Connect with Us

“Më pis edhe se 17 Maji”/ Jozefina Topalli ashpërson tonet ndaj Bashës: Pa hequr Lulzimin nuk ik Rama

Politikë

“Më pis edhe se 17 Maji”/ Jozefina Topalli ashpërson tonet ndaj Bashës: Pa hequr Lulzimin nuk ik Rama

Publikuar

-

“Më pis edhe se 17 Maji”, kështu shkruan ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli pas marrëveshjes së palëve për Reformën Zgjedhore.

Sipas saj, e sotmja ishte vetëm shfaqja e shëmtuar publike e një marrëveshje private e okulte të bërë prej kohësh.

“Dhe kjo, është më e zezë se ajo e 17 majit. Në historinë 30 vjeçare, pas rrëzimit të sistemit diktatorial, asnjë politikan, as i majtë as i djathtë nuk ka shitur misionin opozitar kështu siç e bën ky.
Dhe kësaj rradhe e bën,pasi ka dorëzuar e djegur mandatet e opozitës, pasi i ka dhuruar gjithë bashkitë kundërshtarit, pasi ka nxjerr PD nga cdo përfaqesim,e pasi e ka dëbuar nga sistemi.
Pasi ka hedhur flakë e molotov, pasi ka sulmuar aletatët tanë ndërkombëtarë , pasi urdhëroi djegien e shkollave dhe shpresoi në një përplasje të qytetarëve me njëri tjetrin…
Pasi kishte premtuar se do rrëzonte Ramën, se nuk do lejonte zgjedhje me 30 qershor, pasi premtoi se do bënte zgjedhje lokale e politike në një ditë, e pastaj se do i bënte me 13 tetor….dmth pasi genjeu ,siç din ta bëjë vetëm Lulzimi…. Sot, publikisht u ul në tavolinë ( për zgjedhjet) edhe me Gjiknurin , me atë të dosjes 184, të përgjimeve të Bild”, shkruan Topalli.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Topallit/ S’ka opozitë, Basha qeveris me Ramën

Sipas saj, Basha “revolucionin” e filloi pak dite pasi u ri aktivizu dosja e 1 milion dollarëve të lobimit, dhe e mbylli sot, një ditë pas pushimit të saj si çështje.

Më tej, ish kryeparlamentarja shprehet se me 17 majin Basha, pasi plagosi rëndë PD, i dha mandatin e dytë Rames;

“Me pazarin e fundit, pasi e zhduku PD nga cdo institucion, i dhuroi mandatin e tretë. Kam vite që kam përseritur se : Pa hequr Lulzimin nuk ik Rama”, përfundon Topalli duke sjellë në vëmendje pjesë nga disa deklarata gjatë revolucionit të Bashës./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fuga dhe Veliaj kërkojnë kontrollin e AMA-s/ “Banda” e këshilltarëve vërsulet në garë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja e kryetarit të ri të Autoritet të Mediave Audiovizive ka nisur dhe po vazhdon me shkeljen e ligjit nga ana e mazhorancës socialiste.

Sot në Komisionin e Medias në Kuvend kanë mbërritur 4 emra të propozuar nga Partia Socialiste.

Maklen Misha, Denis Dedej, Edvin Kukunja dhe Fatjon Hoxhalli janë kandidatët të cilët janë propozuar nga PS-ja, shkruan Syri dhe thekson se të gjithë kandidatet janë në shkelje te ligjit.

Të gjithë emrat e propozuar njihen për afërsinë me Erion Veliaj dhe Endri Fugën, pasi janë të gjithë njerëz që kanë punuar dhe janë promovuar politikisht nga të dy.

Por me ligjin për AMA-n të gjithë kandidatët e propozuar janë në shkelje të plotë të ligjit.

Sipas ligjit thuhet se kandidati për kryetar i AMA duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

10 vite eksperiencë pune

Nuk duhet të jetë anëtar partie/shoqate politike

Dhe të mos jetë kandidat për deputet në 2 zgjedhjet e fundit, kryetar Bashkie, anëtar i Kryeministrisë apo prefekt në 3 vitet e fundit.

Por të 4 kandidatët e PS-së i shkelin këto kushte.

1. Maklen Misha, këshilltar i Erion Veliaj, këshilltar politik i Olta Xhaçkës, djali i Pirro Mishës. Ky i fundit 5 vitet e shkuara anëtar i bordit të AMA-s.

2. Denis Dedej, drejtori i komunikimit në Bashkinë e Tiranës, nipi i Alfred Pezës.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Topallit/ S’ka opozitë, Basha qeveris me Ramën

LEXO EDHE:  Kur do të flasim?/ Basha i kujton Ramës 17 Majin

3. Edvin Kukunja, këshilltar politik i Etilda Gjonajt në Ministrinë e Drejtësisë.

4. Fatjon Hoxhalli, këshilltar politik i Niko Peleshit në Kryeministri dhe Ministri të Bujqësisë.

Ky është rasti kur Rilindja tregon se kërkon të kapë me çdo kusht edhe institucionet e balancuara politikisht. Qëllimi janë gjobat, presioni dhe shantazhi ndaj medias.

Kandidimi i katër kamikazëve politikë me urdhër, tregon se Rama dhe Veliaj duan të kenë nën thundër median, e cila nuk po i nënshtrohet, kryesisht ato online.

Me ndryshimet e fundit ligjore dhe kapjen e AMA-s, Edi Rama kthehet në kryetar të komisionit të gjobave ndaj medias, detyrë me deligim që ja ka kaluar Fugës. Ky i fundit ka përgatitur listën e bandës së këshilltarëve politikë, të gjithë aktivistë dhe mbështetës të hapur të Partisë Socialiste.

Kapja e AMA- s dhe kandidimi i këshilltarëve të ministrave është tashmë fakt dhe vërteton edhe njëherë se kryeministri kërkon të kontrrollojë mediat kritike, duke i monitoruar dhe gjobitur ato me këshilltarët e kabinetit të tij.

Shumë shpejt mund të kemi Maklen Mishën kryetar te AMA-s, por defakto do jetë çifti Fuga-Veliaj si të deleguar të Ramës për të copëtuar dhe gjymtuar mediat kritike në vend./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi i Metës me kongresmenin amerikan/ Reagon Eliot Engel

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komisionit për Politikën me Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, ka mbajtur një takim me presidentin Ilir Meta.

Për këtë ka reaguar vetë Engel, i cili deklaron se së bashku diskutuan për situatën politike në Shqipëri dhe kontributin e vendit tonë në NATO.

Një tjetër temë diskutimi, mësohet se ka qenë edhe integrimi i Shqipërisë në BE dhe marëveshja e Mini-Shengenit Balllkanik.

LEXO EDHE:  Skandali/ Manipulim në numërimin e votave për kryesinë e PD

LEXO EDHE:  Ku i merr vendimet e rëndësishme kryeministri Rama?/ Zbulohet vendi

“Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin Ilir Meta. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kontributin e saj në NATO, përpjekjet e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe për çështjet e ngritura rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan”, shkruan kongresmeni amerikan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çupi kritika Albin Kurtit/ “Është akoma në provë për Kryeministër”

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka komentuar vizitën e parë të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës në Shqipëri.

Çupi deklaroi se në takim vuri re ftohtësi mes Kurtit dhe kryeministrit Edi Rama, për të cilën pretendon se vjen si shkak të inateve që këta dy krerë qeverish kanë me njëri-tjetrin.

Sipas tij, Rama është një kryeministër racional, ndërsa Albin Kurti është akoma në provë për t’u bërë ose për të mos u bërë Kryeministër.

Analisti nuk i kurseu aspak kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, të cilit i kujtoi deklaratat e mëparshme dhe premtimet që nuk i ka mbajtur.

LEXO EDHE:  Skandali/ Manipulim në numërimin e votave për kryesinë e PD

LEXO EDHE:  PS-PD bashkë pas 25 qershorit/Ilir Meta thyen heshtjen: Nëse ky është qëllimi i tyre ...!

“Mendoj se nuk është Albin Kurti kryeministri i Kosovës. Ai ishte njeriu i Vetëvendosjes që gjithçka do ta vendosë vetë. Albin Kurti ishte njeriu që tha se kurrë nuk do ta njoh flamurin e Kosovës, që tha se nuk do ta pranojë Shengenin Ballkanik, ndërsa sot kemi një kryeministër që ka pranuar heqjen e taksës dhe që ka pranuar Shengenin Ballkanik”, theksoi ai në emisionin “Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE