Connect with Us

Armë zjarri, drogë dhe trafik klandestinësh/ Policia e Tiranës bën “namin”me arrestime për 12 orë

Kronika

Armë zjarri, drogë dhe trafik klandestinësh/ Policia e Tiranës bën “namin”me arrestime për 12 orë

Publikuar

-

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë 12 orëve të fundit, sekuestron armë zjarri, mjet të blinduar, fenelina policie, godet një rast të trafikimit të paligjshëm të klandestinëve dhe vë në pranga katër persona, dy prej të cilëve në kërkim.

Policia Rrugore e kryeqytetit, në vijim të kontrolleve parandaluese për aksidentet rrugore, verifikimin e automjeteve që përdorin sisteme pamore dhe zanore shtesë, si dhe në zbatim të planit të masave të DVP Tiranë për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, gjatë monitorimit të sjelljes se përdorueseve të rrugës, në rrugën interurbane Vorë-Krujë ka konstatuar në lëvizje një automjet që përdorte sisteme pamore shtesë dhe menjëherë është vënë në ndjekje të tij duke e ndaluar atë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit me iniciale M. V., 44 vjeç, nga Fushë Kruja rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Nisur nga mangësitë dhe përdorimi i sistemeve pamore shtesë, nga patrulla e Policisë Rrugore u bë edhe një kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, këtij shtetasi, në çantën e dorës iu gjet edhe një armë zjarri pa leje, e tipit TT. Menjëherë u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Automjeti i blinduar u sekuestrua ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime te tjera hetimore e procedurale. Ndërkohë, ky shtetas është ndëshkuar edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”, për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar.

Gjithashtu, nga kontrollet e tjera policore, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim: E. K, 20 vjeç, i cili u ndalua për t’u ndëshkuar me masë administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por nga verifikimi i mëtejshëm rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik”. B. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por nga verifikimi rezultoi se ky shtetas ishte i dënuar nga Gjykata e Rrethit Durrës me 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

LEXO EDHE:  Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Gjithashtu, gjatë kontrolleve policore, Policia Rrugore e Tiranës ndaloi dhe shtetasin M. C., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili nga verifikimi rezultoi i papajisur me leje drejtimi, si dhe duke transportuar me mjet disa shtetas sirianë, në drejtim të Shkodrës, me qëllim dhënien ndihmë, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit. 19-vjeçari është arrestuar në flagrancë, në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Nga data 1 deri në 14 janar 2020, falë kontrolleve nga Policia e Shtetit janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 kallashnikovë, 3 armë gjahu, 3 pushkë, 1 silenciator, fitil zjarrpërcjellës dhe 3 armë të ftohta (thika).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati në Tiranë/ Preng Gjini ndërroi makinën 10 minuta para ngjarjes, ia mori nipit

Publikuar

-

Nga

Atentati në Tiranë/ Preng Gjini ndërroi makinën 10 minuta para ngjarjes, ia mori nipit

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ndaj Preng Gjinit.

Mësohet se Preng Gjini ka ndërruar makinën vetëm 10 minuta para shpërthimit me tritol. Sipas Report Tv, Gjini ishte duke udhëtuar me mjetin e kushëririt, me të cilin jetonte prej kohësh në kryeqytet.



Oficerët e Policisë Gjyqësore të Sektorit të Krimeve të Jetës në Policinë e Tiranë kanë marrë tabulatet telefonike të 4 antenave në zonën e “Vasil Shantos” për të analizuar thirrjet hyrëse dhe dalëse, nisur nga fakti që shpërthimi është bërë i telekomanduar me celular. Personat e shoqëruar deri më tani në Polici janë nga Tirana, Durrësi dhe Rresheni.

LEXO EDHE:  Kush janë?/ Në tre orë dy ish-deputetë të Ramës të arrestuar

LEXO EDHE:  Vrasja e Aleksandër Ndokës/ Ja pistat ku po hetohet nga policia

Në momentin e atentatit, Gjini ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa gruaja dhe 2 vajzat binjake jetojnë në Amerikë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 16 kg cannabis sativa/ Arrestohen dy persona në Skrapar

Publikuar

-

Nga

Sekuestrohen 16 kg cannabis sativa/ Arrestohen dy persona në Skrapar

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të një hetimi dy mujor të ndjekur me metoda speciale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Rehova”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
V.H., 35 vjeç dhe S.B., 31 vjeç, të dy banues në Rehovë, Skraprar.



Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V.H, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike cannabis sativa e përpunuar.

LEXO EDHE:  Vrasja e Aleksandër Ndokës/ Ja pistat ku po hetohet nga policia

LEXO EDHE:  Vrasja e Aleksandër Ndokës/ Ja pistat ku po hetohet nga policia

Gjithashtu këta shtetas ishin shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të jenë autorë të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura më parë në afërsi të banesave të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau ish-kunatën me pushkë/ Autori ende në arrati, merret në mbrojtje familja e tij

Publikuar

-

Nga

Vijon të jetë ende në arrati autori i vrasjes së 34-vjeçares Jetmira Hasani mbrëmë në Bathore.

31-vjeçari Agron Tanushi akuzohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri pushkë, ish-kunatën.
Po ashtu raportohet se vrasja është kryer me 1 armë zjarri pushkë, me bajonetë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja.



Mësohet se viktima si dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje, pasi prej kohësh ata ishin përfshirë në konflikte pronësie për banesën pas divorcit të vëllait të tij. Ndërkohë, policia ka marrë në mbrojtje familjen Tanushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE