LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë e bëri opozitën të ulet në tryezë?/ Ish deputetja: Na është bërë presion i vashdueshëm

14 Janar 2020, 20:29, Politikë CNA
Çfarë e bëri opozitën të ulet në tryezë?/

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi, e ftuar në emisionin ?Real Story?, ka treguar se çfarë e bëri opozitën të ulej në një tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin për Reformën Zgjedhore.

Çupi u shpreh se ka patur një presion të vazhdueshëm nga bundestagu ndaj mazhorancës, por edhe ndaj opozitës për impelmentimin e Reformës Zgjedhore.

?Nuk u zgjuam sot. Pas komunikimeve me bundestagun që kanë qenë në mënyrë të vzhdueshme, duke na bërë presion, sigurisht mazhorancës, por edhe opozitës për impelmentimin e reformës.

Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë. Gjiknuri dhe të gjithë ata që janë përfshirë në deforminim e procesit zgjedharë duhet të shkojnë në dyert e drejtësisë.

Nëse sot jemi në gjendje krizë jemi për shkak të kësaj mazhorance që nuk pranon asgjë.

Pranuam  sepse Partia Socialiste pranoi të ulej jashtë Komisionit Parlamentar. Është tërhequr Partia Socialiste.

Ka një artikullim të opozitës që u ul në tavolinë, do të thotë që ka një pritshmëri dhe besim ndaj Opozitës. Opozita mori përgjegjësitë sipas hapave konkret.? theksoi më tej Çupi./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga