Connect with Us

Arrestohen dy shtetas rusë për kalim të paligjshëm të kufirit të Kosovës

Kosova & Rajoni

Arrestohen dy shtetas rusë për kalim të paligjshëm të kufirit të Kosovës

Publikuar

-

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngriti të martën aktakuzë ndaj dy shtetasve rus, të cilët u kapën nga policia e Kosovës gjatë një përpjekjeje për të hyrë nga Serbia në Kosovë, në rrugë të paligjshme.

Sipas policisë, raporton korespondenti i radios amerikane VOA në Kosovë, dy shtetasit rus kishin provuar të hyjnë në Kosovë nëpërmjet vendkalimit kufitare në Jarinjë në veriun e vendit, por ishin kthyer prapa në mungesë të vizës.

Më pas, Igor Krasikov dhe Marina Krasikova, ishin futur në Kosovë nëpërmjet një rruge anësore me një makinë që mbante targa regjistrimi të qytetit të Cetinës në Malin e Zi. Ata janë arrestuar nga një patrullë e policisë e cila ka konfiskuar makinën e marrë me qira në Mal të Zi

LEXO EDHE:  Shtatëmbëdhjetë vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë

Valon Preteni nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë i tha Zërit të Amerikës se “të dyshuarit E.K dhe M.K., gjenden në paraburgim që nga dita e hënë me datën 13 janar”.

“Aktakuza është ngritur për veprën penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “, tha zoti Preteni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Në Srebrenicë, Evropa dështoi

Publikuar

-

Nga

Para 25 vjetësh ndodhi në Srebrenicë krimi më i rëndë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore: njësi serbe vranë atje mbi 8.000 djem dhe burra muslimanë.

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi dhe konsiderohet si një nga njohëset më të mira të Ballkanit në diplomacinë gjermane, është e sigurt se “pas katër vitesh lufte dhe spastrimi etnik me kampe përqendrimi, zhvendosje masive dhe përdhunime masive, mund të dihej se çfarë ishte e mundur “.

Detajet e kësaj drame të paimagjinueshme janë përpunuar në mënyrë të përpiktë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Sipas kësaj gjykate në fazën e fundit të luftës civile në Bosnje-Hercegovinë (1992-1995), serbët kishin nisur me planifikimin strategjik të masakrës në mars të  vitit 1995.

Shumëkush e kujton Srebrenicën vetëm në përvjetorë

Në lindje të Bosnjë-Hercegovinës, në qytetin e vogël të Srebrenicës, ndodhi në korrik 1995 krimi më i rëndë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore: njësi serbe vranë  atje mbi 8,000 djem dhe burra muslimanë. Gjykatat ndërkombëtare e kanë klasifikuar vazhdimisht këtë masakër të paparë ndaj civilëve si gjenocid.

Mbrojtje e pamjaftueshme

Srebrenica qe shpallur dy vjet më parë nga Këshilli i Sigurimit i OKB si një nga gjashtë “zonat e sigurta”. Por rreth 400 ushtarë helmetëkaltër holandeze të OKB-së, ishin të armatosur në mënyrë të pamjaftueshme, për ta mbrojtur Srebrenicën, e cila qe kthyer në një strehë për rreth 25.000 refugjatë

Nga 13 deri në 17 korrik, njësitë serbe vranë në Srebrenicë mbi 8,000 burra dhe djem dhe i varrosën në varre masive. Tani janë identifikuar dhe janë varrosur në varrezat përkujtimore në Potoçari pothuajse 7,000.

Identifikimi i skeletëve të viktimave të Srebrenicës

Identifikimi i skeletëve ishte një punë mjaft e vështirë për ekipet ndërkombëtare të mjekëve ligjorë, sepse për të mbuluar gjurmët e krimeve të tyre serbët i hapën varret masive me buldozerë dhe shpërndanë pjesët e trupave pa jetë në të ashtuquajturat varreza dytësore ose tretësore. Për këtë arsye ekspertëve mjeko-ligjorë iu desh të mblidhnin mbetjet e trupave nga varre të ndryshme dhe t’i bashkonin përsëri ato.

LEXO EDHE:  Kosova ndalon zyrtarët nga Beogradi të marrin pjesë në fushatën e zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Kosovë, 15 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të maturës

Ende shumë kriminelë të padënuar

Komandanti i përgjithshëm i genocidit, udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe shefi i tij ushtarak Ratko Mladić, u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata e OKB në Hagë. Por deri sot numri më i madh i autorëve të këtij krimi vazhdojnë të jenë të lirë. Shumë prej tyre kanë ikur në Serbi dhe jetojnë atje pa pasur frikë nga drejtësia.

“Sidomos ushtarakët e nivelit të mesëm nuk kanë dalë para ligjit,” tha Murat Tahirović në Sarajevë për Deutsche Welle. Ai është president i “Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit” dhe thotë se “megjithëse organizata jonë ka paraqitur një dokumentim të gjerë për 24 shtabet me 227 anëtarë, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga organet e zbatimit të ligjit”.

Serbia nuk e pranon masakrën

Edhe 25 vjet pas çmendurisë së Srebrenicës, Serbia zyrtare dhe shumica e popullatës serbe vazhdojnë të mos pranojnë ta konsiderojnë masakrën si gjenocid. Edhe rrugë, shkolla ​​dhe një konvikt studentor mbajnë emrat e kriminelëve të luftës Mladić dhe Karadžić. Një numër i atyre që janë qenë të përfshirë direkt ose indirekt në vrasjen masive të asaj kohë mbajnë ende poste si politikanë apo janë sipërmarrës e bisnesmenë.

Në Serbi ende rrugë, shkolla ​​dhe një konvikt studentor mbajnë emrat e kriminelëve të luftës Mladić dhe Karadžić

“Shumëkush e kujton Srebrenicën në përvjetorë”, kritikon profesori i historisë Husnija Kamberović në Sarajevë në intervistë me Deutsche Wellen. “Ndoshta edhe bota e jashtme do të dëshironte të harronte Srebrenicën, sepse luajti edhe vetë një rol kaq të turpshëm.” Por “e vetëmja gjë që mund të ndihmojë është ndërtimi i një shoqërie jo-nacionaliste”.

Edhe të rinjtë në Ballkan i bëjnë thirrje opinionit botëror një çerek shekulli pas gjenocidit në Srebrenicë që të mos e harrojë atë që ndodhi. “Sepse nëse harrojmë këto gjëra, ato mund të ndodhin përsëri dhe një Srebrenica nuk duhet t’i ndodhë kurrë më askujt përsëri”, thotë aktivistja Lamia Bravo nga Bosnje-Hercegovina./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord të infektuarish në Kosovë/ Konfirmohen 214 raste të reja brenda 24 orëve

Publikuar

-

Nga

OSHEE kthehet në vatër infeksioni/ Punonjësja infekton dy persona të tjerë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit të koronavirusit ku nga 413 mostra të marra, 214 kanë rezultuar pozitive.

“Sot më 08 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 08 korrik 2020, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951.

LEXO EDHE:  Teknologjia dhe ideologjitë ekstremiste në Kosovë

LEXO EDHE:  Shtatëmbëdhjetë vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.”/CNA.al

60 TË SHËRUAR DHE 214 RASTE ME COVID-19!Sot më 08 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am  Mittwoch, 8. Juli 2020

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Do ta përballoj me dinjitet gjykimin”/Hashim Thaçi shkon të hënën në Hagë

Publikuar

-

Nga

"Do ta përballoj me dinjitet gjykimin"/Hashim Thaçi shkon të hënën në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se të hënën do të udhëtojë për në Hagë me ftesë të Prokurorisë Speciale.

Thaçi gjithashtu tha se Kosova edhe pse viktimë, ka bashkëpunuar me organet e drejtëisë. E si rezultat i kësaj, shumë luftëtarë të UÇK, janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Kosovë dhe jashtë saj. Presidenti ftoi qytetarët që t’i përballojnë këto sfida së bashku derisa shumë luftëtarë të UÇK-së do të përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

“Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës. Në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe me drejtësinë vendore. Kosova, edhe pse viktimë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krime lufte. Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit.

LEXO EDHE:  Ndryshime në qeveri/ Haradinaj shkarkon një ministër

LEXO EDHE:  Kosovë-Serbi/ Pandeli Majko: Marrëveshja do sjellë paqe

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi. Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju faleminderit për përkrahjen tuaj! Zoti e bekoftë Kosovën”, shkruan Thaçi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE