LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dritan Dajti doli në bllok për vizitë mjekësore/ Ministria e Drejtësisë njofton furtunë shkarkimesh

14 Janar 2020, 15:03, Kronika CNA
Dritan Dajti doli në bllok për vizitë mjekësore/ Ministria e

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë së Burgjeve Bardhyl Kaçorri.

Po ashtu mësohet se është shkarkuar edhe drejtori i IEVP-së Peqin Emin Shpata si dhe shefi i Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ferit Mici.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë shkarkimet kanë ardhur pasi i dënuari për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti doli nga burgu për një vizitë mjekësore në zonën e Bllokut.

?Nga strukturat përkatëse të Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e saj, nuk janë zbatuar parashikimet urdhëruese të po këtij urdhri ku parashikohet se ?në rastet e shoqërimit të disa të burgosurve të cilët mund të kenë profil të lartë mediatik apo për grupet e presionit, duhet marrë masa të veçanta. Në raste të tilla mund të jetë e nevojshme të reduktohet ekspozimi i tyre në publik dhe mohimi i aksesit të personelit të paautorizuar?.
Në rastin e planifikimit për vizitë të të dënuarit D.Dajti, nga hetimi rezultoi gjithashtu se në planin e masave nuk janë parashikuar masa lidhur me sigurinë e klinikës private dhe nuk është bërë një vlerësim paraprak i lëvizjeve të trupave shoqëruese.
Lëvizja e të dënuarit të sigurisë së lartë nga burgu i Peqinit në qendër të Tiranës (zonën e ish-bllokut), në shkelje të parashikimeve ligjore dhe të gjitha rregullave të mësipërme, përbën cenim të rendit dhe sigurisë publike.
Pas kryerjes së hetimit dhe analizave të kryera nga grupet e hetimit, evidentimit të përgjegjësive të të gjithë strukturave dhe punonjësve të përfshirë, janë marrë këto masa:
1. Lirimin nga detyra të Drejtorit të IEVP-së Peqin, z. Emin Shpata për shkelje të rëndë.
2. Lirimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.
3. Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.
4. Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici.
5. Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.
6. Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu?, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga