhimin e lajmeve të realizuara nga zyrat e shtypit, pohojnë ata.

“Propaganda zyrtare determinon informacionin dhe raportimin në media. Më së shumti kjo është e ndikueshme si e tillë mbi median tradicionale, të cilat aktualisht kanë dhe pjesën më të madhe të tregut mediatik të Shqipërisë”, shprehet Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Analisti Fatos Lubonja kur flet për rritjen e propagandës së qeverisë ka parasysh televizionin e kryeministrit ERTV.

LEXO EDHE:  Rama ruhej si të ishte Donald Trump/ Nga kush ka frikë kryeministri?

“Ky është një nga skandalet dhe turpet më të mëdha të Shqipërisë, ku kryeministri krijon në zyrat e tij televizionin e tij, që prodhon vazhdimisht lajmet siç do vetë, si edhe shpërndan lajmet në gjithë televzionet e tjera private dhe publike”, thotë Fatos Lubonja, analist.

Interesit të “Zërit të Amerikës” mbi shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe shoqërisë civile për propagandën në rritje të zyrtarëve të qeverisë, për produktin e gatshëm që u ofrohet mediave nga televizioni i Kryeministrit ERTV, kostot e tij dhe faktin se kush i mbulon ato, zyra e shtypit pranë Kryeministrit nuk iu përgjigj.

Gazetarët mendojnë se zyrat e shtypit janë prodhuesit më të mëdhenj të lajmeve të rreme në Shqipëri. Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj thotë se gjatë punës së saj gjen gjithnjë e më pak hapësirë transparence në zyrat dhe faqet online të institucioneve, sidomos kur interesohet për menaxhimin e parave publike.

Do të sjell një shembull. Agjensisë së Prokurimeve Publike ne i dërgojmë vazhdimisht kërkesa për informacion për dokumenta që janë në faqen e tyre por që nuk klikohen, ose nuk janë të aksesueshme, ose mungojnë tabela të tëra të cilat afishohen si tabela të mundshme për publikim, apo për tenderat, të cilët i kanë vetëm në një periudhë dy-tre javore dokumentacionin on line. Dhe cila është përgjigja e tyre? Është që ku dokumentacion dhe gjithçka tjetër është e aksesueshme në buletin. Ne e dimë shumë mirë​ që buletinet janë formate krejt të shkurtuara dhe detyrimi për t’i publikuar në​ faqen elektronike është krejt i ndryshëm”, – shprehet Aranita Brahaj, drejtore e Open Data Albania.

Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë mendon se në momentin që qeveria u ndje e kërcënuar nga mediat e reja on-line, vendosi të miratojë ligjin antishpifje i cili detyron AMA të marrë rolin e gjykatës dhe mediat ta paguajnë gjobën pa shkuar në gjykatë, që praktikisht, sipas zotit Çipa, do të thotë mbyllje e tyre…

Analistët dhe gazetarët i shohin përpjekjet e qeverisë për miratimin e draftit anti-shpifje si vazhdimësi e vullnetit të mbrapshtë për të kontrolluar mediat.

Nuk jemi në kohën kur qeveria ndikon politikën editoriale, jemi në kohën kur qeveria kontrollon në mënyrë tërësore politikën editoriale”, – thotë Gjergj Erebara.

Presidenti Ilir Meta të dielën e ktheu draftin antishpfije të qeverisë në parlament për rishqyrtim, me argmumentin se bie ndesh me parimet kushtetuese, ndërkohë që Unioni i Gazetarëve paralajmëron që nëse shumica qeverisëse nuk tërhiqet, do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Në këto kushte media pritet të ballafaqohet gjatë këtij viti me një terren të vështirë, në përpjekje për të ruajtur të pacunguar informacionin dhe raportimin, përballë propagangës dhe tentativave të pushtetit politik për ngushtimin e hapësirës së lirisë së medias në Shqipëri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Stop” denoncon skandalin/ Mësuesi i kërkon favore seksuale nxënëses në shkëmbim të mungesave

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” sjell sonte në mbrëmje rastin e një mësuesi që kërkron të abuzojë seksualisht me nxënësen e tij.

Historia zhvillohet në një nga shkollat e vendit, ku mësuesi ofrohet ta ndihmojë nxënësen e tij  me mungesat në këmbim të intimitetit.

Madje që ta bëjë për vete nxënësen, arsimtari tregon edhe “bëmat” e jetës se tij seksuale. Për kë mësues bëhet fjalë dhe si zhvillohet historia, do të mund ta mësoni sonte në mbrëmje në oren 20.10 në emisionin “Stop” në ekranin e televizionit Klan./CAN.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncon”Stop”/Avokatja e Otrantos vjedh paratë e viktimave dhe kërcënon të afërmit e tyre!

Publikuar

-

Nga

28 marsi 1997 është një datë që nuk harrohet për popullin shqiptar. Një anije “Katëri i Radës”, u nis nga Vlora për në Brindizi me 115 persona, fëmijë, gra e burra, që ishin nisur në kërkim të një jete më të mirë. Anija shqiptare u ndoq nga dy anije ushtarake të flotës italiane, sapo kishte dalë në ujrat ndërkombtare dhe anija “Sibila” përplasi anijen “Kateri i Radës”, duke shkaktuar një tragjedi me 81 të mbytur, 24 prej të cilëve nuk iu gjet trupi kurrë.

LEXO EDHE:  “Nuk janë vetëm gazetarët”/ Paralajmërimi i fortë i deputetit për Ramën

LEXO EDHE:  Mesazhi i deputetit të video-skandalit erotik/ “Qeveria do kërcejë nga belaja”

Sot në “Stop”vijnë 5 dëshmi ekskluzive të të afërmve të viktimave. 5 vjet më pas përfundoi cështja penale për këtë tragjedi, por ende sot, të afërmit e viktimave nuk kanë marrë paratë për shpirtrat e humbur.

Avokatja Natasha Shehu ka mashtruar qytetarët fatkeqë, duke u marrë paratë së bashku me bashkëshortin e saj, e duke i kërcënuar ata me lloj-lloj formash.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Vdiq se i ra vetrata e xhamit në kokë/ Prokurori prej 2 vitesh zvarrit hetimin, kërcënon familjarët

Publikuar

-

Nga

Rreth dy vjet më parë, në mars të 2018, 67 vjeçari Ramadan Kaçaj, nga Vlora, humb jetën, pasi gjatë një ere të fortë, duke ecur në trotuar, i bie në kokë një vetratë xhami e vendosur në katin e dytë të një pallati në lagjen 28 Nëntori. Pas një ore, i moshuari humb jetën në spital. Prokuroria pas kësaj ngjarje nis një hetim. Hetim që në mars bën plot dy vjet që ka filluar, por që ende nuk ka asnjë autor apo të ndaluar. Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, mendohet se ka zvarritur hetimin. Pretendimi i tij është ngarkesa me dosje. Madje ai shprehet se për shkak të kësaj ngarkese po i dalin njerëzit nga burgu.

Bashkëshortja dhe djali i viktimës, duke parë neglizhencën e prokurorisë në hetimin e kësaj çështje ju drejtuan emisionit Fiks Fare. Sipas tyre prokuroria nuk ka seksuestruar as provën materiale, vetratën apo videon e ngjarjes. Videon e kanë gjetur vet familjarët dhe ja kanë dhënë prokurorit dhe avokatit, por këta të dy sot, ja hedhin fajin njëri-tjetrit. Gjithashtu gruaja është në gjendje shumë të keqe ekonomike, pasi bashkëshorti ishte i vetmi që punonte dhe sillte  të ardhura.

Djali i viktimës, Bledar Kaçaj ditën që ka ndodhur ngjarja, pasi është njoftuar nga të afërmit ka shkuar menjëherë  në vend dhe gjëja e parë që ka bërë pasi ka shtruar babain në spital, është të kërkonte të dinte se çfarë kishte ndodhur. Tek një biznes përballë pallatit, ai kishte marrë videon e aksidentit. Në këtë video duket qartë momenti kur vetrata mbi 4 metra e gjerë, bie mbi viktimën ndërkohë që ai po ecte në trotuar. Këtë video, djali ja ka treguar më pas, avokatit të tij dhe prokurorit. Avokati pretendon se me proceverbal, diskun e videos e ka dorëzuar në prokurori. Prokurori edhe pas kaq shumë kohësh thotë se nuk e ka këtë video edhe pse gjatë bisedës disa herë kundërshton veten në ato që thotë.

Akti i ekspertizës Mjeko-Ligjore

Prokurori çështjes në dy vjet, nuk ka ende në dosje aktin e ekspertizës mjeko-ligjore. Kur djali i viktimës, kërkon këtë akt tek prokurori, ky i fundit tek kërkon në dosje habitet dhe pretendon se spitali nuk ja paska sjellë aktin e ekspertizës. Sipas tij i duhet të bëj një tjetër kërkesë. Fiks Fare kontaktoi me mjekun i cili ka bërë ekspertizën. Sipas Dr .Blerim Peli, akti i ekspertizës i ka shkuar prokurorisë jo më larg se një muaj nga ngjarja. Shkresë kjo e dërguar zyrtarisht nëpërmjet postës.

Akti i Ekspertizës Teknike

Sipas prokurorit Llaho, asnjë ekspert në qytetin e Vlorës nuk ka pranuar që të bëj aktin e ekspertizës, pasi çështja është aksident me vdekje. Ai thotë se ata njihen me njëri- tjetrin dhe i vetmi që pranoi është një ekspert me mbiemrin Elezi. Por edhe ky ka kërkuar ndihmë pasi nuk e bën dot vetëm ekspertizën. Jo vetëm për shkak të çështjes delikate por edhe për faktin se pronarët e pallatit ku ka ndodhur ngjarje sipas prokurorit nuk i lejojnë të hyjnë në ndërtesë. Në këto kushte, prokurori ka kërkuar ekspertë nga Tirana. Ai thotë së njërën nga herët, eksperti Elezi ka mundur të hyjë në godinë fshehurazi dhe ka nxjerrë disa konkluzione. Sipas tij ka shkelje, pasi vidat që janë përdorur për të kapur vetratën janë dy herë më të vogla se vidat që duhet të ishin përdorur. “Aty shkelje ka, ai do shkoj në burg, por ti bëj durim” i shprehet prokurori në ballafaqim djalit të viktimës. Gjithashtu djali ballafaqohet edhe me avokatin e çështjes Edmond Demo. Ky i fundit i thotë që videon ja ka dorëzuar prokurorit, por ai me siguri do ta ketë humbur. Gjithashtu ai e pranon se asnjë ekspert nuk merr përsipër të bëj aktin e ekspertimit teknik, ndaj për këtë arsye i kishte kërkuar djemve të viktimës që ta gjenin vet një ekspert për të bërë aktin. Sipas tij, një shkelje tjetër e prokurorit, është fakti që vetrata nuk është sekuestruar nga prokuroria, por e ka akoma pronari.

LEXO EDHE:  “Nuk janë vetëm gazetarët”/ Paralajmërimi i fortë i deputetit për Ramën

LEXO EDHE:  “I gatshëm për tryezë me PD”/ Rama mesazh Bashës

Prokurori kërcënon djalin e viktimës “më ke prerë në besë”

Fiks Fare bashkë me djalin e viktimës u interesuan pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ku kontaktuan me prokurorin e çështjes. Gjatë ballafaqimit prokurori i kërkoi gazetarëve të dilnin jashtë, pasi ai nuk kishte detyrim që t’i jepte llogari apo informacion. Në momentin që hyjnë në prokrurori, gazetarja nuk u ndalua nga askush për të vajtur në zyrën e prokurorit bashkë me djalin. Sapo hyjnë në zyrë, ajo u prezantua si gazetare e Fiks Fare, por e gjithë kjo situatë irritoi prokurorin i cili menjëherë kërkoi të dilnin jashtë. Me insistimin e gazetares së Fiksit i vetmi justifikim që prokurori dha, ishte fakti që ishte shumë i ngarkuar duke i treguar pirgun e  dosjeve mbi tavolinë. Më pas,  Ai thërret rojen e sigurisë për të nxjerrë gazetaren bashkë me djalin jashtë. Këtu  debati degjeneroi në dhunë verbale dhe fizike. Deri aty sa prokurori e kërcënoi djalin “Më ke prerë në besë, e di unë çdo të bëj”. E gjithë kjo vetëm se djali ishte ankuar tek Fiks Fare./Top Channel

LEXO TE PLOTE