Connect with Us

“Burri i drejtoreshës shtyp me makinë dy persona/ Mbyll çështjen me kërcënime e para”

Denoncim

“Burri i drejtoreshës shtyp me makinë dy persona/ Mbyll çështjen me kërcënime e para”

Publikuar

-

Një denoncim i fortë është bërë mbrëmjen e sotme për burrin e drejtoreshës së spitalit të Elbasanit, i cili thuhet se ka shtypur për vdekje me makinë, një vit më parë dy persona.

Duke iu referuar qytetarit dixhital, ish-kryeministri deklaron se aksidenti ndodhi në aksin Korçë –Pogradec dhe bashkëjetuesi i drejtoreshës ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas tij, drejtoresha njihet në qytetin e Elbasanit për marrje rryshfeti në këmbim te vendeve të punës në spital dhe të njëjtën gjë po bën edhe për të shpëtuar pa u lagur bashkëjetuesi i saj.

LEXO EDHE:  Aksident në Shkopet/ Plagoset 62-vjeçari

“Burri i drejtoreshës ishte i dehur kur bëri copash dy njerëz të pafajshëm, me kërcënime e para tek familjarët e tjerë dhe me miq politikanë, drejtoresha arriti ta mbyllë këtë çështje pa asnjë ditë burg”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e publikuar nga Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Udhëtonte me fëmijët e mbesat, policia e gjobit për transport kopshti..?!

Publikuar

-

Nga

Një qytetar nga Korça tregon në emisionin “Stop”, se është ndaluar nga policia, e cila i ka kërkuar sediljen e posaçme për fëmijët. Ai thotë, se fëmijën e ka 12 vjeç dhe shumë të shëndoshë për këtë lloj sedilje. Por policia e ka gjobitur dhe në gjobë thuhet, se ka kundërshtuar forcat e policisë.

Denoncimi i radhës për një problem të ngjashëm vjen nga Rigels Ymeri, një banor i Vaqarrit, i cili tregon, se janë 12 veta në familje dhe para 3 muajsh ka marrë një makinë 7 vendëshe. Një të shtunë e ndalojnë dy policë dhe i vendosin një gjobë 400 mijë lekë për komision me argumentin, se çon fëmijë për transport në kopsht. Rigelsi thotë, se në makinë ka patur tre vajzat e motrës dhe djalin e tij, asnjëri në moshë kopshti.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Vlorë/ Njeriu i Ilir Metës administrator i firmës që ndërton rrugën

LEXO EDHE:  Aksidenti në Vlorë/ Njeriu i Ilir Metës administrator i firmës që ndërton rrugën

Tek OASH Tiranë, thonë, se nuk janë të autorizuar të japin shpjegime për median. Por gjoba është vënë dhe ai nuk ka paraqitur dokumentat. Sa për faktin ,që është e shtunë, zyrtarët mendojnë, se ka kopshte, që rrinë hapur edhe të shtunën./Klan/

Për më shumë ndiqni denoncimin e qytetarit në videon e mëposhtëme.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Bashkia e nxjerr pallatin të pabanueshëm, Instituti i Ndërtimit kërkon riparime

Publikuar

-

Nga

Muharrem Hoçja është investitor i një pallati në Krujë dhe pas tërmetit të 26 nëntorit, Bashkia e Krujës i ka vënë një tabelë me shkrim dore, ku thuhet, që pallati është i pabanueshëm. Muharremi tregon, se ka një raport të hartuar nga një firmë private, që e nxjerrin pallatin në rregull, në kolona e bazament.

Grupi i xhirimit i emisionit “Stop” kërkoi një akt-konstatimi të dytë dhe bashkia mblodhi disa inxhinierë, të cilët thanë, se plasaritjet janë problematike, ndërsa për themelet dhe strukturën, nuk mund ta vlerësojnë. Pasi kërkuam ndihmën e Institutit të Ndërtimit, drejtori Agron Hysenlliu, u shpreh, se struktura është e qëndrueshme dhe ka nevojë vetëm për riparime, që banorët të futen brenda.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

LEXO EDHE:  U përplas nga makina/ Zbardhet identiteti i viktimës

LEXO EDHE:  Shënim-Qëndrimet e Patozit dhe skandalet e Bashës/A është problemi Berisha?

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Vidhen ndihmat humanitare për të dëmtuarit e tërmetit”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, ka denoncuar vjedhjen e ndihmave humanitare për të dëmtuarit e tërmetit, të 26 nëntorit, në Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël.

Sipas tij, vjedhjet janë bërë nga kryetari i qendrës administrative, Bubq, Qemal Daci, për të cilin thotë se më parë ka punuar si kasap dhe tregtar lopësh.

“Kryetari i qendrës administrative Bubq, Qemal Daci, një ish-kasap ose tregtar i lopëve të vjedhura që sot ka tjetërsuar pronat shtetërore tok e livadhe u kap me 700 litra vaj në shtëpi, por shkarkimin e tij e ndaloi zoti Braçe, që ishte i pranishëm në zonën Bubq. Në fushë-Krujë, ndihmat janë te palestra e shkollës 9-vjeçare, ku me shpërndarjen merret nëndrejtoresha e shkollës Anila Baku e LSI, bashkëshorte e Astrit Bakut, ish-drejtor burgjesh. Kjo ju jep nga 2 batanie e njerëzit firmosin për 10 batanie e një listë të paplotë me ushqime”, shkruan qytetari dixhital.

Gjithashtu ngrihen akuzat se ndihmat në veshmbathje të reja janë dërguar për shitje në treg, me ndihmën e punonjësit të bashkisë, Naim Loci, kushëri i administratorit Fushë-Krujë, Ilir Loci.

LEXO EDHE:  Në katër vite zero investime të huaja të reja në Shqipëri / Berisha: Projektet TAP, Devoll meritë e PD-së

LEXO EDHE:  Shënim-Qëndrimet e Patozit dhe skandalet e Bashës/A është problemi Berisha?

Ndërkohë në Nikël, mesazhi i publikuar nga Berisha akuzon deputetin socialist, Rrahman Rraja se i ka marrë me qera një magazinë shtetasit, Myslym Karaj dhe ndihmat merren nga shtetasi, Bari Koçi e shiten te shumica, market në Tapizë, e Lutfi Topallit.

Sipas tij, rrobat u jepen romëve për treg, me dijeni te kryetarit të njësisë administrative, Nikël, Besnik Deliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE