Connect with Us

Bylykbashi tregon detaje nga tryeza e Reformës Zgjedhore/ Çfarë diskutuan me Gjiknurin dhe Hajdarin

Politikë

Bylykbashi tregon detaje nga tryeza e Reformës Zgjedhore/ Çfarë diskutuan me Gjiknurin dhe Hajdarin

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili u ul sot së bashku nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasilin, në tryezë me bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, tha se reforma do të sjellë disa garanci shtesë.

Sipas tij, opozita ka vendosur rregullat që shqiptarët të besojnë në procesin zgjedhor, por deklaroi se ende nuk është vendosur për pikat që do ndryshohen.

“Unë theksova kushtet që ne vendosëm për të arritur në këtë marrëveshje. Substanca nuk është diskutuar ende. Ne jemi të qartë që përballë nesh është PS e e inkriminuar”, tha demokrati.

Bylykbashi deklaroi se kjo marrëveshje i ngjan asaj të dhjetorit të vitit 2014.

LEXO EDHE:  Tërheqja e Bashës/ Andi Përmeti: Kjo tryezë është shitur

“Kjo marëveshje i ngjan asaj të dhjetorit të vitit 2014, kur të dyja palët, nën çështjen e dekriminalizimit, nënshkruan marrëveshjen e dekriminalizimit, të cilën PS e gëlltiti me pahir”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Takimi i Metës me kongresmenin amerikan/ Reagon Eliot Engel

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komisionit për Politikën me Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, ka mbajtur një takim me presidentin Ilir Meta.

Për këtë ka reaguar vetë Engel, i cili deklaron se së bashku diskutuan për situatën politike në Shqipëri dhe kontributin e vendit tonë në NATO.

Një tjetër temë diskutimi, mësohet se ka qenë edhe integrimi i Shqipërisë në BE dhe marëveshja e Mini-Shengenit Balllkanik.

LEXO EDHE:  PD nuk merr pjesë në komisionin për Reformën Zgjedhore/ Bardhi: Është ilegjitim

LEXO EDHE:  "Brenda opozitës ka zëra racional"/ Habit Alket Hyseni: Pranojmë çdo propozim për Reformën Zgjedhore

“Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin Ilir Meta. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kontributin e saj në NATO, përpjekjet e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe për çështjet e ngritura rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan”, shkruan kongresmeni amerikan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çupi kritika Albin Kurtit/ “Është akoma në provë për Kryeministër”

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka komentuar vizitën e parë të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës në Shqipëri.

Çupi deklaroi se në takim vuri re ftohtësi mes Kurtit dhe kryeministrit Edi Rama, për të cilën pretendon se vjen si shkak të inateve që këta dy krerë qeverish kanë me njëri-tjetrin.

Sipas tij, Rama është një kryeministër racional, ndërsa Albin Kurti është akoma në provë për t’u bërë ose për të mos u bërë Kryeministër.

Analisti nuk i kurseu aspak kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, të cilit i kujtoi deklaratat e mëparshme dhe premtimet që nuk i ka mbajtur.

LEXO EDHE:  Mesazhi i Bylykbashit/ “Cannabis-gate” është varri yt Rama

LEXO EDHE:  Ide për tryezë festive dhe të paharrueshme Krishtlindjeje

“Mendoj se nuk është Albin Kurti kryeministri i Kosovës. Ai ishte njeriu i Vetëvendosjes që gjithçka do ta vendosë vetë. Albin Kurti ishte njeriu që tha se kurrë nuk do ta njoh flamurin e Kosovës, që tha se nuk do ta pranojë Shengenin Ballkanik, ndërsa sot kemi një kryeministër që ka pranuar heqjen e taksës dhe që ka pranuar Shengenin Ballkanik”, theksoi ai në emisionin “Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkesa e çuditshme në KQZ/ Qytetari nga Vlora kërkon mandatin e deputetit

Publikuar

-

Nga

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme nga një qytetar nga Vlora me banim në Tiranë.

Sipas Abc news, me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ, Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!
Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.
Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:
Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.
-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.
-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.
Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

LEXO TE PLOTE