Connect with Us

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Gazetari “gozhdon” Bashën: Kartolinë e shëmtuar e PD

Politikë

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Gazetari “gozhdon” Bashën: Kartolinë e shëmtuar e PD

Publikuar

-

Gazetari Bledian Koka, e ka konsideruar si një kartolinë të shëmtuar uljen e opozitës  jashtë parlamentit dhe mazhorancës për reformën zgjedhore.

I ftuar në RTV ora, Koka tha se kjo ka lënë një shije të keq tek mbështetësit e opozitës. Marrëveshja sipas tij, bie ndesh më mënyrën si opozita ka bërë aksionin e saj politike.

“Sot ishte fytyra e mazhorancës përballë opozitës, e cila ka protestuar edhe kundër Damian Gjiknurit. Mendoj se kjo e sotmja ka lënë një shije të keqe tek mbështetësit e opozitës, nuk e kanë fshehur këtë gjë. Ndoshta marrëveshja duhej sepse duhet bërë analiza nga fillimi. A duhej një marrëveshje? Sigurisht që duhej. A duhet të zgjidhet kriza? Sigurisht që duhet sepse në analizë dhe peshore janë edhe fatet e Shqipërisë. Por opozita nga ana tjetër, nga  mënyra si ka zhvilluar aksionin e vet politik, që nga 16 shkurti i vitit të kaluar, ku dogji mandatet, i ka ftuar në kauzë mbështetësit e saj për një tjetër gjë. I ka ftuar për një qeverisje pa Edi Ramën, për një reformë zgjedhore pa Edi Ramën, për një tryezë negociatash pa Damian Gjiknurin.

Mendoj që nga opozita nuk pritej që në një moment të caktuar të ulej në tryezën e diskutimit sikur asgjë s’ka ndodhur. Nuk pritej nga opozita që të ulej në tryezë me Damian Gjiknurin. Deklarata e 18 shtatorit e Bashës ka qenë kjo: Ne e konsiderojmë farse ftesën e Ramës për tu ulur në tryezën e diskutimit kur përballë është Damian Gjiknuri. Damian Gjiknuri është ai që ka qenë si në 18 shtator, si ai që është sot. Është një njeri i kapur në përgjime duke manipuluar zgjedhjet në Dibër me termin e famshëm “tërmet tërmet” dhe ai që shkaktoi tërmetin e 11 shtatorit 2016 në Dibër sot është ulur përballë opozitës. Kjo është pikturë e shëmtuar të cilën PD dhe LSI nuk duhet ta kishin pranuar. Kartolina është e shëmtuar.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çupi kritika Albin Kurtit/ “Është akoma në provë për Kryeministër”

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka komentuar vizitën e parë të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës në Shqipëri.

Çupi deklaroi se në takim vuri re ftohtësi mes Kurtit dhe kryeministrit Edi Rama, për të cilën pretendon se vjen si shkak të inateve që këta dy krerë qeverish kanë me njëri-tjetrin.

Sipas tij, Rama është një kryeministër racional, ndërsa Albin Kurti është akoma në provë për t’u bërë ose për të mos u bërë Kryeministër.

Analisti nuk i kurseu aspak kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, të cilit i kujtoi deklaratat e mëparshme dhe premtimet që nuk i ka mbajtur.

LEXO EDHE:  Rama amnistoi vjedhjen e 160 milionë dollarëve, nuk ka zgjidhje për krizën. PD, plan për shpëtimin e ekonomisë

LEXO EDHE:  Rezoluta e EPP/ Bylykbashi bën deklaratën e fortë: Janë dhjetë gozhda në kapakun e “arkivolit” të Ramës

“Mendoj se nuk është Albin Kurti kryeministri i Kosovës. Ai ishte njeriu i Vetëvendosjes që gjithçka do ta vendosë vetë. Albin Kurti ishte njeriu që tha se kurrë nuk do ta njoh flamurin e Kosovës, që tha se nuk do ta pranojë Shengenin Ballkanik, ndërsa sot kemi një kryeministër që ka pranuar heqjen e taksës dhe që ka pranuar Shengenin Ballkanik”, theksoi ai në emisionin “Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkesa e çuditshme në KQZ/ Qytetari nga Vlora kërkon mandatin e deputetit

Publikuar

-

Nga

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme nga një qytetar nga Vlora me banim në Tiranë.

Sipas Abc news, me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ, Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!
Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.
Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:
Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.
-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.
-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.
Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin Ballkanik”/ Paloka i kthehet Ramës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se me një deklaratë të vetme, edhe sot kryeministri Rama rikonfirmoi se për interesa të kujt punon.

Paloka ka kujtuar përgjigjen e Ramës gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit tha se ishte i interesuar për “Makroshengenin shqiptar me parë se për minishengenin Ballkanik”.

“Me një deklaratë të vetme edhe sot Rama rikonfirmoi se për interesa të kujt punon.
Deklaratës së kryeministrit të Kosovës se është i interesuar për “Makroshengenin shqiptar më parë se për minishengenin ballkanik” , Rama ju pergjigj:“Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin rajonal…” Më trocc se kaq Esadi nuk mund të fliste”, shkruan Paloka.

LEXO TE PLOTE