Connect with Us

Kontrolli i investimit të rrugëve/ Ngjela: Të marrë pjesë edhe SPAK

Lajme

Kontrolli i investimit të rrugëve/ Ngjela: Të marrë pjesë edhe SPAK

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela thotë se makineria e teknologjisë së lartë të testimit rezultativ, me anë të rrezeve lazer, filloi punën për kontrollin e investimit të rrugëve.

Sipas tij, në këtë këtë proces duhet të marrë pjesë patjetër edhe SPAK.
Ngjela shprehet se, pas këtij investigimi, shqiptarët do të kuptojnë se, si dhe sa është vjedhur shteti i tyre, domethënë, paratë e taksapaguesëve shqiptarë.

“Ata do të shohin sesi është shpërdoruar me abuzimin korruptiv në ndërtimin e rrugëve, të paktën, njëzet përqindëshi i TVSH-së, që ata paguajnë për çdo blerje, e ditë për ditë”, shkruan Ngjela.

Sipas avokatit, ky investim kontrollues, që po lind si proces në Shqipëri, duhet me patjetër të merret në dorë edhe nga SPAK-u, sepse ky do të jetë hetimi më i suksesshëm në luftën kundër korrupsionit të lartë në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Ngjela tregon gabimin më të rëndë të Gramoz Ruçit, në politikë

“Kontrolli i sofistikuar teknologjikisht, i sapofilluar, i cili po iu bëhet rrugëve për të konstatuar vjedhjen gjigande mafie-qeveri, do të jetë procesi më efikas në luftën kundër korrupsionit shqiptar, dhe sigurisht edhe nën drejtimin e SPAK-ut”, shkruan Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Bllokoni targat e mjeteve të blinduara”/ Zbardhet urdhri i Lleshajt për drejtorët rajonalë

Publikuar

-

Nga

Zbardhet urdhri i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për makinat e e blinduara.

Lleshaj ka kërkuar nga Drejtoria Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor që të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video-Dy kilogram eksploziv/ IKMT shemb objektin 4-katësh në Durrës

Publikuar

-

Nga

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit.

Për objektin katër katësh u përdorën 2 kilogramë eksploziv që u vendos në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Shpërthimi u krye rreth orës 13.00. Objekti kishte rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe u shpall i rrezikshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Monitorimi i akteve ligjore/ ISP: Kuvendi nuk ka përmbushur përgjegjësinë prej vitit 2016

Publikuar

-

Nga

Instituti i Studimeve Publike po bën monitorimin e akteve ligjore dhe matjen e impaktit të mungesës së akteve nënligjore, projekt i mbështetur nga Programi i Komisionit për Demokracinë i administruar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Një prej gjetjeve aktuale, të adresuara në Kuvend për zgjidhje ligjore është kompetenca dhe përgjegjësia e papërmbushur e Kuvendit në lidhje me aktin nënligjor në kuadër të ligjit 138/2015 të njohur si “dekriminalizimi”.

Konkretisht, ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, neni 2, pika, 6 përcakton se “Kuvendi, me vendim, përcakton brenda afatit të parashikuar nga ky ligj listën e shteteve të tjera, vendimet e dënimit jopërfundimtare, masat e sigurisë dhe/ose urdhrat e kërkimit ndërkombëtar apo masat e dëbimit të të cilave, sipas këtij neni passjellin zbatimin e ndalimeve të këtij ligji”. Në vijim, neni 16 përcakton se “aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji miratohen nga organet kompetente jo më vonë se 2 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji”.

Ligji është miratuar më 17.12.2015 dhe ka hyrë në fuqi në janar 2016.

LEXO EDHE:  Ngjela e thotë copë/ “Politika shqiptare s’di të bëjë asgjë”

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Tahirit nga mandati/ Paralajmërohen tronditje të mëdha nga të dy krahët e politikës

Për rrjedhojë, në mars 2016 do të duhej që Kuvendi të kishte përcaktuar me vendim listën e shteteve të tjera që përfshihen në objektin e veprimit të tij.
Pas rreth tri vitesh ende kjo kompetencë dhe përgjegjësi e Kuvendit nuk është përmbushur. Për pasojë, në çështjen e zbatimit integral të ligjit të dekriminalizimit është krijuar një problematikë, për shkak se në mungesë të kësaj liste të miratuar nga Kuvendi, vendet që nuk janë anëtare në BE si Zvicra apo Norvegjia, apo vende që mund të jenë në proces daljeje nga BE si Britania e Madhe, apo vende të shumta jashtë BE përfshirë disa në rajonin tonë, ku kemi raste të veprave penale nuk janë ligjërisht vende në të cilat veprat penale janë objekt i veprimit të ligjit 138/2015, – thuhet në letrën e adresuar Kuvendit.

LEXO TE PLOTE