Connect with Us

Mbyllja e hetimeve dhe reforma zgjedhore/ Godet Jozefina Topalli: Përsëri në krahët e njëri tjetrit

Politikë

Mbyllja e hetimeve dhe reforma zgjedhore/ Godet Jozefina Topalli: Përsëri në krahët e njëri tjetrit

Publikuar

-

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar pas firmosjes së marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli thotë se Rama dhe Basha u rikthyen sërish në krahët e njëri tjetrit pas pushimit të çështjes nga gjykata për lobimin rus.

“Ja kështuuu… pasi pushoi “çështjen gjykata”.. rikthehen përsëri në krahët e njeri tjetrit”, shkruan Topalli.

Kujtojmë se dje Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e çështjes për kreun e PD-së, Lulzim Basha si dhe zyrtarët e PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, pasi u akuzuan për e falsifikimin e formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

LEXO EDHE:  Video-Foto/Mashtrimi i Papagallit të Lulzim Bashës, ja e vërteta për Jozefina Topallin

Ndërkohë ditën e sotme, PD ka firmosur marrëveshjjen e bashkëpunimit për Reformën Zgjdhore. Pak më herët Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Arta Dade nuk pranon të këshillojë Ramën/ Tregon defektin e kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Ish-ministrja e Jashme Arta Dade ka folur për takimin e kryeministrit Edi Rama me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Dade tha se e rëndësi është që dy vendet duhet të bashkëpunojnë  dhe të vënë në zbatim marrëveshjet.

Teksa iu kërkua në studion e Abc News të japë një këshillë për Ramën, ish-ministrja socialiste vuri në pah një defekt të kryeministrit.

“ Unë nuk besoj se ai merr në konsideratë këshillat e tjerëve që janë me përvojë. Unë kam qenë ministre e jashtme me Majkon dhe Metën, besoj se Nano dëgjonte më shumë dhe ishte më i ditur në fushën e politikës së Jashtme se kryeministri aktual. Ka shumë kufizime në këtë fushë, dhe po të mos ishte shumë gjëra do të ishin zhbllokuar”, deklaroi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me Albin Kurtin/ Basha zbulon çështjen kritike për të cilën diskutuan

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Basha bën me dije se me Kurtin diskutuan për të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale.

Lideri i demokratëve deklaron se së bashku ngritën shqetësimin për çështjen kritike, se si të ndalojnë largimin e dhimbshëm të kaq shumë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.

“E sigurova kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe vëllezërit e motrat tona – qytetarët e Republikës së Kosovës – mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë e fortë dhe e bashkuar, dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës.

LEXO EDHE:  Topalli publikon pamjet rrëqethëse/Dënoj këtë çmenduri të terroristëve!

LEXO EDHE:  Video-Foto/Mashtrimi i Papagallit të Lulzim Bashës, ja e vërteta për Jozefina Topallin

Ne jemi si përherë krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë!”, thekson Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fuga dhe Veliaj kërkojnë kontrollin e AMA-s/ “Banda” e këshilltarëve vërsulet në garë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja e kryetarit të ri të Autoritet të Mediave Audiovizive ka nisur dhe po vazhdon me shkeljen e ligjit nga ana e mazhorancës socialiste.

Sot në Komisionin e Medias në Kuvend kanë mbërritur 4 emra të propozuar nga Partia Socialiste.

Maklen Misha, Denis Dedej, Edvin Kukunja dhe Fatjon Hoxhalli janë kandidatët të cilët janë propozuar nga PS-ja, shkruan Syri dhe thekson se të gjithë kandidatet janë në shkelje te ligjit.

Të gjithë emrat e propozuar njihen për afërsinë me Erion Veliaj dhe Endri Fugën, pasi janë të gjithë njerëz që kanë punuar dhe janë promovuar politikisht nga të dy.

Por me ligjin për AMA-n të gjithë kandidatët e propozuar janë në shkelje të plotë të ligjit.

Sipas ligjit thuhet se kandidati për kryetar i AMA duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

10 vite eksperiencë pune

Nuk duhet të jetë anëtar partie/shoqate politike

Dhe të mos jetë kandidat për deputet në 2 zgjedhjet e fundit, kryetar Bashkie, anëtar i Kryeministrisë apo prefekt në 3 vitet e fundit.

Por të 4 kandidatët e PS-së i shkelin këto kushte.

1. Maklen Misha, këshilltar i Erion Veliaj, këshilltar politik i Olta Xhaçkës, djali i Pirro Mishës. Ky i fundit 5 vitet e shkuara anëtar i bordit të AMA-s.

2. Denis Dedej, drejtori i komunikimit në Bashkinë e Tiranës, nipi i Alfred Pezës.

LEXO EDHE:  Topalli akuza të forta Bashës/  I papërgjegjshëm dhe joserioz, po e kthen partinë në një…

LEXO EDHE:  Topalli akuza të forta Bashës/  I papërgjegjshëm dhe joserioz, po e kthen partinë në një…

3. Edvin Kukunja, këshilltar politik i Etilda Gjonajt në Ministrinë e Drejtësisë.

4. Fatjon Hoxhalli, këshilltar politik i Niko Peleshit në Kryeministri dhe Ministri të Bujqësisë.

Ky është rasti kur Rilindja tregon se kërkon të kapë me çdo kusht edhe institucionet e balancuara politikisht. Qëllimi janë gjobat, presioni dhe shantazhi ndaj medias.

Kandidimi i katër kamikazëve politikë me urdhër, tregon se Rama dhe Veliaj duan të kenë nën thundër median, e cila nuk po i nënshtrohet, kryesisht ato online.

Me ndryshimet e fundit ligjore dhe kapjen e AMA-s, Edi Rama kthehet në kryetar të komisionit të gjobave ndaj medias, detyrë me deligim që ja ka kaluar Fugës. Ky i fundit ka përgatitur listën e bandës së këshilltarëve politikë, të gjithë aktivistë dhe mbështetës të hapur të Partisë Socialiste.

Kapja e AMA- s dhe kandidimi i këshilltarëve të ministrave është tashmë fakt dhe vërteton edhe njëherë se kryeministri kërkon të kontrrollojë mediat kritike, duke i monitoruar dhe gjobitur ato me këshilltarët e kabinetit të tij.

Shumë shpejt mund të kemi Maklen Mishën kryetar te AMA-s, por defakto do jetë çifti Fuga-Veliaj si të deleguar të Ramës për të copëtuar dhe gjymtuar mediat kritike në vend./ CNA.al

LEXO TE PLOTE