Connect with Us

Aksident në ish-Bllok/ Makina përmbyset në mes të rrugës

Kronika

Aksident në ish-Bllok/ Makina përmbyset në mes të rrugës

Publikuar

-

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Sipas BW, një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit të Drejtësisë, ndërsa mjeti drejtohej nga një femër, identiteti i të cilës ende nuk dihet.

Nga aksidenti ka mbetur e lënduar drejtuesja e mjetit, e cila është nisur menjëherë drejt spitalit.

LEXO EDHE:  Tjetër aksident i rëndë/ Makina merr përpara drejtuesen e biçikletës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U pezulluan nga SHÇBA/ Gjykata rikthen në detyrë dy policët

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Krujës rikthen në detyrë dy punonjësit e policisë të pezulluar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për policët Muharrem Celami dhe Kadri Daci, të cilët janë ndihmës-specialistë për Rendin në Komisariatin e Policisë Krujë.

Gjykata la në fuqi kërkesën e Prokurorisë për 5 policët e tjerë, të cilët u pezulluan me vendim gjykate.

Kujtojmë se më 7 shkurt, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i pezulloi nga detyra pas një hetimi disa mujor.

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Plagosen 3 persona

LEXO EDHE:  Përgjaken rrugët e Sukthit/ “Benzi” aksidenton një 8-vjeçare

Ata akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit, ndërtimin pa leje, kanë manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kanë penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës dhe nuk kanë raportuar disa ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kishin kërkuar azil/ Riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika 40 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

40 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika.

Blutë bëjnë me dije se mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille, në Francë, u riatdhesuan 40 shqiptarë, nga të cilët 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

Mësohet se prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

LEXO EDHE:  Fotografohet nga gruaja, bie nga 4 000 këmbë lartësi dhe shpëton

LEXO EDHE:  Aksident me pasoje vdekjen

Policia thekson se Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në Vlorë/ Digjen disa hektarë me shkurre

Publikuar

-

Nga

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, ku si pasojë e flakëve janë djegur disa hektarë me shkurre.

Për shkak të terrenit të vështirë, pasi është një zonë moçalore, zjarrfikësja e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë për të shuar zjarrin.
Mësohet se në vendngjarje është vetëm policia e Orikumit e cila po mbikqyr situatën./CNA.al

LEXO TE PLOTE