LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E thotë Gjykata e Apelit në Itali: Përdorimi i tepërt i celularit shkakton tumor në kokë

14 Janar 2020, 21:17, Sociale CNA
E thotë Gjykata e Apelit në Itali: Përdorimi i tepërt i

Përdorimi i tepruar i celularit mund të shkaktojë tumor në kokë. Kështu ka deklaruar Gjykata e Apelit të Torinos në Itali.

Kjo gjykatë mori në dorë çështjen e Roberto Romeo, punonjës në një kompani telefonike në Itali, i cili për shkak të përdorimit të celularit ka pësuar dëmtime në nervin akustik.

Apeli i Torinos la në fuqi verdiktin e Shkallës së Parë në vitin 2017 dhe vendosi që kompania të paguajë një pension vjetor për punonjësin, pasi togat e zeza deklaruan se përdorimi i shpeshtë i telefonit ndikon keq në shëndet.

?Është rasti i parë në botë që konfirmon lidhjen shkak-pasojë mes kancerit dhe përdorimit të celularit. Është një betejë ndërgjegjësimi, është një çështje që prek shëndetin e qytetarëve ?, thanë avokatët Stefano Bertone dhe Renato Ambrosio, pas përfundimit të seancës gjyqësore.

Ndërkohë punonjësi i dëmtuar tha se kompania duhet ta kishte paralajmëruar për atë që e priste.

?Do të duhej një udhëzim mbi rrezikun në shëndet. Në kutitë e celularëve duhet të shkruhet ?nëse nuk përdoret siç duhet, dëmton rëndë shëndetin?. Kjo është ajo që do të ishte e dobishme?, u shpreh ai për mediat e shtetit fqinj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga