Connect with Us

A ka marëveshje të fshehtë Rama-Basha?/ Balla flet për rikthimin e opozitës në tryezë

Politikë

A ka marëveshje të fshehtë Rama-Basha?/ Balla flet për rikthimin e opozitës në tryezë

Publikuar

-

taulant balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur për uljen e opozitës joparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore, rreth një vit pasi dogji mandatet.

Balla tha se PD ka bërë kthesë ndryshim 180 gradë në qëndrimin e saj, ndërsa pretendon se mes tyre nuk ka patur një marrëveshje të fshehtë para realizimit të tryezës. Numri 2 i PS shkoi më tej duke deklaruar se “nëse do të kishte kulisa, s’do merrej më me këtë profesion”.

“Nuk është aspak e vërtetë kjo që mund të jetë një marrëveshje, apo lëshim. Unë jam sekretari i përgjithshëm dhe kreu i grupit të PS, kam qenë personi që kam ngritur kallëzimin penal për këtë çështje. Sa i përket çështjes së lobimit, mund të them se ende sistemi i drejtësisë ka prokurorë dhe gjyqtarë të cilët nuk e kanë kaluar testin e vettingut”, theksoi socialisti, ndërsa për çështjen e lobimit rus nga Lulzim Basha, kërkoi të dijë se kush qëndron pas saj.

“PD nuk ka deklaruar shpenzimet dhe sot pas dy vitesh hetime dhe 2 orëve vendim e verteta nuk ka dalë. Pse nuk u lejua nga gjykata që të vinte të dëshmonte Nikolas Muzin? Nga kush janë paguar mbi 600 mijë USD për lobimin e PD-së në SHBA?”, tha Balla në studion e ABC News.

Për kërkesën e vazhdueshme të ndërkombëtarëve që partitë politike të ulen në tryezë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së u shpreh se “qëndrimet e SHBA dhe BE kanë qenë publike për të nxitur këtë lloj dialogu. Nuk është sekret”.

Sipas tij, opozita joparlamentare ka reflektuar për gabimet e 2019 duke kuptuar se në demokraci funksionale, pa u ulur në tryezë, nuk ka zgjidhje.

LEXO EDHE:  Rama i ka orët e numëruara/Ja mesazhet që na vijnë nga SHBA-BE

Gjithashtu Balla tregoi edhe si do të funksionojë  puna e komisionit dhe tryezës 4-she.

“Në ligjin zgjedhor do të reflektohen të gjitha sugjerimet e bëra nga OSBE/ODIHR për tre palë zgjedhjet e fundit, por edhe rekomandimet e Bundestagut. PD-ja i është kthuer rrugës së arsyes, ndërsa ne s’kemi ndryshuar qendrim. Kemi një rishikim, ndryshim në 180 gradë, në qasjen e opozitës ndaj institucioneve shtetërore, kushtetuese.

Të gjithë aktorët e rëndësishsëm vendimmarrës, mazhoranca, opozita parlamentare dhe joparlamentare kanë krijuar një mekanizëm që përmbledh këndvështrimit e palëve. Për ta shpjeguar më qartë për qytetarët, kodi zgjedhor do të bëhet sipas modeleve europiane. Do të kemi administratë zgjedhore të depolizituar, që do të merren nga shërbimi civil dhe do të bëhen administrator zgjedhor. Sigurisht do të forcohet ligji dhe do të ketë penalitete të ashpra për shkelësit e ligjit. Pra sunojmë të shkojmë drejt një modeli të pakontestuar zgjedhor”, deklaroi numri 2 i PS, ndërsa shtoi se këta ndryshime duhet të miratohen deri më 15 Mars të këtij viti, sipas rekomandimit të OSBE/ODIHR./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Takimi i Metës me kongresmenin amerikan/ Reagon Eliot Engel

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komisionit për Politikën me Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, ka mbajtur një takim me presidentin Ilir Meta.

Për këtë ka reaguar vetë Engel, i cili deklaron se së bashku diskutuan për situatën politike në Shqipëri dhe kontributin e vendit tonë në NATO.

Një tjetër temë diskutimi, mësohet se ka qenë edhe integrimi i Shqipërisë në BE dhe marëveshja e Mini-Shengenit Balllkanik.

LEXO EDHE:  Video-“Miliarda euro të vjedhura në 6 vite”/ Basha nuk i ndahet Ramës

LEXO EDHE:  Rama i ka orët e numëruara/Ja mesazhet që na vijnë nga SHBA-BE

“Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin Ilir Meta. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kontributin e saj në NATO, përpjekjet e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe për çështjet e ngritura rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan”, shkruan kongresmeni amerikan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çupi kritika Albin Kurtit/ “Është akoma në provë për Kryeministër”

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka komentuar vizitën e parë të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës në Shqipëri.

Çupi deklaroi se në takim vuri re ftohtësi mes Kurtit dhe kryeministrit Edi Rama, për të cilën pretendon se vjen si shkak të inateve që këta dy krerë qeverish kanë me njëri-tjetrin.

Sipas tij, Rama është një kryeministër racional, ndërsa Albin Kurti është akoma në provë për t’u bërë ose për të mos u bërë Kryeministër.

Analisti nuk i kurseu aspak kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës, të cilit i kujtoi deklaratat e mëparshme dhe premtimet që nuk i ka mbajtur.

LEXO EDHE:  Rama “zbulon” prapaskenat/Çfarë ndodhi te “Pallati i Kongreseve”, kë gjetëm në tavolinë

LEXO EDHE:  Rama “zbulon” prapaskenat/Çfarë ndodhi te “Pallati i Kongreseve”, kë gjetëm në tavolinë

“Mendoj se nuk është Albin Kurti kryeministri i Kosovës. Ai ishte njeriu i Vetëvendosjes që gjithçka do ta vendosë vetë. Albin Kurti ishte njeriu që tha se kurrë nuk do ta njoh flamurin e Kosovës, që tha se nuk do ta pranojë Shengenin Ballkanik, ndërsa sot kemi një kryeministër që ka pranuar heqjen e taksës dhe që ka pranuar Shengenin Ballkanik”, theksoi ai në emisionin “Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkesa e çuditshme në KQZ/ Qytetari nga Vlora kërkon mandatin e deputetit

Publikuar

-

Nga

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të çuditshme nga një qytetar nga Vlora me banim në Tiranë.

Sipas Abc news, me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ, Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!
Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.
Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:
Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.
-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.
-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.
Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

LEXO TE PLOTE