Connect with Us

Cili është pazari i fundit Rama-Basha dhe çfarë date mban ai?

Politikë

Cili është pazari i fundit Rama-Basha dhe çfarë date mban ai?

Publikuar

-

Sot, pas shumë lajmeve dhe teorive konspirative të përhapura prej ditësh për një marrëveshje të re Rama-Basha, demokratët dhe socialistët panë një kafe katërshe, në të cilën njerëz që pakkush i merr si vendimmarrës për fatet e vendit, u ulën për të nënshkruar një tekst, që u lexua 30 minuta më përpara nga Lulzim Basha në derë të PD-së.

Tre ditë më parë kryetarë të mëdhenj të partive të vockëla opozitare, dolën me rradhë të bënin deklarata të cilat dukshëm ngjanin me deklarata presioni ndaj Lulit, por vetëm sot u kuptua që praktikisht ata kishin zgjedhur ekranet e TV-ve për tu ndierë gjallë, duke kënduar këngën “na llogarisni edhe ne”.

Dhe Luli sot i llogariti, duke i rreshtuar në derë të PD-së, si për të na bindur të gjithëve se shprehja “me ç’te mban pragu i shpis”, sot vlen dhe merr kuptim të plotë kur mund të përdoret rehat për pragun e derës së PD-së, pa patur hall se fyen edhe ndonjë person që nuk e meriton.

Pasi foli Luli, në një tavolinë tmerrsisht rrumbullake dhe të shëmtuar, u ulen tre burra dhe një grua.

LEXO EDHE:  Përplasja në Kuvend me opozitën / Rama tregon arsyet

Tre burrat firmosën letrën që kish lexuar Luli në derë të PD-së, kurse gruaja refuzoi ta firmosë.

Kur të gjithë u bindën që pazari qenka kry, në titra të televizioneve doli Rama që duke bërë si i sapozgjuar nga gjumi (sëmundje e Lulit kjo përgjithësisht), “sqaroi” që do fliste me deputetët e grupit të vet, do ta konsultonte me ta këtë punë dhe pastaj do na thoshte më shumë.

Tallje si këto shqiptarët kanë parë boll, andaj sado që tryeza doli me një letër të printuar të firmosur nga treçereku i tavolinës, askush nuk u bë kurioz për tekstin.

Fundja ai tekst nuk ka rendësi.

As data që u vu në fund të asaj letre.

Ajo datë dihet mirë! Është 17 Maj 2017!

Është data që varrosi pluralizmin politik dhe e zëvendësoi me pazarin nën tryezë.

Atë tekst shqiptarët nuk do e lexojnë dot asnjëherë. Ai tekst nuk lexohet. Është tekst që do e ndjejnë gjatë në lëkurë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Takimi i Metës me kongresmenin amerikan/ Reagon Eliot Engel

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komisionit për Politikën me Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, ka mbajtur një takim me presidentin Ilir Meta.

Për këtë ka reaguar vetë Engel, i cili deklaron se së bashku diskutuan për situatën politike në Shqipëri dhe kontributin e vendit tonë në NATO.

Një tjetër temë diskutimi, mësohet se ka qenë edhe integrimi i Shqipërisë në BE dhe marëveshja e Mini-Shengenit Balllkanik.

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Ramës

LEXO EDHE:  Basha sulmon Çilin pas Berishës/ Paratë të mos shkojnë tek Çilat dhe shokët e tij

“Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin Ilir Meta. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kontributin e saj në NATO, përpjekjet e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe për çështjet e ngritura rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan”, shkruan kongresmeni amerikan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çupi kritika Albin Kurtit/ “Është akoma në provë për Kryeministër”

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka komentuar vizitën e parë të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës në Shqipëri.

Çupi deklaroi se në takim vuri re ftohtësi mes Kurtit dhe kryeministrit Edi Rama, për të cilën pretendon se vjen si shkak të inateve që këta dy krerë qeverish kanë me njëri-tjetrin.

Sipas tij, Rama është një kryeministër racional, ndërsa Albin Kurti është akoma në provë për t’u bërë ose për të mos u bërë Kryeministër.

Analisti nuk i kurseu aspak kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, të cilit i kujtoi deklaratat e mëparshme dhe premtimet që nuk i ka mbajtur.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në degët e PD/ Basha rizgjedh kryetarët humbës (Emrat )

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Ramës

“Mendoj se nuk është Albin Kurti kryeministri i Kosovës. Ai ishte njeriu i Vetëvendosjes që gjithçka do ta vendosë vetë. Albin Kurti ishte njeriu që tha se kurrë nuk do ta njoh flamurin e Kosovës, që tha se nuk do ta pranojë Shengenin Ballkanik, ndërsa sot kemi një kryeministër që ka pranuar heqjen e taksës dhe që ka pranuar Shengenin Ballkanik”, theksoi ai në emisionin “Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkesa e çuditshme në KQZ/ Qytetari nga Vlora kërkon mandatin e deputetit

Publikuar

-

Nga

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme nga një qytetar nga Vlora me banim në Tiranë.

Sipas Abc news, me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ, Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!
Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.
Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:
Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.
-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.
-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.
Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

LEXO TE PLOTE