Connect with Us

AKU me “dorë të hekurt” më Fier/ Asgjëson 1.825 ton produkte ushqimore të skaduara

Lajme

AKU me “dorë të hekurt” më Fier/ Asgjëson 1.825 ton produkte ushqimore të skaduara

Publikuar

-

Drejtoria Rajonale e AKU Fier në vijim të zbatimit të planit vjetor të monitorimit për zbatimin e ligjit, verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim, ka kryer 15 kontrolle zyrtare në

Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve).

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, janë asgjësuar 1.825 ton produkte ushqimore (patatina, miell, qumësht, bakerolls, molto etj.) me afat të kaluar përdorimi.

LEXO EDHE:  Në kushte mizerable dhe pa certifikatë veterinare/ Konfiskohet 78 kg mish qengji dhe viçi

Gjatë inspektimeve të kryera janë vendosur 7 masa administrative “Paralajmërim” dhe janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve, si dhe janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 130,000 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Bllokoni targat e mjeteve të blinduara”/ Zbardhet urdhri i Lleshajt për drejtorët rajonalë

Publikuar

-

Nga

Zbardhet urdhri i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për makinat e e blinduara.

Lleshaj ka kërkuar nga Drejtoria Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor që të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video-Dy kilogram eksploziv/ IKMT shemb objektin 4-katësh në Durrës

Publikuar

-

Nga

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit.

Për objektin katër katësh u përdorën 2 kilogramë eksploziv që u vendos në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Shpërthimi u krye rreth orës 13.00. Objekti kishte rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe u shpall i rrezikshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Monitorimi i akteve ligjore/ ISP: Kuvendi nuk ka përmbushur përgjegjësinë prej vitit 2016

Publikuar

-

Nga

Instituti i Studimeve Publike po bën monitorimin e akteve ligjore dhe matjen e impaktit të mungesës së akteve nënligjore, projekt i mbështetur nga Programi i Komisionit për Demokracinë i administruar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Një prej gjetjeve aktuale, të adresuara në Kuvend për zgjidhje ligjore është kompetenca dhe përgjegjësia e papërmbushur e Kuvendit në lidhje me aktin nënligjor në kuadër të ligjit 138/2015 të njohur si “dekriminalizimi”.

Konkretisht, ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, neni 2, pika, 6 përcakton se “Kuvendi, me vendim, përcakton brenda afatit të parashikuar nga ky ligj listën e shteteve të tjera, vendimet e dënimit jopërfundimtare, masat e sigurisë dhe/ose urdhrat e kërkimit ndërkombëtar apo masat e dëbimit të të cilave, sipas këtij neni passjellin zbatimin e ndalimeve të këtij ligji”. Në vijim, neni 16 përcakton se “aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji miratohen nga organet kompetente jo më vonë se 2 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji”.

Ligji është miratuar më 17.12.2015 dhe ka hyrë në fuqi në janar 2016.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron ndalimin e therjes së kafshëve në rrugë

LEXO EDHE:  Dosjet “e nxehta” tek Krimet e Rënda/ Lala jep alarmin

Për rrjedhojë, në mars 2016 do të duhej që Kuvendi të kishte përcaktuar me vendim listën e shteteve të tjera që përfshihen në objektin e veprimit të tij.
Pas rreth tri vitesh ende kjo kompetencë dhe përgjegjësi e Kuvendit nuk është përmbushur. Për pasojë, në çështjen e zbatimit integral të ligjit të dekriminalizimit është krijuar një problematikë, për shkak se në mungesë të kësaj liste të miratuar nga Kuvendi, vendet që nuk janë anëtare në BE si Zvicra apo Norvegjia, apo vende që mund të jenë në proces daljeje nga BE si Britania e Madhe, apo vende të shumta jashtë BE përfshirë disa në rajonin tonë, ku kemi raste të veprave penale nuk janë ligjërisht vende në të cilat veprat penale janë objekt i veprimit të ligjit 138/2015, – thuhet në letrën e adresuar Kuvendit.

LEXO TE PLOTE