Connect with Us

Vrasja makabre e gruas në Mallakastër/ Zogaj i ashpër me policinë: Iu ndot figura

Kronika

Vrasja makabre e gruas në Mallakastër/ Zogaj i ashpër me policinë: Iu ndot figura

Publikuar

-

Vrasja e makabre e Drita Saliajt në mallakstër pak ditë më parë ka qenë në qendër të mediave.
Së fundmi janë zbuluar detaje të reja të rrëfyera nga dy prej autorëve të dyshuar Sindi dhe Luis Saliaj Shehaj 16 vjeç.

Analisti Preç Zogaj ka akuzuar autoritetet se ka qenë barbare me informacionin që ka nxjerrë, duke i vënë një “damkë” gruas që u vra.

“Dy adoleshentët këtë kanë mësuar gjënë e parë këtu, gjëja e parë që kanë mësuar dhe e fundit është që gratë vriten, sepse e gjithë shoqëria, shteti nuk e kanë dhënë mesazhin. Sot në kulmin e hetimeve ndotet figura e një të vrare në mënyrë barbare, i është ngjit kanabisi nga këto dëshmitë që janë shpërndarë këtu. Më dhemb jashtëzakonisht shumë ajo pjesa që meqenëse kjo vdiq ta ambalazhojmë pak me kanabis që ta relativizojmë”, u shpreh Zogaj në studion e “Opinion”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas këmbësorin/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësorin/ Dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se një 19 vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor.

Ky i fundit sipas informacionit paraprak të policisë, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

‘Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.



46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Sherri për kamerat e sigurisë/ Zbardhen detajet e reja të vrasjes në Vlorë

LEXO EDHE:  Vrasje të vogla/ Serhan refuzon të takojë Ojan, ja ç’do ndodhë sot

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh në Elbasan?/ Policia dhe FNSH “blindojnë” Bradasheshin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Elbasan?/ Policia dhe FNSH “blindojnë” Bradasheshin

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme sërish në qytetuin e Elbasanit.

Mësohet se policia dhe FNSH-ja janë ndalur konkretisht në fshatin Bradashesh dhe po kryejnë kontrolle.

Autoritetet kanë si qëllim kapjen e personave me precedent penalë të mëparshëm.



Kujtojmë se ky nuk ëstë kontrolli i parë në Elbasan, pasi që prej datës 17 shtator policia dhe FNSH-ja kanë kryer kontrolle blic.

LEXO EDHE:  Sherri për kamerat e sigurisë/ Zbardhen detajet e reja të vrasjes në Vlorë

LEXO EDHE:  Tentoi të vriste një person/ Arrestohet i shumëkërkuari, i gjendet armë dhe fishekë

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, dhe në shumë të tjera, si Tirana, Durrësi, Kruja etj, po ushtrohen kontrolle të bujshme nga Policia e Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi me armë zjarri 45 vjeçarin në Astir/ Arrestohet pas disa orë kërkimesh i riu

Publikuar

-

Nga

Plagosi me armë zjarri 45 vjeçarin në Astir/ Arrestohet pas disa orë kërkimesh i riu

Është vënë në prangat e policisë pas disa orë kërkime, autori i plagosjes me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Astirit.

Shtetasi me inicialet A.M 20 vjeç, qëlloi me armë zjarri shtetasin Spartak Beqaraj, pas një konflikti të çastit ndërsa ky i fundit po qëndronte në pallatin e tij.



Aktualisht, 45-vjecari ndodhet në spital pasi ka marrë dëmtime në gishtat e këmbës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE