Connect with Us

A pati një komplot hebre për vrasjen e Josif Stalinit?

Blog

A pati një komplot hebre për vrasjen e Josif Stalinit?

Publikuar

-

Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjetike “Pravda”, raportoi një ngjarje të bujshme:disa mjekë nga Moska, ishin arrestuar nga policia sekrete, me akuzën e tentativës së vrasjes së udhëheqësit të Bashkimit Sovjtik, Josif Stalin, nëpëmjet mjekimit të gabuar.

Raporti thoshte se mjekët ishin “blerë nga shërbimi sekret amerikan, dhe ishin rekrutuar si agjentë nga anëtarët e një komiteti antifashist, që dyshohej se kishte motive dashakeqe ndaj BRSS.

Shumica e mjekëve të akuzuar ishin hebrenj, dhe komiteti që akuzohej ishte një organizatë sioniste. “Pravda” përmendi Komitetin Amerikan të Shpërndarjes së Përbashkët, një organizatë bamirëse hebreje me seli në Nju Jork, si një nga organet që qëndronte pas komplotit famëkeq.

Përfundimi ishte se hebrenjtë, po përpiqeshin të rrëzonin sistemin socialist në Bashkimin Sovjetik. Historia e çuditshme e “Komplotit të Mjekëve” nisi që në majin e vitit 1945, menjëherë pas fitores së BRSS mbi Gjermaninë naziste, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

                                         Andrei Zhdanov  

Një zyrtar i njohur komunist dhe shkrimtar në profesion, Aleksandër Sherbakov, për të cilin thuhej se pinte shumë alkool, pësoi një infarkt në zemër, dhe vdiq në një spital të Moskës.

Tre vjet më vonë, në gushtin e 1948-ës, një tjetër zyrtar i lartë sovjetik, Andrei Zhdanov, gjithashtu i alkoolizuar, vdiq në rrethana të njëjta.

Në të dyja rastet, mjekët e Kremlinit që trajtonin udhëheqjen e lartë, konsultoheshin shpesh me mjekun hebre Jakov Etinger. Në vjeshtën e vitit 1951, një zyrtar i MGB (Ministria e Sigurisë së Shtetit), i quajtur Mikhail Rjumin i shkroi një letër eprorit të tij, Abakumov, duke pretenduar se dr.Etinger ishte autori i vrasjes së Sherbakov dhe Zhdanov, duke u shkaktuar qëllimisht pushimin e zemrës.

Abakumov nuk e besoi këtë histori. Gjithsesi dr.Etinger u arrestua. Nëse ai ishte apo jo i pafajshëm, nuk pati kurrë shansin t’ia tregonte MGB. Doktori vdiq gjatë torturave, një natë para marrjes në pyetje nga vetë Abakumov. Në vitin 1952, pati më shumë akuza për abuzime të qëllimshme të mjekëve.

Disa prej tyre, mund të kenë pasur një grimë të vërtete. Ka gjasa që Zhdanov të ketë vdekur si pasojë e mjekimit të gabuar nga ana e mjekëve të Kremlinit, që u përpoqën ta mbulojnë këtë gjë për të shmangur ndëshkimin. MGB u përpoq shumë që të nxirrte para përgjegjësisë mjekët me origjinë hebreje.

Arrestimet nisën në shtatorin e vitit 1952, në fillim me mjekët jo-hebrenj, por më pas kryesisht me mjekët hebrenj. Qindra njerëz u mbyllën në qelitë e MGB, dhe nën tortura dhanë “rrëfime” duke denoncuar të tjerët. Por a kishte realisht ndonjë komplot? Me siguri që jo, por kjo nuk kishte rëndësi për Stalinin.

LEXO EDHE:  “Oj gru më kanë bo hor”/ Tre burra rrëfejnë si u përdhunuan nga serbët

“Komploti i Mjekëve”, dukej si preteksti i duhur për të justifikuar valën e radhës së terrorit. Mos vallë Stalini, po përgatitej për një luftë të re botërore? Dhe a ishte “Komploti i Mjekëve” preludi i saj? Këtë nuk do ta dimë kurrë. Nëse kjo teori komploti, ishte në fakt pjellë e e imagjinatës së Stalinit, cili ishte synimi i saj?

Historianë të ndryshëm, japin mendime të ndryshme. Por ideja që ai po planifikonte një seri tjetër spastrimesh, si ato të viteve 1930, është e vështirë të hidhet poshtë. Në prag të Luftë së Dytë Botërore, Stalini eleminoi këdo që mund të ishte ndoshta një kërcënim, duke e lënë vendin plotësisht të varur nga udhëheqja e tij për mbijetesë, kur BRSS u sulmua nga Gjermania naziste. Vitet e fundit të Stalinit, ka pasur disa prova që një Luftë e Tretë Botërore, këtë herë kundër Shteteve të Bashkuara, ishte pjesë e planeve të tij afatgjata. Nëse kjo është e vërtetë, ai mund të ketë menduar se i duheshin më shumë spastrime në radhët e udhëheqësjes politike dhe ushtarake, që e ndihmuan atë të fitonte Luftën e Dytë Botërore,

Gjithsesi, pyetja kryesore është pse Stalini shënjestroi hebrenjtë. Feja u shtyp në Rusi pas Revolucionit Bolshevik të vitit 1917, por hebrenjtë si një pakicë etnike dhe kulturore, mbetën një segment i rëndësishëm në BRSS. Ka të ngjarë që “Komploti i Mjekëve, të ishte një justifikim për një spastrim etnik, por ka mundësi që të ishte edhe një test besnikërie.

Një letër e gjetur në arkivin personal të Stalinit, shumë udhëheqës hebrenj në BRSS, ishin detyruar të deklaronin besnikërinë e tyre ndaj shtetit, dhe të denonconin mjekët e “këqij” që kishin qenë pjesë e komplotit. “Komploti i Mjekëve” ishte i rremë, por ironikisht Stalini nuk jetoi aq gjatë sa të shihte ndëshkimin e gjithë komplotistëve.

Mbrëmjen e 1 marsit 1953, 6 javë pas njoftimit në “Pravda”, dhe kur shumë prej komplotuesve të akuzuar ishin ende në paraburgim, Stalini u shtri të flejë në vilën e tij në periferi të Moskës, pasi kishte pirë shumë, bashkë me disa miq. Të nesërmen në mëngjes, ai nuk u ngrit në orën e zakonshme.

Por stafi i tij druhej se mos e shqetësonte, ndaj nuk trokiti në derë. Më në fund në orën 10 të mëngjesit, dikush guxoi dhe hyri në dhomën e tij. Ai e gjeti diktatorin 74-vjeçar të shtirë në dysheme në gjendje kome. Kishte pësuar hemorragji cerebrale. Tre ditë më vonë ndërroi jetë.Vdekja e diktatorit, ishte një lloj “çlirimi” për mjekët e akuzuar. Pasardhësit e Stalinit, veçanërisht Beria, i pëshpejtuan hetimet, dhe në fund i liruan “komplotistët” si të pafajshëm./Seanmunger.com-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Blog

Nga Jim Morrison, tek Kurt Cobain dhe Amy Winehouse/ Mallkimi i numrit 27

Publikuar

-

Nga

Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” duke nisur që nga vitet shtatëdhjetë. Ishte dekada që ndryshoi përgjithmonë historinë e muzikës rock.

Në botën e rock-ut dhe më në përgjithësi atë të artit, ekziston një “klub ekskluziv” në të cilin askush nuk dëshiron të bëjë pjesë. Një rreth i ngushtë që me kalimin e kohës ka ardhur duke u shtuar, me një përpikmëri makabre, me interpretuesit më të mirë të skenës muzikore. Të cilët i ka bërë bashkë koinçidenca e pafat që kanë ikur nga kjo botë, pa i mbushur të 28 vitet.

Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” duke nisur që nga vitet shtatëdhjetë. Ishte dekada që ndryshoi përgjithmonë historinë e muzikës rock. Edhe pse ajo që i dha jetë këtij lloj mallkimi ka qenë ndoshta vdekja në rrethana misterioze e Robert Johnson (1911-1938), kantautor dhe kitarist i të mëdhenjve të muzikës blues amerikane. Aq i talentuar sa i dha jetë legjendës së pakti të firmosur mes tij dhe Satanait, për të qenë në gjendje të arrinte ata nivele të aftësisë teknike.

I pari

Në vitet e zhurmshëm të rosk and roll-it, i pari që u fut në listën e veçantë të artistëve të mallkuar, të konsumuar prej teprimeve dhe një krijueshmëri vetëshkatërruese ishte Brian Jones. Themelues i Rolling Stones u gjet i pajetë në vitin 1969.

Autopsia përcaktoi se artisti kish ndërruar jetë nga pasoja të natyrshme të një jete me alkool dhe drogë. I kish marrë në sasi kaq të mëdha, saqë ia kishin dëmtuar në mënyrë të pashërueshme zemrën dhe mëlçinë.

Shtypi akuzoi policinë lokale se kishte mbuluar një krim, por një autopsi e re e vitit 2009, arriti në të njëjtin verdikt si mjeku i parë.

Tre gjigandë të rock-ut

Dyvjeçari vendimtar që ushqeu famëkeqin Klubi 27, ai që e bëri vërtetë një legjendë të zezë, ishte 1970-1971. Në mënyrë të shpejtë erdhën e u bënë pjesë e tij tre gjigandë të rock-ut, si Himi Hendrix, Janis Joplin dhe Jim Morrison. Në apartamentin e Samarkand Hotel në Londër, në 18 shtator 1970 Monika Dannemann gjeti të pajetë shokun e saj Jimi Hendrix. Ishte mbytur në të vjellat e tij, pas një overdoze: kishte ikur nga kjo botë kitarristi më i madh i rosk-ut. Dhe ishte 27 vjeç.

LEXO EDHE:  Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Prokuroria dhe Gjykata në shërbim të Veliajt

LEXO EDHE:  Vrasja e Devi Kasmit/ I dyshuari del para gjykatës  

Dy javë më vonë, muzika mbeti pa një prej zërave të saj më të jashtëzakonshëm, atë të Janis Joplin. Edhe ajo prej një kokteili vdekjeprurës morfine dhe uiski. Një vit më vonë, në 3 korrik 1971, në vaskën e banjës së apartamentit të tij në Paris doli tragjikisht nga skena, idhulli i revolucionit kulturor të viteve gjashtëdhjetë Jim Morrison, artisti dhe themeluesi i The Doors.

U gjet i pajetë nga partnerja e tij Pamela Courson. Ajo dëshmoi se Morrison kish marrë heroinë duke e pandehur për kokainë. Trupi i tij nuk iu nënshtrua kurrë autopsisë, arsye kjo që shkaktoi lindjen e shumë teorive komplotiste për vdekjen e yllit, autor i “The End”. Ndërkohë që varri i tij në varrezën e Pere-Lachaise në Paris është shndërruar në një vend pelegrinazhi të pandërprerë sot e kësaj dite.

Vitet ’90

Mallkimi i numrit 27 u duk se u ndal në vitet tetëdhjetë, por u rikthye të godasë në vitet nëntëdhjetë me ikjen nga kjo botë të njërës prej figurave më me influencë të të rinjve të kohës, këngëtari dhe lideri i Nirvana Kurt Cobain, i cili në 5 prill 1994 vendosi të heshtë një herë e përgjithmonë, duke vrarë veten me pushkë.

Trupi u gjend vetëm tre ditë më vonë në shtëpinë e tij në Seattle. Edhe Kobain, ashtu si pjesëtarët e tjerë të klubit kishte patur probleme të mëdha me drogën. Të njëjtët demonë që ndeshi në rrugën e saj të shkurtër edhe këngëtarja britanike Amy Winehouse. Mbretëresha e soul-it të bardhë ndërroi jetë në 23 korrik 2011 pas një abuzimi me pije alkoolike. Ia kish dalë me shumë mund të çlirohej nga droga, por jo nga alkooli. Tre vite më herët, kantautorja kishte shprehur frikën se mund të vdiste pikërisiht në atë moshë. Profeci që për fat të keq doli e vërtetë. / bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Me kohë, trupi i njeriut është bërë gjithnjë e më i ftohtë, ja cila është arsyeja

Publikuar

-

Nga

Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, është përdorur si një pikë reference për shëndetin e njeriut. Por një një studim i ri, tregon se duhet ta ndryshojmë këtë referencë. Duke sfiduar vështirësitë mjeku gjerman Karl Vynderlih, arriti të përcaktojë në vitin 1851 një temperaturë mesatare të shëndetshme të trupit të njeriut.

Por që prej asaj kohe, temperatura jonë normale trupore, është gjithnjë e më e ulët. ”Temperatura jonë trupore, nuk është ajo që mendojnë njerëzit”- thotë studiuesja Zhuli Parsone nga Universiteti i Stenfordit në SHBA. “Të gjithë jemi rritur duke mësuar se temperatura jonë normale është 37 gradë Celcius, gjë që është në fakt diçka e gabuar”- shton ajo.

Ky është tashmë një standard, që ka kapërcyer shumë epoka. Vynderlih mati temperaturën e dhjetëra mijëra pacientëve. Por instrumenti që ai përdori për të përcaktuar cila është temperatura e shëndetshme, dhe cila jo e shëndetshme e trupit (për të mos përmendur luhatjet e përditshme, efektet e moshës etj), ishte pak më shumë se 22 cm i gjatë. Një risi për kohën e tij, por primitive krahasuar me mjetet e sotme moderne.

“Në shekullin XIX, fusha e prodhimit të termometrave ishte ende e re”- vëren Parsone. Që atëherë, disa ekspertë kanë qenë kritike për matjet e Vynderlih, duke bërë thirrje të ulet me një gradë ajo që cilësohet si temperatura normale e trupit të njeriut. Parsone dhe kolegët e saj ishin kureshtarë, nëse shkaku i matjeve që kundërshtuan ato të dikurshmet, i detyrohet në fakt teknologjisë së përmirësuar, apo nëse reflektonte me saktësi ndryshimet në fiziologjinë tonë.

Për ta zbuluar këtë, ata shqyrtuan të dhënave mjekësore të afro 24.000 ushtarëve veteranëve të Ushtrisë së Unionit pas Luftës Civile në SHBA, për të kuptuar se sa më të ngrohtë kemi qenë si specie rreth një shekull më parë.

Këto të dhëna, u krahasuan më pas me rreth 15.000 regjistrime nga një studim kombëtar mbi shëndetin në SHBA në fillim të viteve 1970, dhe 150.000 regjistrime nga një platformë e të dhënave klinike të Stenfordit, në fillimet e viteve 2000. Në total, ekipi kishte detaje mbi më shumë se gjysmë milioni matjet individuale të temperaturës.

Dhe u vu re një ndryshim i qartë dhe domethënës i saj me kalimin e kohës. Temperaturat e atyre që jetuan në fund të shekullit XIX, ishin pak më të larta. Për shembull, meshkujt e lindur në vitet 2000, ishin 0.59 gradë Celsius më të ftohtë, se sa ata të lindur në fillim të viteve 1800, dhe kjo përfaqësojnë një rënie të qëndrueshme prej 0.03 gradë Celsius për çdo dekadë.

LEXO EDHE:  Rrëfehet Marjo Mema: Pashë vrasjen e Ismailit, por isha larg për të ndërhyrë

LEXO EDHE:  Çfarë fshihet pas krizës së demokracisë?

Një rënie e ngjashme u vu re tek gratë, me 0.32 gradë Celsius që nga vitet 1890. Megjithëse nuk ka të ngjarë që teknologjia e termometrit apo metodat e majtes, të evoluojnë me një ritëm që do të shpjegonte këtë rënie të qëndrueshme, ne jemi të lirë të pyesim nëse ka ndodhur diçka me trupat tanë apo mjedisin përreth, që ka shkaktuar një rënie të tillë të temperaturës trupore.

”Në aspektin fiziologjik, ne jemi thjesht të ndryshëm nga sa ishim dikur. Mjedisi ku jetojmë ka ndryshuar, përfshirë temperaturën në shtëpitë tona, kontaktin që kemi me mikroorganizmat, dhe ushqimin që hamë. Të gjitha këto gjëra, kanë bërë që ne të ndryshojmë fiziologjikisht”- thotë Parsone.

Përmirësimet në shëndetin tonë dhe ushqimet që hamë, mund të jenë vendi i duhur për të kërkuar një shpjegim. Masat trupore në rritje, e nxitin metabolizmin të risë tempraturën e trupit, por inflamacionet janë më të lidhura ngushtë me ndryshimet në temperaturën e trupit, dhe konkretisht me një rënie për shkak të infeksioneve kronike.

Ndryshimet e shkuara, mund të na japin një ide se ku po shkojmë në të ardhmen, teksa ne po jetojmë në një botë me ndryshime të mëdha sociale dhe mjedisore. Një e ardhme më e ngrohtë, thjesht mund të shohë një kthim tek një temperaturë pak më e lartë e trupit, sidomos nëse vjen me sëmundje të reja dhe një gjëndje shëndetësore në rënie./ Sciencealert-Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Salla koncertesh, muzeume, disko/ Si po i përdorin gjermanët bunkerët e Luftës së Dytë Botërore

Publikuar

-

Nga

Hamburg – Edhe tani, pas më shumë se 70 vjetësh nga mbarimi i konfliktit, shumica e bunkerëve të Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, përdoren ende si banesa apo muzeume, nga kompani shtetërore dhe organizata të tjera. Vetëm në Hamburg, ndodhen qindra prej strehimoreve kundër sulmeve ajrore, më i famshmi prej të cilëve është ndoshta bunkeri në Feldstraße.

Ai ofron ofron hapësirë ​​për zyra, dhe është shtëpia e klubit të natës Übel & Gefährlich. Madje ka plane që aty të ndërtohet një kopsht dhe një hotel. Deri kohët e fundit, rreth 30 bunkerë në qytet – kryesisht nëntokësore – ishin ende në pronësi të shtetit. Sot janë shitur thuajse të gjithë.

Vetëm 5 bunkerë, janë ende në shitje nga Instituti Federal për Pasuritë e Patundshme. Disa do t’i shiten investitorëve privatë, dhe disa bashkisë së Hamburgut. Në landin fqinj Shlezvig-Holshtein, instituti kishte nxjerrë në shitje 13 bunkerë. Tashmë ata janë janë shitur që të gjithë, për një shumë të ngjashme me atë që do të duhej për të blerë një shtëpi të  madhe.

“Gjatë 10 viteve të fundit, çmimi mesatar i shitjes në Shlezvig-Holshtein dhe Hamburg ishte 700.000 euro”- thotë zëdhënësi i institutit. Bunkerët kushtojnë më shumë në Hamburg, mesatarisht 1 milion euro secili. Në mbarë vendin, çmimi mesatar i shitjes së një bunkeri anti-ajror ka qenë mesatarisht 270.000 euro.

Duhet theksuar se në shitje janë nxjerrë vetëm bunkerët e ndërtuar për të mbrojtur qytetarët e zakonshëm, dhe jo ato që përdoren nga ushtria. Në mbarë vendin, më shumë se 250 bunkerë mbitokësorë janë shitur, që kur qeveria vendosi në vitin 2016 të shiste të gjitha strehimoret publike kundër sulmeve ajrore.

Exif_JPEG_PICTURE

Qyteti i Hamburgut, zotëron aktualisht 23 bunkerë. Por siç thotë Klas Riker, drejtues i departamentit të financave në këtë bashki, 7 prej tyre janë të papërdorshëm, pasi ndodhen në parqe ose zona me trafik. Në ndonjë rast, bunkerët janë shkatërruar për të krijuar hapësirë ​​për shtëpitë e banimit.

Shumica janë dhënë me qira afatgjata. “Jo të gjithë bunkerët ia vlejnë të modifikohen”- thotë Andreas Dresel, po nga bashkia e Hamburgut. “Ne e shohim gjithmonë secilin rast individual me shumë kujdes, për të përcaktuar nëse dhe si mund të përdoret një bunker. Ka pasur disa shembuj kreativë shumë të mirë të shndërrimit të tyre”-deklaroi ai.

Modifikimit pritet t’i nënshtrohet bunkeri në rrugën 195 Marckmannstraße, një monument i mbrojtur me ligj, që së shpejti mund të shndërrohet në një muzeum dhe vend koncertesh. Të tjerë, siç është bunkeri Steintorëall, një strukturë nëntokësore në stacionin kryesor hekurudhor të Hamburgut, përdoren si muzeume.

LEXO EDHE:  Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Prokuroria dhe Gjykata në shërbim të Veliajt

LEXO EDHE:  Çfarë fshihet pas krizës së demokracisë?

Rëndësia e saj historike, e bën ideal këtë vend. “E tëra është një copë muzeu”- shprehet Sandra Latusek e organizatës “Hamburg Underworlds”. “Ne nuk po ndryshojmë asgjë’- shtoi ajo. Bunkeri nëntokësor i përket qytetit, por do të përdoret dhe menaxhohet nga “Hamburg Underworlds”, që do të jetë përgjegjës për kostot, rinovimin dhe mirëmbajtjen.

Dhe si monument kulture, bunkeri ka shumë për të thënë, pasi katastrofat nuk i përkasin vetëm së kaluarë. Në fakt, ndërtesa tregon dy histori. E para ka të bëjë me bombardimet shkatërruese gjatë Luftës së Dytë Botërore. E dyta i përket një historie të Luftës së Ftohtë, dhe jetës me frikën e kërcënimit bërthamor.

Ishte një frikë që karakterizoi vitet e pas luftës, dhe që reflektohet sot në kërcënimin gjithnjë e më aktual të terrorizmit. Frika se pre e një sulmi mund të bjerë cilido prej nesh, dhe në çdo kohë. Bunkeri i Steintorëall u ndërtua midis viteve 1941- 1944, kur Hitleri urdhëroi zbatimin e një programi për ndërtimin e strehimoreve në qytetet që ishin më të prekshme nga bombardimet, për shkak se aty ndodheshin fabrika të rëndësishme të armatimeve.

Hamburgu u përcaktua si një nga qytetet më të rëndësishëm, dhe për ndërtimin e bunkerëve u përdor puna e detyruar e të burgosurve. Struktura e tij përbëhet nga 2 dhoma të mëdha të pavarura, por të lidhura mes tyre, me përmasa totale 2.700 metra katrorë. Ai ishte menduar të përdorej nga 2.460 njerëz.

Por mendohet se gjatë bombardimeve, aty janë strehuar deri në 6.000 njerëz. Sot në bunker, nuk ka mbetur asgjë nga ndërtesa origjinale e viteve 1940. “Gjithçka që shohim këtu vjen nga epoka e Luftës së Ftohtë”- thotë Latusek. Britanikët hodhën në erë shumë bunkerë pas vitit 1945. Por kjo nuk ndodhi me bunkerin e Steintorëall, pasi ai ishte shumë pranë stacionit të trenit.

Në fillim, bunkeri u përdor si strehimore, më vonë si hotel. Kur konflikti Lindje-Perëndim, rriti frikën e një Lufte të Tretë Botërore, bunkeri nëntokësor u përshtat për të siguruar mbrojtje kundër armëve bërthamore, biologjike dhe kimike. Sot ai është i hapur për vizitorët, që mund ta vizitojnë të shoqëruar nga ciceronët, dhe të mësojnë prej tyre sekretet e historisë së tij “nëntokësore”./ “Die Welt”-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE