Connect with Us

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Reagon Ambasada amerikane

Politikë

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Reagon Ambasada amerikane

Publikuar

-

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka përshëndetur marrëveshjen e palëve që ranë dakord të punojnë së bashku për Reformën Zgjedhore.

Sipas ambasadës ky është një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it.

“Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, thuhet më tej në reagimin e ambasadës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjiknuri dhe Hajdari në tryezë/ Shpërthen gazetari: Poshtërim për opozitën! Basha duhet të paguajë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Erl Murati thotë se ulja në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin pas 1 viti revolucion, është poshtërim për opozitën.

Sipas tij ky poshtërim është fatura që Lulzim Basha duhet të paguajë për daljen nga sistemi.

“Këtë faturë Bashës nuk ja ka dhënë as Damiani, as Rudina madje as Edi Rama. Ata që e kanë prerë faturën janë mësuar gjithnjë ta arkëtojnë. Për fatin e keq të opozitës, këtë rradhë edhe me kamatë”, shkruan Murati në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këshilltari mizerabël sulmon Bashën

Publikuar

-

Nga

Neritan Sejamini, i ashtuquajturi këshilltari mizerabël  nga ish kryeministri Sali Berisha, pas zgjedhjeve tw vitit 2017, ka sulmuar kreun e Republikës së re, Lulzim Basha.

Sipas tij marrëvëshja Basha-Rama nuk është firmosur sot, kur u bë publike, në takimin për formën zgjedhorë.

“Është e qartë se marrëveshja që u bë publike, sot është arritur më parë, në negociata jopublike dhe jo në takimin e shkurtër sot”, ka  deklaruar Sejamini.

Sejami ka shkuar edhe më tej, ndërsa deklaron se tëkimi në Pallatin e Kongreseve ka pasur për qëllim, rehabilitimin e Damian Gjiknurit.

LEXO EDHE:  40 hijet e marrëveshjes Marku-Xhafaj

LEXO EDHE:  Marreveshja me SHBA per kontrollin e narkotikeve, Tahiri: Na ve ne pozita pune

“Takimi në Pallatin e Kongreseve duket se patur vetëm një qëllim: të rehabilitonte Gjiknurin dhe të përdhoste imazhin e opozitës”, është shprehur më tej ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas firmosjes se marrëveshjes të bashkëpunimit me pozitës dhe opozitës.

Sipas Sorecës, kjo është një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit të BE të Shqipërisë.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.
Është një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit të # BE të Shqipërisë. Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane”, shkruan Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE