Connect with Us

Dyfytyrësia e Bashës/ Dje e quante përdhunues të zgjedhjeve, sot i “ulet në prehër” Gjiknurit

Politikë

Dyfytyrësia e Bashës/ Dje e quante përdhunues të zgjedhjeve, sot i “ulet në prehër” Gjiknurit

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjate nje konference per mediat nga selia blu

Opozita joparlamentare është bërë pjesë e Tryezës së Reformës Zgjedhore në krye të së cilës qëndron Damian Gjiknuri.

Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha, sot u ul në “prehrin” e Damian Gjiknurit, të cilin dikur e akuzonte.
Sigurisht që ky veprim ka ardhur pas vijimit të marrëveshjes me shefin e Gjiknurit, Edi Ramën, atë Basha thoshte se kishte rrëzuar pas çdo proteste që mbahej në bulevard.
Basha duket ka hedhur pas krahëve dhe ka harruar akuzat e forta që para pak kohësh hidhte ndaj Gjiknurit.

Dyfytyrësia e Bashës, përveç se e aministoi atë nga burgu, çoi edhe në rehabilitimin e Damian Gjiknurit.
Më herët Basha dilte e deklaronte se Gjiknuri duhet të ishte në burg për vjedhje votash dhe e quante Komisionin për Reformën Zgjedhore si Komisioni i paraburgimit të Gjiknurit me shokë.

“Përdhunuesi serial i zgjedhjeve, nuk mund të jëtë kujdestar i zgjedhjeve. Për këtë duhet një reformë e vërtetë zgjedhore për të cilën pyeten qytetarët. Kam një mesazh për ata që janë ulur bashkë me Damian Gjinkurin, që duhet të ishte në burg për vjedhje votash, të ulur bashkë me ata që janë kapur në përgjime duke blerë e shitur vota, duke kërcënar demokratët: Zonja dhe zoterinj, ai nuk është komisioni i Reformës Zgjedhore. Ai është, në pjesën më të madhe, komisioni i paraburgimit të Damian Gjiknurit me shokë. Asnjë produkt i tyre nuk përbën gjë tjetër veçse një turp. Nuk e njohim, nuk do ta njohim, mos harxhoni kohën kot”, deklaronte Basha në maj të vitit 2019.

LEXO EDHE:  Spiropali paralajmëron opozitën/ “Nuk ka pazar për Reformën Zgjedhore”

Një deklaratë kjo që kujtohet mjaft mirë nga demokratët dhe i gjithë opinioni publik.
Por, pushimi i çështjes gjyqësore ndaj Bashës për lobimin rus dhe takimi i sotëm treguan se marrëveshja e 2017 mes Ramës dhe Bashës nuk është ndërprerë asnjëherë. Basha, nuk u ka kërkuar falje demokratëve, të cilët i nxori për 6 muaj në rrugë, sot pranoi të bëhej pjesë e Tyrezës së Reformës Zgjedhor që deri dje e quante “Komision i paraburgimit” .
Ndërsa Damian Gjiknurin, e quante përdhunuesi serial i zgjedhjeve, nuk mund të jetë kujdestar i zgjedhjeve. Kjo është tallje e Bashës me ata pak demokratë të cilët prisnin rrëzimin e kësaj Qeverie, që po i rrjep dita –ditës.

Por, shqetësimi i vetëm i Bashës, ishte dhe është shpëtimi nga burgu, ndaj shkel sipas qejfit interesat e atyre që i besuan dhe që ndoqën nga pas./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shqiptarët po mbijetojnë”/ Vasili: Zhvillimi ekonomik po bën hapa shkatërrimtarë

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët po mbijetojnë”/ Vasili: Zhvillimi ekonomik po bën hapa shkaterrimtare

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bazuar nga të dhënat e INSTAT thotë se shqiptarët shpezojnë gjithnjë e më pak pasi kanë hallin e mbijetesës.

Sipas Vasilit, buxheti i familjes shqiptare është në agoni të thellë.



“Shqiptarët shpenzojnë gjithnjë e më pak, pra kanë hallin kryesor vetëm mbijetesën. Inflacioni i korrikut 1.4%. Buxheti i familjes shqiptare në agoni të thellë. Ekonomia në krizë të thellë pasi s’ka as investime as të huaja dhe as vendase. Nuk ka paketa të vërteta efektive nga qeveria që realisht ndihmojnë bisnesin të ece dhe të mbijetojë. Praktikisht Shqipëria po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po bën hapa shkaterrimtare prapa. Vetëm e vetëm demagogji dhe premtime mashtruese kjo është vetëm ajo që di të bëjë Rilindja”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  Basha deklaratë pas zgjedhjeve/ “Edi Rama u braktis”

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ Opozita mbledh grupin e punës

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, pretendon se qeveria nuk ka asnjë strategji për normalizimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Shehu deklaroi se vendi sot është më keq në fillimin e mbylljes dhe hapjes.

“Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se në fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët”, u shpreh ai në Rtv Ora.



LEXO EDHE:  Zbulohet ministri i parë që do të shkarkojë Rama

Demokrati kërkoi një strategji të re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ Opozita mbledh grupin e punës

“Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike”, theksoi Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE