Connect with Us

Mbytja e varkës me 50 refugjatë klandestinë/ Arrestohen tre persona

Kosova & Rajoni

Mbytja e varkës me 50 refugjatë klandestinë/ Arrestohen tre persona

Publikuar

-

Policia greke tha se arrestoi tre persona të cilët dyshohet se janë organizatorët e trafikut të disa dhjetëra emigrantëve që synonin të kalonin nga Greqia drejt Italisë.

Varka me të cilën ata udhëtonin u mbyt të shtunën 13 milje detare në jug-perëndim të ishullit të Paksos, afër Korfuzit. Sipas rojës bregdetare greke, 12 persona humbën jetën, 21 u shpëtuan, ndërsa 14-20 persona të tjerë rezultojnë të humbur në det.

Roja bregdetare greke, raporton korespondenti i radios amerikane VOA, tha të martën se operacionet e kërkim shpetimit nuk kishin dhënë rezultate, për gjetjen e migrantëve të tjerë të humbur në det. Sipas autoritetit portual në Prevezë, nga hetimet paraprake rezulton se tre të arrestuarit, si të dyshuar për trafikun, janë shtetas afganë dhe ndodheshin mes personave që i mbijetuan incidentit.

Dhjetëra emigrantë të huaj pasi hyjnë nga kufiri turk në Greqi synojnë të kalojnë drejt vendeve europiane përmes hapësirës detare me Italinë dhe “rrugës ballkanike” që kalon tranzit nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Transportonin ilegalisht klandestinë/ Pranga 3 taksistëve

Autoritetet kufitare shqiptare ndeshin pothuajse çdo ditë raste në zonën e Korçës dhe të Gjirokastrës, ku emigrantë të parregullt që hyjnë nga Greqia synojnë të udhëtojnë kryesiht drejt Malit të Zi me destinacion final vendet europiane.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kryeministrja serbe sërish thirrje për heqjen e taksës/ “Është e rëndësishme për të ardhmen”

Publikuar

-

Nga

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, kërkoi sërish heqjen e taksës 100% që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje Hecergovinës, pa kërkuar reciprocitet.

“Shpresoj që Prishtina ta heqë taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh ajo për mediat vendase.

Bërnabiç deklaroi se gjithçka varet nga Prishtina dhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa theksoi se heqja e tarifës është e rëndësishme për të ardhmen, për serbët në Kosovë, por edhe për shqiptarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Masa të shtrënguara në pikat kufitare/ Lajm i keq për personat që duan të kërkojnë azil

LEXO EDHE:  Arrestohen 2 iranianë në Tiranë

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Kaluan katër kamionë me mallra kontrabandë në kufi / Arrestohet një doganier e 3 policë në Korçë

LEXO EDHE:  Kundërshtuan me dhunë Policinë/ Arrestohen tre persona në Kamëz

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE