Connect with Us

Ky është “rreziku i vërtetë rus”/ Meta jep alarmin

Politikë

Ky është “rreziku i vërtetë rus”/ Meta jep alarmin

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, është shprehur i shqetësuar për shpopullimin e Shqipërisë.

Sipas të njëjtit, ky është rreziku i vërtetë rus që po i kanoset vendit.

“Këmbanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë!
Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!
Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!”, ka shkruar Meta në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Meta në panik / I  tmerruar nga hetimet e SPAK-ut

Sipas të njëjtit, 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!
“Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”, përfundon reagimin e tij Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha nxjerr fotot e mushkave të ngarkuara me thasë/ Ironizon OFL-në: Gjeje kush grupi kriminal i ka

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto të dy mushkave të ngarkuara me thasë, ndërsa ironizon Operacionin Forca e Ligjit.

Hoxha thotë se OFL s’ka lënë rrugë kombëtare dhe rurale pa ngritur postbllok për të sekuestruar mjetet e blinduara të krimit, ndërsa “çunat” nxjerrin nga hauri mushkat dhe i fusin në veprim.

Gazetari kërkon të dijë se si do ta gjejë tani OFL-ja se kujt grupi kriminal i përkasin këto mushka, të cilat nuk deklarohen në formularët e Anti-KÇK-së.

“Po tani si i bëhet?! Pse budalla ishte Enveri që i matrikullonte dhe mushkat edhe gomerët?!!!!

LEXO EDHE:  Kryemadhi e fajëson për kanabizimin e vendit / Kjo është përgjigjja e Ilir Metës

LEXO EDHE:  Meta akuza Gjiknurit/ Fshehu informacionin për “Unazën e Madhe”

Pas ’90-ës askush nuk është kujtuar t’i matrikullojë kafshët e punës, hajde e zbuloje tani cilit grup kriminal i përket mushka dhe si do ta deklarojë në formularin e Anti-KCK….

Hajde e përballoje pazarin e mushkave, do shkojë një mushkë Leskoviku më shumë se një Mercedes G blindato….”, shkruan ai në rjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arta Dade nuk pranon të këshillojë Ramën/ Tregon defektin e kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Ish-ministrja e Jashme Arta Dade ka folur për takimin e kryeministrit Edi Rama me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Dade tha se e rëndësi është që dy vendet duhet të bashkëpunojnë  dhe të vënë në zbatim marrëveshjet.

Teksa iu kërkua në studion e Abc News të japë një këshillë për Ramën, ish-ministrja socialiste vuri në pah një defekt të kryeministrit.

“ Unë nuk besoj se ai merr në konsideratë këshillat e tjerëve që janë me përvojë. Unë kam qenë ministre e jashtme me Majkon dhe Metën, besoj se Nano dëgjonte më shumë dhe ishte më i ditur në fushën e politikës së Jashtme se kryeministri aktual. Ka shumë kufizime në këtë fushë, dhe po të mos ishte shumë gjëra do të ishin zhbllokuar”, deklaroi ajo.

Teksa foli për bashkëpunimin rajonal, Dade tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen dypalëshe dhe ligjin ndërkombëtar duke bërë këtë fushatë agresive kundër Kosovës.

LEXO EDHE:  Meta akuza Gjiknurit/ Fshehu informacionin për “Unazën e Madhe”

LEXO EDHE:  Kryemadhi e fajëson për kanabizimin e vendit / Kjo është përgjigjja e Ilir Metës

Socialistja kritikoi kreun e qeverisë për marrëdhëniet e tensionuara me Kosovën pas marrëveshjes së Mini-Shengenit Ballkanik.

“Unë pata  një takim me disa të rinj dhe thonin çfarë ka ndodhur me kryeministrin e Shqipërisë, se Rama e ka izoluar Kosovën. I fundit fare është procesi i Berlinit që është edhe Kosova, ne s’kemi pse të marrim pjesë ku Kosova është e përjashtuar. Paraprakisht bisedohet me të gjithë aktorët shqiptarë. Nëse kryeministri i Shqipërisë cilido që të jetë nuk merret në konsideratë, madje është dhe një nga kërkesat që ka Kushtetuta, nisur nga kjo është edhe etike që kur ti ndërmerr një hap që ka të bëjë me bashkëpunimin rajonal, sepse ti je vendi më i thjeshtë për një etikë dhe që kombi shqiptar është një dhe i pandarë, këtë nuk po e them unë për herë të parë”, theksoi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me Albin Kurtin/ Basha zbulon çështjen kritike për të cilën diskutuan

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Basha bën me dije se me Kurtin diskutuan për të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale.

Lideri i demokratëve deklaron se së bashku ngritën shqetësimin për çështjen kritike, se si të ndalojnë largimin e dhimbshëm të kaq shumë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.

“E sigurova kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe vëllezërit e motrat tona – qytetarët e Republikës së Kosovës – mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë e fortë dhe e bashkuar, dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës.

LEXO EDHE:  Publikoi artikullin italian për Shqipërinë/ Qytetarët nuk kursehen ndaj Ramës

LEXO EDHE:  Drejtuesit e mediave flasin për Deutsche Welle/Roli i LSI në krizën politike në Shqipëri

Ne jemi si përherë krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë!”, thekson Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE