Connect with Us

“Më në fund një lajm i shumëpritur”/ Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

Politikë

“Më në fund një lajm i shumëpritur”/ Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

Publikuar

-

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar hapin e ndërmarrë nga kreu i PD, Lulzim basha i cili pak më herët bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore.

Patozi shkruan se dorëheqja e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë.

“Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës. Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shkruan Patozi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    14 Janar, 2020 at 6:06 pm

    Skuth muti,ti prej rames u njohe si parti,me 5 veta

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Militantët e zhgënjyer të PD-së kryqëzojnë Gazmend Bardhin/ Do t’ua fusi llozin Rama prap

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi është sulmuar nga qytetarët të cilët kanë kundërshtuar ashpër dhe janë zhgënjyer nga firmosja e marrëveshjes pes palëve për Reformën Zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi tha se propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë.

Një numër i madh komentuesish shprehen të revoltuar nga kjo lëvizje e radhës e opozitës jashtëparlamentare që pranoi të bëjë sërish marrëveshje me PS. Tashmë edhe demokratët e Bashës ndihen të zhgënjyer dhe thonë hapur se kanë humbur besimin.

“Do ja u fusi llozin Rama prap, sa uleni në tavolinë ai liron burgaxhinjtë, mos thoni pastaj jo i vodhi jo kështu jo ashtu! Do ja u fusi prap”, shkruan një prej komentuesve.

Një tjetër thotë se: “Keni humbur besimin me ato që keni thënë dhe keni berë ju, i keni shërbyer PS me vullnet të pastër dhe keni sulmuar demokratë të ndershëm e të pastër e besnik që s’kanë marrë asgjë nga PD vetëm i kanë dhënë PD vota përkushtim dhe fonde”.

LEXO EDHE:  Skandal/ Rama tallet me mësuesit në fshatra

LEXO EDHE:  Basha kërkon Reformë të re Administrative

“Vajtët shumë vite me mashtrime sot dhe të vërtetat s’u besohen me një fjalë e urtë thote: Nuk më vjen keq pse më gënjeve por që u bëre i pabesueshëm”, shkruan një tjetër komentues.

Kujtomë se një ditë pasi gjykata vendosi pushimin e çështjes së Bashës për lobimin rus, ai u kthye në tryezën e Reformës Zgjedhore.
Dikur Basha thoshte se nuk kishte tavolinë që mund ta ulte me Ramën duke mos dëgjuar as Bundestagum dhe kancelaren gjermane Merkel që i kërkuan të ulej në tryezë dhe të zgjidhte çështjen e Reformës Zgjedhore.
Ndërkohë sot Basha sot u kujtua për ndërkombëtarët dhe ul në tryezë Edi Ramën, me justifikimin se marrëveshja mes paleve u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fabjan Topollaj zë ngushtë Bashën/ Pse nuk i dëgjove më parë ndërkombëtarët

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj  ka reaguar pas rikthimit të opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe zhgënjeu

Topollaj thotë se marrëveshja e sotme Rama-Basha nuk ka ardhur si rezultat i presionit ndërkombëtar, ndërsa thekson se kjo arsye është një justifikim.

Anëtari i BD kërkon të dijë se përse opozita nuk i dëgjoi ndërkombëtarët, kur këta të fundit i kërkonin të mos bojkotonin zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Aleanca me Idrizin/ Aleati “shuplakë” Bashës

LEXO EDHE:  Paratë për oligarkët nuk janë palca e buxhetit/ Pse Rama refuzon të anullojë koncesionet

“Për të gjithë ata që presionin ndërkombëtar e kanë justifikim për marrëveshjen e sotme Basha-Rama, kam vetëm një pyetje. Pse nuk i dëgjuat ndërkombëtarët për të mos bojkotuar 30 Qershorin?”, shtron pyetjen Topollaj. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi pas marrëveshjes/ “Të miratohet pa humbur kohë Reforma Zgjedhore”

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas marrëveshjes së opozitës jashtëparlamentare me maxhorancën për Reformën Zgjedhore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkuan se opozita mori sot përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman.

Po ashtu Kryemadhi tha se pas dakordësisë së opozitës në unison, tashmë i takon maxhorancës që të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Integrimi Evropian i Shqipërisë nuk mund të sakrifikohet për asnjë arsye.

Gjithëpërfshirja dhe dialogu politik janë të vetmet rrugë me të cilat mund të realizojmë reformat e nevojshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj pa humbur kohë të miratojmë një reformë zgjedhore që u mundëson qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur të lirë, pa presionin e bandave, intimidimin me vendin e punës dhe nën kërcënimin e levave të pushtetit.

Opozita sot mori përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për të bërë të mundur hapjen e negociatave në Samitin e Zagrebit. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet e saja në integrimin evropian të vendit.
Nga sot, pas dakordësisë së opozitës në unison, për të përmbyllur me konsesus dhe nën prezencën e faktorit ndërkombëtar Reformën Zgjedhore, i duhet Qeverisë dhe maxhorancës të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman.
Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës pa keqpërdorur mekanizmat e saja qorre në KED apo në Parlament.
Nga sot është përgjigjësia e kësaj maxhorance të bëhet gati për implementimin e Reformës zgjedhore që do të miratohet me konsesus.
Nga sot është përgjegjësia e kësaj maxhorance që të plotësojë kushtin e vënies para drejtësisë së vjedhësëve të votave, dosja 184 dhe 339.
Nga sot është përgjegjësi e maxhorancës të japë shembuj për luftën ndaj korrupsionit të saj. Dhjetra dosje të korrupsionit qeveritar janë në sirtaret e Prokurorisë.
Sot opozita, me marrjen e përgjegjësisë për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Fyerjet për gazetarët tregojnë frikën e Ramës

LEXO EDHE:  Fyerjet për gazetarët tregojnë frikën e Ramës

Shqipëria është e para!
E ardhmja evropiane e saj është e para!:

LEXO TE PLOTE