LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasësi me pagesë pranon fajësinë për vdekjen e gazetarit investigativ

13 Janar 2020, 19:34, Kosova & Bota CNA
Vrasësi me pagesë pranon fajësinë për vdekjen e

Një vrasës me pagesë pranoi fajësinë të hënën për vrasjen e një gazetari investigativ dhe të fejuarës së tij në Sllovaki, një kontratë e dyshuar për vrasjen që rrëzoi qeverinë e vendit.

Mirosllav Marcek pranoi se qëlloi për vdekje Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova në shkurt të vitit 2018. Tre të pandehur të tjerë, përfshirë biznesmenin e akuzuar si organizatorin e vrasjeve, u deklaruan të pafajshëm, raporton VOA, duke iu referuar për këtë njoftim Associated Press

Prokurorët në gjykatën e qytetin Pezinok, në veri të kryeqytetit Bratislavë pretendojnë se janë paguar gjithsej 70,000 euro për vrasjen e gazetarit.

Organizatori i dyshuar, Marian Kocner, është një biznesmen i cili dyshohet se kishte kërcënuar gazetarin pas publikimit të një raporti për të.

Kuciak 27-vjeçar u qëllua në gjoks dhe Kusnirova u qëllua në kokë në shtëpinë e tyre në qytetin Velka Maca, në lindje të Bratislavës, më 21 shkurt 2018.

Vrasjet shkaktuan protesta të mëdha në rrugë dhe një krizë politike që çoi në rrëzimin e qeverisë së mëparshme. Kuciak kishte hetuar gjithashtu korrupsionin e mundshëm në qeverinë sllovake.

Katër të pandehurit përballen me dënime të mundshme me burg prej 25 vjet deri në burgim të përjetshëm. Një i dyshuar i pestë bëri një marrëveshje për të bashkëpunuar me prokurorët në këmbim të një dënimi më të ulët dhe u dënua me 15-vjet burg në 30 dhjetor.

Nuk është e qartë se kur mund të merret vendimi.

Lajmet e fundit nga